GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Dieta e jetëgjatësisë, kështu mjeku 78-vjeçar është “rinuar” me gati 20 vite
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shëndet

Dieta e jetëgjatësisë, kështu mjeku 78-vjeçar është “rinuar” me gati 20 vite

By
Dardan MITROVICA
15/08/2024
5 Min Read
Share
SHARE

Mosha biologjike është një masë e plakjes së organizmit, bazuar në efikasitetin e mekanizmave që i mbajnë të reja qelizat dhe në shënuesit e funksionalitetit të organeve dhe sistemeve të trupit të njeriut. Nuk është vetëm çështje gjenetike: vetëm 25% e shpejtësisë me të cilën plakemi është e lidhur me gjenet, pjesa tjetër është e lidhur me faktorë të jashtëm si ushqimi, aktiviteti fizik, marrëdhëniet shoqërore, zakonet e mira.

Contents
Dieta mesdhetareVakt i bollshmePesë ditë në muaj me pak kaloriAgjërimi me ndërprerjeMosha biologjike

Roizen ka përdorur të njëjtat parime që, sipas tij, e kanë mbajtur të ri për të zhvilluar një sistem Wellness në Cleveland Clinic. Duke u ofruar punonjësve stimuj financiarë, u bë e mundur implementimi i ndryshimit të stilit të jetesës drejt shtigjeve më të shëndetshme. Që nga viti 2008, programi i ka kursyer klinikës deri në 200 milionë dollarë në vit në kostot e kujdesit shëndetësor për 101,000 pacientë, ka treguar Roizen. Le të zbulojmë se me çfarë kemi të bëjmë.

Dieta mesdhetare

E përhapur në të gjithë botën, dieta mesdhetare është vërtetuar shkencërisht se është një mjet shumë i vlefshëm për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve. Ushqime integrale, fruta, perime, bishtajore, produkte qumështi, përdorim i kufizuar i mishit të kuq, ushqimeve të përpunuara dhe alkoolit: dieta mesdhetare është konsideruar nga US News and World Report, për shtatë vjet rresht, si më e shëndetshmja ndër modelet e të ushqyerit.

Përveç përmirësimit të shëndetit kardiak, kontribuon edhe në humbjen e peshës dhe në një mpakje graduale të plakies. Doktor Rozien rrefen se ai merr proteina shtazore nga ushqime të tilla si trofta dhe salmoni, të pasura me vitaminë D dhe acide yndyrore omega-3.

Vakt i bollshme

Një tjetër zakon i mjekut është të hajë një vakt të bollshëm për drekë. Ndërsa për darkë, ha pothuajse vetëm një sallatë. Kjo duket se e ndihmon të flejë dhe i jep një zgjim më të mirë.

“Një studim i publikuar këtë vit nga studiuesit e Universitetit të Alagoas në Brazil ka zbuluar se ngrënia e pjesës më të madhe të kalorive në drekë mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e obezitetit, pavarësisht nga cilësia e dietës – shkruan BI –. Të ngrënit në këtë mënyrë mund të përputhet më mirë me ritmet natyrale të trupit, ka sugjeruar ekipi i studiuesve”.

Pesë ditë në muaj me pak kalori

Një strategji që Roizen e konsideron të vlefshme është ajo e zhvilluar nga profesori i gerontologjisë dhe drejtor i Longevity Institute të University of Southern California, Valter Longo. Bëhet fjalë për “dietën e jetëgjatësisë”, e cila konsiston në një gjysmë-agjërim për pesë ditë në muaj: një mjet hipokalorik ky që është ekuivalent, në terma afatgjatë, me një agjërim gati shtatë vjeçar.

Pas vetëm tre muajsh, pjesëmarrësit në eksperimentin dietik ishin kushin pothuajse tre vjet mosha biologjike më pak, ose ishin biologjikisht tre vjet më të rinj.

Megjithatë, mjekë dhe shkencëtarë të ndryshëm kanë reaguar me skepticizëm ndaj këtyre eksperimenteve, duke pretenduar se dieta mund të jetë “e ashpër” për disa kategori njerëzish dhe punonjësish.

Agjërimi me ndërprerje

Ndër të tjera, Roizen edhe agjëron, me ndërprerje. Mjeku ka deklaruar se ha në harkun kohor nga ora 11:00 deri në orën 19:00. Edhe pse të dhënat për ndikimin e agjërimit me ndërprerje në jetëgjatësi nuk janë aq solide sa ato të një diete hipokalorike – me pak kalori, ai rrëfen se ndihet më mirë duke ndjekur këtë program. Ndërkohë që studime që po zhvillohen aktualisht flasin se ky lloj agjërimi, edhe pse jo plotësisht i paefektshëm, mund edhe të shkurtojë jetën e një personi.

Mosha biologjike

Mosha biologjike është një masë e plakjes së organizmit, bazuar në efikasitetin e mekanizmave që i mbajnë të reja qelizat dhe në shënuesit e funksionalitetit të organeve dhe sistemeve të trupit të njeriut. Nuk është vetëm çështje gjenetike: vetëm 25% e shpejtësisë me të cilën plakemi është e lidhur me gjenet, pjesa tjetër është e lidhur me faktorë të jashtëm si ushqimi, aktiviteti fizik, marrëdhëniet shoqërore, zakonet e mira.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Si të dobësohesh sa më shpejt? Dieta Ketogjenike, një udhëzues për dietën më të famshme sot
Ushqime të dëmshme pas të 50-ave, si t’i minimizoni
Nuk ekzistojmë pra, e vërteton një paradoks kuantik
Barnat më të rrezikshme në botë
Ja 10 sekretet që mund të ta ngadalësojnë për disa vjet plakjen
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – Kryeministri lakuriq ul brekët e drejtësisë
Next Article Vizitorë të dehur, qira të larta: ferri i jetesës nëpër zonat turistike evropiane
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?