GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Demokratët kanë neveri nga mashtruesit e Bravës, e dinë mirë kush i përzuri nga partia dhe në Kukës tregojnë forcën që kanë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Demokratët kanë neveri nga mashtruesit e Bravës, e dinë mirë kush i përzuri nga partia dhe në Kukës tregojnë forcën që kanë

By
Dardan MITROVICA
25/08/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Nga Dardan MITROVICA

Mesa duket Edi Ramës i kanë hyrë fort ethet e zgjedhjeve të reja për kryetarin e Bashkisë së Kukësit. Aq sa qysh tani ka filluar të lëvizë manekinët e tij që ka në opozitë, në partinë e bravave. Po lexoja në FB një reagim të një tipi që e quan veten sekretar për Vetqeverisjen në PD i quajtur Roland Bejko, të cilin gazeta e Maro Mokrës dhe ndonjë tjetër e kanë publikuar me gërma të mëdha, dhe mbeta me gojë hapur. Për dy arësye: 1) Për mashtrimet e paturpshme dhe idiotizmin; 2) për megallomaninë mungesën e kulturës që shpreh.

Që në krye të herës në reagimin e tij, ky tipi me emrin Roland Bejko merr përsipër të flasë në emër të qytetarëve të Kukësit dhe demokratëve të kësaj zone, duke ofruar emrin e Arif Rexhmati, kreut të partisë së bravës për kandidat të opozitës. Pas konsultimeve mora vesh se vërtetë demokratët e zonës e kishin propozuar si emër zotin Arif Rexhmati, por si njërin nga gjashtë kandidatët e primareve që partia më e madhe e opozitës do të organizojë në zonë, për të nxjerrë kandidatin e përbashkët të opozitës. Pra që në fillim tipi R. Bejko mashtron me paturpësi.

Më tej mashtruesi B, vazhdon të dizinformojë dhe të përhapë fake news duke shkruar se Berisha në një monolog me gazetarët, përsëriti refrenin e vjetër se më mirë bashkëpunon me Ramën se me këdo që mbështet, “Lul-Bravën”.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

U konsultova youtube me video e konferencës së kreut të opozitës zotit Berisha të cilës i referohet mashtruesi RB, video të cilën mund ta shohë dhe dëgjojë kush të dojë, dhe nuk dëgjova asnjë gërmë që të fliste për ndonjë farë bashkëpunimi me Ramën, por për një bashkim mbarëopozitar, me përjashtim të mashave të Ramës në opozitë. Mesa duket kjo thirrje e kreut real të opozitës i ka djegur aq shumë Ramës saqë urdhëroi menjëherë pengun Brava dhe mashat e tjera, ku nuk diskutohet është edhe R.B., për të vazhduar me punën e tyre të minimit të opozitës. Në fakt mendoj se këta individë edhe paguhen mirë prej Edi Ramës për të bërë reagime të tilla.

Duke bërë papagallin dhe plotësisht në rolin e tij si zhurmues i Edi Ramës, R.B., guxon e flet në emër të demokratëve ende, edhe pse ajo palo parti që mendon se përfaqëson doli as e para, as e dyta… as e treta por e katërta a e pesta në zgjedhje. Madje mendoj se edhe ajo përqindje që morën, padrejtësisht ju vodh demokratëve të ndershëm dhe të vërtetë, qoftë nëpërmjet tjetërsimit të vulës së partisë së tyre, apo me qindra-miliona eurot e krimit e korrupsionit.

Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, kur të hapin faqet e medieve të tyre Maro Mokra me sivllëllaun e tij, Caro Karlo, e di si e quajmë ne demokratët…? Ai tipi që quhet R.Bejko ka qenë për disa kohë afër nesh dhe duhet ta dijë mirë si i quajmë.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erion DASHO – Të jetosh në epokën e hajdutëve
Next Article Qeveria në ankth, kush nga ministret e “pret biletën” në fillim të shtatorit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?