GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Delet ministra dhe Rama që mbyti demokracinë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Delet ministra dhe Rama që mbyti demokracinë

By
GazetaTjeter
06/09/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Në një fjalim të gjatë, nën gërshëtimin e përroit psiqik dhe delirit të madhëshëtisë, kryeministri Edi Rama u tregoi të tijëve në Asamblenë Kombëtare të PS-së se është ai, pastaj është sërish ai dhe pas tij mund të vijnë vetëm ata që dëshiron po ai. Në vitin e dhjetë qeverisës, Rama i dha edhe publikut dy mesazhe të forta. Së pari ua bëri të qartë se ka ende ambicie të pashtershme për të mbajtur pushtet dhe e dyta, që është edhe me më shumë rrezik, ishte se qartësisht e shprehu se forma për të mbajtur pushtetin është korrupsioni që po e kthen në normalitet dhe vrasja e demokracisë.

Ai nuk mbajti përgjegjësi për asgjë në fjalën e tij. Asnjë ndjesë, asnjë mësazh se do ndryshonte diçka në qeverisje dhe mbi të gjitha u tregoi drejtuesve të PS-së, deputetëve dhe ministrave se për të bojatosur imazhin personal, disa “dele” të majmura ministra që qëlluan të gjitha gra, i shkarkon, i fyen, i degdis diku pa adresë të saktë, por sërish nuk duhet të bëjnë zë, sepse i duhet të jenë mirënjohes që nuk po i kap vetë prej veshi për t’i çuar vetë në SPAK.

Të katër ministret e shkarkuara ulën kryet dhe bënë hesapet se si do jetë e nesërmja, duke ia ditur mirë vlerat vetes që në fund të fundit ishin ca anonime që ai i bëri të mëdha dhe në fund është po ai që ka të drejtë të bëjë çtë dojë me ta. Dhe kush guxon ta kundërshtojë, apo të mendojë pa vepruar fare kundërshtimin është një derë purgatori që hyn me këmbët e tua dhe mund të mbesësh gjatë pas hekurave.

Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së Rama nuk largoi nga vatha e tij delet e majmura, por theri demokracinë dhe këtë e bëri publikisht, si një kryebari që vendos se kurbani nuk do jenë ca poste ministrore të humbura, por mesazhi se koncepti i demokracisë së brendshme ka vdekur. Kush kundërshtoi me zë apo edhe pa zë fare aty në asamble. Kush reagoi ndonjë për mediat dhe të mos binte dakord me kryeministrin Rama? Askush. Sepse të gjithë ishin dëshmitarë sesi me një shpatë të madhe theri demokracinë dhe e rropi pa i dalë ende xhani…

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Ndonjë ëndrrimtar që në ajër që mund të ketë menduar kundërshtinë, Rama i tregoi se pasi i preu fytin demokracisë së brendshme në parti, por edhe jashtë saj, gjakun e kurbanit e hodhi në muret e drejtësisë së re, për ta bërë atë më të fortë dhe një mjet po në duart e tij. Me këtë rast Rama e qartësoi se gjoja në emër të ndarjes së pushteteve dhe funksionimit të një shteti demokratik balancuesi kryesor është drejtësia e re.

Po kush është SPAK-u? Në fakt është institucioni në letra i pavarur për Ramën nuk është gjë tjetër përveçse një “Spaç modern”, ku vetë ai dërgon “armiqtë e klasave”, apo miqtë e tij që i kap lapsi për tu bërë armiq, pasi ndryshe nuk mund të ekzistojë vetë ai. Madje ia ka bërë të qartë edhe SPAK-ut dhe është ai që e ka krijuar dhe ata ekzistojnë sepse ashtu e vendosi po vetë ai.

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Dosja sekret 41’, Xhaçka strategjike, deti, bazat, një arrest për duar ministreshe
Next Article Nga Lutfi DERVISHI – Gënjejnë edhe kur nuk kanë hall….
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?