GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Denion NDRENIKA – Grupi i kotë i Vishegradit në veshët pa dëgjim të BE-së
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Denion NDRENIKA – Grupi i kotë i Vishegradit në veshët pa dëgjim të BE-së

By
Denion NDRENIKA
22/07/2020
7 Min Read
Share
SHARE

Çfarë interesash ka Shqipëria nga Grupi i Vishegradit që jo rrallë, madje disi shpesh, shtetarët tanët e shpërfaqin për takime apo bisedime dhe tryeza, përkundër njohurive të vakta që kemi?

Sigurisht që me propozimin për metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së, nisma të ndryshme, si edhe Grupi i Vishegradit, ndërmerren me synimin e ecurisë së procesit integrues, sikurse ishte ritheksimi në samitin e shkurtit 2020 në kryeqendrën e çekëve, Pragë. Ata kanë shprehur keqardhje për ecjen e ngadaltë nga BE për Shqipërinë dhe shtetin e verimaqedonasve.

Në 2015 Vishegradi dhe Ballkani Perëndimor u pajtuan për firmosjen e Memorandumit të Bashkëpunimit mes Fondeve.

Mirëpo, atë pyetje e kam shpesh kur dëgjoj lajme të ndryshme që lidhen me këtë grupim vendesh ish-komuniste. Patjetër që nuk fajëson dot kënd përse vuajti edhe pse e zgjodhi me dëshirë rrugën e tij apo i detyruar nga dhuna dhe ndarja e pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndonëse thuhet se ka disi ndikim brenda Bashkimit Europian, i njohuri si grupi i Vishegradit është vështirë të mendohet se mund të nxisë apo detyrojë më së paku Gjermaninë dhe Francën për të ndryshuar politikat e tyre për vendet ballkanike.

Ose, e thënë më saktë, për popullatat që nuk kanë lidhje me grupin sllav, qartësisht të dukshme nga pengesat që u bëhen siç është rasti i kufijve të pahapur në 1 korrik me arsyetimin e Koronavirusit.

Grupi i Vishegradit u themelua në vitin 1991 nga Polonia, Çekosllovakia e asokohshme, Hungaria e tash janë katër, pasi nga e para dolën Republika Çeke dhe Sllovakia. Të tre shtetet dhe katër pas ndarjes, vijojnë të kenë qëllim politikën e jashtme, ekonominë, transporti, mjedisin dhe shkencën siç e kishin platformën e Krakovit (Poloni).

Dallimet serioze dhe madje shpesh kryeneçësitë për politika të pavarura nga Hungaria dhe Polonia brenda BE-së, nuk ia rrisin fuqinë dy shteteve të tjerë aq më tepër kur vetëm Sllovakia nëse mund të mendojmë se financat dhe ekonomia edhe ta mbyllin gojën, është anëtare e Eurozonës.

Një përshkrim i shkurtër për Vishegradin, më nxit të pyes si në fillim të shkrimit, se çfarë fiton Shqipëria.

Nëse besohet se një fjalë e mirë bën punë, veçanërisht për anëtarësimin në BE, normale që pranohet dhe bën sikur hesht.

Mirëpo është më normale që të flasësh shkoqur dhe syhapur që asnjë prej vendeve të Vishegradit, qoftë edhe për qokë, nuk kanë asnjë fuqi të kushtëzojnë politikisht, me diplomaci apo ekonomi dhe financë gjermanët dhe francezët.

Shihni lirshëm, nëse ky grup i krijuar në 1991 kur vetë BE ende rrekej të shndërrohej në “BE”, pasi vinte nga ish-Tregu i Përbashkët Europian dhe Komuniteti Europian, ka vite që thotë fjalën e mirë për anëtarësimin e Ballkanit në BE, sa ia ka dalë? (BE u formësua nga Traktati i Mastrihtit 1993 dhe i ndryshuar në themel kushtetueshmërie në Traktatin e Lisbonës 2009).

Madje, këto shtete u bënë vetë pjesë e BE në 2004 në zgjerimin e pestë në 1 majin e famshëm, pra anëtarësimi në bllok me dhjetë vende ish-komuniste.

Si mundet që tërë dashuria vishegradase nuk ia ndërroi dot mendjen europianëve që të mos bënin dallim në hapat integrues apo lehtësimin e vizave, Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim (MSA) apo marrëveshjeve të ndryshme, përfshi Tregtinë e Lirë?

A e mohon dot kush që BE natyrisht Gjermania dhe Franca u japin dorën barazisht ballkanasve kur shqiptarët, pra Shqipëria dhe Kosova si dhe Bosnje e Hercegovina mbeten përherë të fundit?

Ndodhi kjo me MSA-në dhe me vizat, me statusin “kandidat” dhe me negociatat.

Shqipëria nuk kishte asnjë krizë të rëndë sigurie që nga 14 shtatori 1998, por MSA-në maqedonasve ua hapën kur nuk kontrollonin ndoshta 70 për qind të territorit që mbahej nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare në pranverë 2001.

Atëbotë Havier Solana si Përfaqësues i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri mori në Luksemburg, kryeministrin e maqedonasve Ljubço Gjeorgievksi dhe firmosi MSA-në.

Pra “Stabilzim” kur vendi ishte 70 për qind jo stabël dhe “asociim”, pra pjesëmarrje kur për ta bërë duhet plotësuar e para.

Radhazi vijuan vizat dhe statusi “kandidat” apo negociatata që radhazi u afruan për Serbinë, Malin e Zi dhe maqedonasit dhe jo për shqiptarët.

Pra, Vishegradi edhe me mendimin e mirë dhe me fjalën sheqer dhe mjaltë, nuk ka bërë ndonjë ndryshim të hapave të rëndësishëm për ballkanikët, natyrisht pa përfshirë pansllavizmin me hijen e rëndë të Rusisë që i bën gjermanët të përulen.

Pra, nga ecuria e derimësotme kur nga BE përftues janë sllavët, posaçërisht serbët sa herë BE ka dashur, çfarë ndikimi ka pasur Grupi i Vishegradit? Veç hungarezët nuk janë shquar për ndonjë dashuri të madhe, madje janë bërë pre e genocidit serb në Vojvodinë, ndryshe nga sllovakët, çekët dhe polakët.

Natyrisht, nuk po them që të mos vlerësohet nisma por të jemi korrektë se Vishegradi nuk ka asnjë forcë të detyrojë BE-në. Jo vetëm Gjermaninë dhe Francën. Edhe disa që ndonëse duken të vegjël, si Holanda apo Danimarka që as e pyesin Gjermanisë jo rrallë herë. Kujtoni kundërshtimin për negociatat me Shqipërinë apo nisma për mbajtje pa viza apo rivendosje vizash për Kosovën.

Domosdo që pranoj saktësime kundërshtuese të shkrimit, por qëllimi dhe ideja është e qartë: BE nuk bën çfarë këshillon Vishegradi dhe Vishegradi nuk ka asnjë mundësi ta ndryshojë me ndonjë mënyrë qëndrimin negativ të BE-së veçanërisht për shqiptarët.

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Kontrolloni monedhat 2 euroshe: mund të vlejnë 2 mijë herë më shumë
Next Article Vjen nga Gjermania revolucioni i ardhshëm i makinave
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?