GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Dieta Sirtfood: Si të humbni 45 kilogramë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shëndet

Dieta Sirtfood: Si të humbni 45 kilogramë

By
GazetaTjeter
17/06/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Me këtë dietë Adele ka humbur 45 kilogramë: Nga se përbëhet dhe cilat janë përfitimet. Gjithçka që duhet të dini

Risia në sektorin e humbjes së peshës është dieta e re Sirtfood. E bërë e famshme falë humbjes së 45 kilogramëve prej këngëtares angleze Adele, që u shfaq pak javë më parë në formë të shkëlqyeshme, kjo dietë është sot më e kërkuara në rrjet.

Sidoqoftë, kjo dietë nuk është gjë e re: para Adele edhe Pippa Middleton, modelja Jodie Kidd dhe boksieri David Haye kanë marrë rezultate të shkëlqyera në humbjen e peshës dhe mbajtjes së linjave falë kësaj diete.

Dieta e Sirtfood Adeles ia detyron emrin e saj konsumit të proteinave sirtuine, që parashikohen në këtë dietë unikale. Dy nutricionistët britanikë Aidan Goggins dhe Glen Matten kanë botuar një libër ku shpjegojnë suksesin e këtij “gjeni të dobësimit” që sjell shumë përfitime.

Këto proteina sirtuine janë në gjendje në fakt që të riprodhojnë efektet e kufizimit të kalorive dhe aktivitetit fizik, duke mundësuar kësisoj një humbje të shpejtë dhe efektive të peshës. Ushqimet Sirt janë gjithashtu të pasura me veti të dobishme anti-inflamatore dhe antioksiduese.

Dieta Sirtfood: cilat janë ushqimet e lejuara

Baza e dietës pra është Sirtfood konsumi i ushqimeve specifike që përmbajnë të famshmin “gjen të dobësimit”. Ajo që është tek këto ushqime me proteina sirtuine është se shumë prej tyre nganjëherë janë të përjashtuara nga dietat tradicionale. Nje shembull? Çokollatë me të paktën 85% kakao. Në fakt, është e mundur të konsumoni deri në tre copa katrore në ditë. Një shembull tjetër i ushqimeve të dietës Sirtfood të lejuara është vera e kuqe: kjo pije, në veçanti Pinot Noir, aktivizon proteinat sirtuine dhe mund të konsumoni një gotë në ditë gjatë ngrënies ose ta përdorni atë për të pasuruar recetat sa herë që dëshironi.

Ndër ushqimet e tjera të dietës Sirtfood janë edhe luleshtrydhet, të cilat përdoren edhe për të pasuruar ujin; edhe kafeja, e cilat gjithashtu mund të konsumohen deri në 5 gota në ditë pa shtuar qumësht. Specat djegës, veçanërisht Bird’s Eye, janë të lejueshëm, ashtu siç lejohet edhe çaji jeshil.

Midis erëzave të lejuara është Levistiku, që të kujton majdanozin, e që mund të shtohet në shumë gatime. Së fundi, në mbrëmje, përpara televizorit apo një filxhani me kafe ose çaj, këshillohen frutat e thata, në veçanti tre arra, sepse zvogëlojnë kolesterolin dhe parandalojnë sëmundjet metabolike.

Fazat e dietës Sirtfood

Dieta e Sirtfood zgjat rreth 3 javë dhe ndahet në dy faza:

Faza e parë zgjat 7 ditë. Gjatë kësaj periudhe nevojitet të zvogëlohet marrja e kalorive, të konsumoni një lëng që përbëhet me lakra, arugula, mollë jeshile, selino, çaj jeshil dhe majdanoz. Ky lëng mund të merret me një ekstraktues ose me centrifugë. 3 ditët e para duhet të merrni 1000 kalori dhe 1500 ditët e mbetura. Në këtë fazë duhet ta pini vazhdimisht lëngun.

Faza e dytë prej 2 javësh, përfshin marrjen e lëngut dhe futjen e ushqimeve të dietës sirtfood në çdo vakt të konsumuar. Për të patur më shumë rezultate, këshillohet të praktikoni rreth gjysmë ore aktivitet fizik për 5 ditë në javë.

Të humbësh 1 kg në javë pa shumë kërkesa: përsërite këtë skemë derisa të bëhet zakon
Revolucioni i Shikimit: Shkenca zbulon çelësin për rigjenerimin e qelizave të syrit
Alzheimer, si të mbrojmë trurin: mjafton një gjest i thjeshtë, i përditshëm, për të ulur ndjeshëm rrezikun nga sëmundja e tmerrshme
5 shkaqe të zakonshme të shtimit të peshës papritur dhe të pashpjegueshme
Rregulli 7-11-4: për një zemër të fortë dhe jetë të gjatë
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article U njohën fëmijë gjatë pushimeve, pas 20 vitesh ritakohen dhe martohen
Next Article Një robot me katër këmbë për të gjithë: në shitje për $ 75,000

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?