GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Deklarohet i vdekur, rizgjohet gjatë operacionit për heqjen e organeve
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Kuriozitete

Deklarohet i vdekur, rizgjohet gjatë operacionit për heqjen e organeve

By
GazetaTjeter
23/10/2024
6 Min Read
Share
SHARE

Një rast prej medical drama të stilit Grey’s Anatomy po bën të tronditet sistemi i kujdesit shëndetësor në SHBA dhe po vë në pikëpyetje mënyrën se si deklarohen të vdekur pacientët nëpër spitale në mbarë botën. Një 36-vjeçar nga Kentucky, për të cilin ishte shpallur vdekja cerebrale pas një arresti kardiak pas një mbidoze, u zgjua gjatë operacionit për heqjen e organeve të tij.

Contents
Si është TJ, pacienti që vdiq dhe më pas u “ringjall”Cili është ndryshimi midis vdekjes biologjike dhe asaj cerebraleSi shpallet vdekja cerebrale?A mund të rizgjohesh nga vdekja cerebrale?

Anthony Thomas Hoover II, i njohur edhe si TJ, “po dridhej në tryezën e operacionit” gjatë atij operacioni të mallkuar, të zhvilluar në tetor 2021. Tani çështja e tij është marrë në hetim për të rishikuar procedurat që lidhen me dhurimin e organeve.
Pacienti i deklaruar i vdekur zgjohet në sallën e operacionit

Çështja u denoncua nga një ish-punonjëse e ruajtjes së organeve në Kentucky Organ Donor Affiliates (Koda), që ka treguar se kishte ekzaminuar shënimet në lidhje me operacionin, të cilat tregonin shenja jete për pacientin.

Sipas NPR, National Public Radio, pacienti kishte shfaqur lëvizje gjatë një testi klinik për të vlerësuar përshtatshmërinë e zemrës së tij për transplant. Gruaja e përshkroi skenën me fjalë të forta: “Dhuruesi u zgjua gjatë procedurës dhe po dridhej në tryezën e operacionit”.

Motra e TJ, së cilës i ishte komunikuar vdekja cerebrale e të vëllait, kujton se kishte vërejtur sytë e tij të hapeshin përpara operacionit, një fenomen që personeli mjekësor e shpjegoi si një refleks të thjeshtë. Disa dëshmitarë kanë treguar edhe për presione ndaj familjes për të vazhduar me dhurimin.

Gjërat u përkeqësuan kur, gjatë përgatitjes për heqjen e organeve, TJ manifestoi lëvizje më evidente, madje edhe lot, duke i shtyrë mjekët ta anulonin operacionin.

Si është TJ, pacienti që vdiq dhe më pas u “ringjall”

Sot TJ është gjallë dhe kujdesi i tij i është besuar të motrës, por gjendja e tij mbetet kritike, me vështirësi në të folur, në kujtesë dhe në lëvizje. Rasti tashmë është objekt i një hetimi nga Health Resources and Services Administration, e cila po përpiqet të sqarojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Spitali Baptist Health Richmond ka ritheksuar në një deklaratë për shtyp se siguria e pacientit është dhe do të jetë gjithmonë një prioritet absolut, ndërsa Joda ka pohuar se operacioni u ndërpre sapo u bë e qartë që pacienti po tregonte shenja jete.

“Kur gjendja e një pacienti përmirësohet apo nuk verifikohet një arrest kardiak brenda një harku të caktuar kohor, njoftohet familja dhe dhurimi nuk mund të bëhet. Kjo ka ndodhur edhe në këtë rast”, ka deklaruar organizata. Asgjë e çuditshme, atëherë? Jo, përkundrazi, duke qenë se në Shtetet e Bashkuara është rihapur një debat i gjatë.

Cili është ndryshimi midis vdekjes biologjike dhe asaj cerebrale

Vdekja biologjike përfshin ndërprerjen e të gjitha funksioneve jetësore pa mundësi mbështetje artificiale. Ndërsa vdekja cerebrale, ndikon vetëm në funksionet neurologjike. Për nga pikëpamja mjekësore janë ekuivalente, pasi humbja e funksionit të trurit është e pakthyeshme. Organet e tjera mund të mbahen përkohësisht gjallë për qëllime akademike ose dhurim organesh.

Çështja ka rikthyer në qendër të vëmendjes definicionin e saktë të vdekjes cerebrale dhe kriteret që përdoren për të përcaktuar se kur është e mundur të vazhdohet me trapiantet, duke qenë se këto ndryshojnë nga vendi në vend dhe nga shteti në shtet në SHBA, ku kanë qenë për disa herë subjekt rishikimi.

Kriteret shumë strikte mund të kufizojnë donacionet dhe të zgjasin në mënyrë të panevojshme përdorimin e burimeve spitalore. Mirëpo, më pak kontrolle mund t’i bëjnë rastet si ai i TJ, gjithnjë e më të zakonshme.

Si shpallet vdekja cerebrale?

Vdekja cerebrale është ndërprerja e plotë dhe e pakthyeshme e të gjitha funksioneve të trungut encefalik. Në Shtetet e Bashkuara, kryhet një ekzaminim neurologjik për të vlerësuar mungesën e reflekseve. Më pas ndjek një test apnee për të kontrolluar mungesën e frymëmarrjes spontane.

Në disa raste mund të përdoren testet instrumentale si elektroencefalograma ose angiografia për të konfirmuar mungesën e aktivitetit të trurit. Kërkohet konfirmim nga një mjek i dytë.

A mund të rizgjohesh nga vdekja cerebrale?

Duke i marrë parasysh të gjitha, është e pamundur rikthimi në jetë pas vdekjes cerebrale. Por, si është e mundur që TJ të “ringjallet”, atëherë? Raste të ngjashme janë të lidhura me diagnoza të pasakta, në të cilat pacienti është në fakt në gjendje kome të thellë ose me aktivitet të trurit aq të reduktuar sa rezulton pothuajse i paperceptueshëm. Por po të ndiqen protokollet standarde, është praktikisht e pamundur të biesh në gabim.

Sa fiton Papa? Paga (e refuzuar e Papa Françeskut). Po kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë, sa e kanë pagën? Të gjitha pagat mujore të Kishës
Nga Iluminati si National Secutity dhe ”Bomba gay”, te Dalai Lama që punonte për CIA: teoritë konspirative që kanë rezultuar të vërteta
Cilët janë liderët politikë më të pasur në planet?
Presidentët e SHBA me IQ më të lartë: befason Trump
Robin Hood, Hercules, William Tell… Por, a kanë ekzistuar vërtet?
TAGGED:Baptist Health RichmondHealth Resources and Services Administrationmedical dramasistemi i kujdesit shëndetësorvdekja biologjikevdekja cerebrale
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Armand SHKULLAKU – SPAK, arma e re e Ramës për të vrarë rivalët politikë
Next Article Nga Andi BUSHATI – Reforma në drejtësi, si puthja e Judës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?