Çfarë dini për njeriun që parashikoi të ardhmen?
Nga profetët tek mistikët, tek fallxhorët etj. etj., prej mijëra vjetësh njerëzit kanë pretenduar se mund të parashikojnë të ardhmen. Megjithatë, është një njeri që ka fituar famë të veçantë përsa i përket parashikimeve të tij dhe ai është Nostradamus.
Astrologu francez shkroi gati një mijë parashikime në librin e tij të vitit 1555 me titull “Profecitë”. Ky libër e bëri aq të famshëm sa përfundoi në oborrin francez. Dhe në shekujt pasardhës nga vdekja e tij, njerëzit i kanë atribuuar meritën e parashikimit me precizion të ngjarjeve kryesore historike, si Revolucioni Francez, ngritja e Adolf Hitlerit e madje edhe pandemia COVID-19.
Edhe pse dinte aq shumë për botën në të cilën jetojmë, detajet e ndërlikuara të jetës së tij janë shumë më pak të njohura. Deri tani! Lëvizni më poshtë nëpër rreshta për të mësuar faktet më befasuese mbi parashikuesin më të famshëm të botës.
Origjina – Nostradamus lindi më 14 dhjetor 1503 në jug të Francës, në Saint-Rémy-de-Provence. Ishte njëri prej nëntë fëmijëve të lindur nga Reynière de Saint-Rémy dhe i shoqi Jaume de Nostredame.
Emri i latinizuar – Edhe pse e njohim vetëm me një emër, ai në fakt lindi si Michel de Nostredame. Nostradamus është forma latine e emrit të tij.
Familja e tij ishte me origjinë hebreje – Nostradamus lindi në një familje hebreje që ishte konvertuar në t krishterë për shkak të tensioneve fetare. Gjyshi i tij, Guy de Gassonet, u konvertua në katolicizëm më 1455.
E nisi jetën si tregtar -Nostradamus u martua pak më shumë se njëzet vjeç dhe u trajnua si mjek. Më pas hapi dyqanin e tij të barnave, ekuivalentin e farmacisë së sotme.
Ofronte trajtime të ndryshme – Dyqani i Nostradamusit ofronte një sërë trajtimesh për klientët e sëmurë, si dhe ilaçe bimore dhe sheqerna.
Zia – Besohet se Nostradamus nisi të parashikonte të ardhmen pas vdekjes tragjike të gruas dhe fëmijëve të tij për shkak të një epidemie murtajeje në Francë.
Gjatë kësaj periudhe të vështirë, Nostradamus, i pikëlluar, filloi të shkruante parashikimet e tij. Filloi edhe të udhëtonte nëpër Evropë.
Udhëtim i ri – Për më shumë se një dhjetëvjeçar përvetësoi ato që atëherë ishin ide të reja rreth okultizmit, nga misticizmi hebre e deri te teknikat astrologjike.
“Profecitë” – Kur u kthye në Provenca, botoi të parën nga profecitë e tij më 1555 në atë që do të bëhej vepra e tij më e madhe, “Profecitë”. Libri përbëhej nga 942 parashikime.
Fama e tij u përhap në shtypi – Falë shpikjes së shtypit, “Profecitë” e Nostradamusit u përhapën, duke e bërë të famshëm në të gjithë Evropën. Krahasuar me paraardhësit e tij, që bënin parashikime gojarisht ose përmes broshurave, Nostradamus përfitoi nga teknologjia e re e shtypit.
Stili – Lexuesit u tërhoqën nga stili i tij unik; shkruante sikur vizionet i vinin direkt nga mendja e tij. Shkroi edhe në kuartina, vargje me katër rreshta me rimë, si edhe në disa gjuhë, ndër të cilat në greqisht, në latinisht dhe në frëngjishten e vjetër.
Asnjë datë specifike – Një nga arsyet se përse parashikimet e Nostradamus vazhdojnë të magjepsin njerëzit ende edhe sot është sepse ato ishin gjithmonë të paqarta dhe nuk përfshinin kurrë data. Mundeshin, pra, të aplikoheshin në ngjarje të ndryshme dramatike përgjatë shekujve.
Argumentet më të zakonshme – Nostradamus ka shkruar kryesisht për fatkeqësi, si tërmetet, urinë, sëmundjet dhe luftërat. Këto ishin të gjitha tema aktuale përgjatë jetës së tij, të cilat mund të shpjegojnë edhe parashikimet e paqarta.
Mori patronazhin e Catherine de’ Medici – Fisnikja italiane Katerina de Medici ishte mbretëreshë e Francës midis viteve 1547 dhe 1559. Ishte supersticioze dhe pasi lexoi të gjithë veprën e Nostradamus e miri atë në oborrin francez.
Vdekja e mbretit – Mbretëresha ishte e shqetësuar nga një parashikim i veçantë, vdekja e burrit të saj, mbretit Henri II të Francës. Kjo ngjarje ishte e para që Nostradamus parashikoi me sukses për të ardhmen, pasi ai e parashikoi vdekjen e Henrit tre vjet përpara se të ndodhte.
Mbreti vdiq më 10 korrik 1559. Shtiza e kundërshtarit të tij u thye përmes përkrenares së tij, duke i shpuar sytë dhe fytin. Qëndroi gjallë për 10 ditë para se të vdiste nga infeksioni.
Nostradamus kishte të drejtë – Kjo vdekje tragjike ishte në një linjë me rrëfimet e Nostradamus, i cili e kishte detajuar edhe vdekjen e gjatë dhe të dhimbshme të mbretit.
Kishte frikë nga akuzat për magji – Origjina hebraike e Nostradamusit nënkuptonte se në një periudhë të rritjes së antisemitizmit, si nga ana e shteti francez ashtu edhe nga kisha, duhej të ishte i kujdesshëm pasi autoritetet vëzhgonin çdo lëvizje të tij.
Gjuha e koduar – Duke iu frikësuar akuzave për ushtrim të magjisë, e dënueshme me vdekje, Nostradamus i shkroi parashikimet e tij duke përdorur një gjuhë të koduar.
Nostradamus u akuzua për plagjiaturë – Në shekullin e 16-të, autorët kopjonin dhe parafrazonin shpesh vepra të tjera. Nostradamus ka parafrazuar profeci nga ‘Mirabilis liber’ (1522), e cila përmbante 24 citate biblike.
Nostradamus ka parashikuar ngjarje të mëdha botërore – Nga Djegia e Madhe e Londrës e deri tek vrasja e JFK në Dallas, Nostradamus mendohet se ka parashikuar çdo ngjarje të madhe botërore.
Ka parashikuar edhe se bota do të shkatërrohej më 1999 – Më 1999, stilisti franko-spanjoll Paco Rabanne i anuloi shfaqjet e tij në Paris sepse besonte se Nostradamus kishte profetizuar fundin e botës në korrik të atij viti. Asgjë nuk ndodhi.
Procesi – Pas ardhjes së vizionet, Nostradamus do t’i kishte kodifikuar dhe interpretuar përmes intuitës dhe traditës mistike të Kabalës dhe astrologjisë.
Rimartohet – Pas humbjes së familjes së tij nga murtaja, Nostradamus rimartohet sërish me një të ve të quajtur Anne Ponsarde, dhe së bashku ata patën gjashtë fëmijë. U vendosën në fshatin Salon-de-Provence.
Nostradamus ka botuar edhe një libër gatimesh mjekësore – Nostradamus ka botuar edhe një libër gatimesh mjekësore të quajtur “Traité des fardemens” (1555). Përfshinte përgatitje kozmetike, ëmbëlsirash, reçelrash, madje edhe një ilaç dashurie.
Nostradamus ka parashikuar edhe vdekjen e tij – Nostradamus vuante nga një sëmundje e rëndë e kockës së këmbëve që ia bënte shumë të vështirë lëvizjen. Një natë para se të vdiste më 1566, Nostradamus thuhet se i kishte thënë sekretarit të tij: “Nesër në agim nuk do të jem më këtu”. Të nesërmen në mëngjes, u gjet i vdekur pranë shtratit të tij në moshën 62-vjeçare.