GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Detyrat e shtëpisë së pushimeve: Ushtrime të shpejta për matematikën
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Këshilla

Detyrat e shtëpisë së pushimeve: Ushtrime të shpejta për matematikën

By
GazetaTjeter
22/06/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Detyrat e shtëpisë së pushimeve tani nuk janë më problem falë ushtrimeve të shpejta dhe argëtuese për të rishikuar matematikën, propozuar nga Redooc

Viti shkollor ka mbaruar në disa anë, dhe është afër përfundimit anëve të tjera dhe, si gjithmonë, mbërrijnë detyrat e frikshme të pushimeve. As kohën për të shtrirë kockat dhe nxënësit duhet të përballen me ushtrime dhe probleme matematikore.

Çfare të bëjmë? Zgjidhja, për prindërit dhe fëmijët, është përqendrimi tek ushtrimet e thjeshta dhe argëtuese, që e bëjnë më pak “të rëndë” dhe të mërzitshëm rishikimin e mësimeve, duke shndërruar në lojë madje edhe një lëndë të vështirë si matematika.

Aleati i përsosur në këtë rast është Redooc, një platformë didaktike dixhitale e ideuar për të ndihmuar fëmijët, adoleshentët dhe prindërit. E veçanta e kësaj platforme qëndron në faktin se kombinon dixhitalin me letrën, duke bërë që përdoruesit të rizbulojnë matematikën me mësime të qarta video dhe lojëra argëtuese.

Ky sistem inovativ funksionon sepse lejon ndjekjen e procesit të të mësuarit, gjithashtu ai është i ndërtuar si një lojë, me objektiva dhe përparime që lejojnë të kalohet nga një nivel në tjetrin. E gjitha kjo i stimulon nxënësit të ecin përpara e ta zbulojnë gjithnjë e më shumë matematikn dhe sekretet e saj.

Për nxënësit e shkollave fillore, platforma ofron lojëra të shkarkueshme dhe të printueshme, për t’i luajtur nën çadrën e diellit, në kopsht apo në shtëpi, puzzle dhe leksione për të mësuar se si të shkruhen numrat nga 0 në 9 dhe nga 10 në 19.

Vera do të jetë një kohë e rëndësishme sidomos për fëmijët që në shtator do të fillojnë vitet e para, në të mesmen dhe superioren. Lëndët janë shndërruar si një takim fiks dhe shpesh i frikshëm nga studentët, veçanërisht kur kanë të bëjnë me matematikën.

Zgjidhja, si gjithmonë, është të rishikoni edhe një herë mësimet e bëra gjatë vitit të sapombyllur shkollor dhe të përgatiteni në mënyrën e duhur, për të filluar vitin e ri pa ankth dhe frikë. Për nxënësit e shkollës së mesme Reedoc ofron ushtrime dhe teste të dobishme për një përmbledhje të shpejtë dhe efektive. Ndërsa për studentët që do të hyjnë në superiore, janë të disponueshme skeda me kuice mbi njohuritë rreth matematikës.

Si të humbësh 5 kilogramë në javë (pa efektin yo-yo), sekretet e ekspertit: “9 gjërat që duhet patjetër të dish”
Si të zgjasësh jetën duke ngrënë (mirë), biologu: «5 rregullat që më kanë bërë 30 vjet më të ri»
Dieta e kosit, si të biesh 10 kilogramë në dy javë. Studimi: “Femrat humbasin 81% të yndyrës në zonën e barkut”
Këto rituale mëngjesore që do të të ndryshojnë jetën
7 arsye shkencore që të flini nudo për të mirën e shëndetit tuaj
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Xhorxh dhe Amal Kluni në krizë: gati divorci 500 milion dollarësh
Next Article “Kush është më keq, bulli që të rreh apo ai që bën sikur nuk shikon?”

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?