GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Derisa Koronavirusi të na ndajë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Derisa Koronavirusi të na ndajë

By
GazetaTjeter
05/06/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Fatalitet! Në një martesë në Jordani, ku babai i nuses ende nuk e di se është pozitiv dhe infekton 76 të ftuar dhe indirekt 9 persona të tjerë: Një grua 80-vjeçare vdes nga komplikimet, të tjerët ja hedhin me simptoma të buta – Burri ishte kthyer nga Spanja dhe dy ditë para ngjarjes pati ethe dhe kollë …

Babai i nuses ishte pozitiv për Coronavirus, e kështu, pas ceremonisë, 76 nga 360 të ftuar u infektuan dhe një grua vdiq. Ndodhi marsin e kaluar në Jordani dhe historia është bërë një rast studimor, që do të botohet shtatorin e ardhshëm në revistën Centers for Disease Control and Prevention Usa, duke qenë se pikërisht personi, i cili mbërriti disa ditë para dasmës së të bijës nga Spanja, mund të jetë pacienti zero i vendit dhe nga i cili do të shfaqej shpërthimi i parë i epidemisë Covid-19. E gjitha filloi më 13 mars, kur u bë dasma, në të cilën morën pjesë rreth 360 persona, sipas dëshmive të të pranishmëve, por ekspertët nuk ishin në gjendje të gjurmonin numrin e saktë.

Midis tyre, natyrisht, babai i nuses, që kishte mbërritur nga Spanja katër ditë para ceremonisë. Burri, të cilin studiuesit e konsideruan si çështja klinike fillestare në Jordani, është 58 vjeç dhe kishte shfaqur simptomat e para të infeksionit, si ethe të larta, kollë dhe rrugët e frymëmarrjes të bllokuara rreth dy ditë para dasmës, e cila u zhvillua për rreth dy orë në një lokal të brendshme të krijuar për të pritur rreth 400 të ftuar.

Më 15 mars, pasi u paraqit në urgjencën e spitalit, ai iu nënshtrua një tamponi, i cili dha rezultat pozitiv. Jo vetëm. Katër javë pas dasmës, 85 persona të tjerë me një histori ekspozimi të lidhur me atë ngjarje rezultuan pozitivë. Nga këto, 76 kishin qenë direkt në festë, 9 ishin kontakte të rasteve të konfirmuara. Gjysma e tyre ishin asimptomatike ose shfaqnin simptoma të buta, por dy pacientë ishin në gjendje të rëndë ose kritike.

Madje, një gruaje 80-vjeçare me kancer të gjirit, iu zhvillua pneumoni dhe insufiçensë respiratore dhe vdiq 2 javë pas shtrimit në spital. Një paciente tjetër, shtatzënë, e lindi fëmijën e saj me cezarian, një ditë pas shtrimit në spital. Foshnja rezultoi negative.

Një situatë që nuk është parë kurrë më parë, e cila përfundoi shpejt nën lenten e studiuesve të Jordan University of Science and Technology, që analizuan rastin dhe të gjitha lidhjet e miqve të ndryshëm. Koha mesatare midis ekspozimit ndaj infeksionit në dasëm dhe fillimit të shfaqjes së simptomave ishte 5 ditë.

Gjithashtu, deri më 10 Prill, pra më pak se një muaj pas po-së së shumëpritur, numri i rasteve të konfirmuara nga martesa përbënte 24% të të gjitha rasteve Covid-19 në Jordani. Vendi u bllokua në 14 mars dhe qyteti i Irbid, ku u verifikua epidemia, u izolua nga pjesa tjetër e vendit. “Hulumtimi – shpjegojnë studiuesit – tregon (dhe konfirmon) se si në takime të mbyllura dhe të mbushura me njerëz, shpejtësia e transmetimit mund të jetë shumë më e lartë.

Kjo sëmundje pandemike është një kërcënim për shëndetin publik, prandaj duhet pasur kujdes”. Për këtë, konkluzioni në të cilin kanë arritur është “komunitetet duhet të vazhdojnë të dekurajohet për takime të mëdha, të identifikohen dhe testohen kontakte dhe të izolohen rastet e konfirmuara për të ndihmuan në kontrollin e pandemisë Covid-19 “.

Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article NUDO përgjysëm – VIDEO
Next Article Prapë Gjermania
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?