GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Si po përpëlitet Veliaj të garantojë Ramën për besnikëri
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Si po përpëlitet Veliaj të garantojë Ramën për besnikëri

By
GazetaTjeter
14/01/2024
5 Min Read
Share
SHARE

Kur prokurorët e SPAK kanë trokitur në dyert e Bashkisë, Erion Veliaj e di, se tani më shumë sesa kurrë, Edi Rama ka në duar çelësin e fatitit të tij politik. Kryeministri mund të japë bekimin për shkuarjen më lart të hetimeve, sipas modelit të Arben Ahmetajt, kur tha se po të isha unë prokuror mund ta pësonte edhe më keq, ose mund të stopojë vijimin e tyre.

Veliaj e di se kjo nuk do të varet shumë nga dokumentat që ka nënshkruar, nga lidhjet që ka pasur me inceneratorin e Tiranës, apo me shkresat që i ka dërguar Zotos e Mërtirit, por me besnikërinë politike që do të dëshmojë ndaj Edi Ramës.

Deri më tani ai i ka marrë të dyja sinjalet. Në dosjen kundër zv/kryeministrit Ahmetaj, emri i Erionit përmendej plot 10 herë, madje personi tashmë në kërkim akuzohej edhe për faktin se nuk e kishte ndalur Veliajn në miratimin e procedurave të djegësit të Tiranës. Kjo ndodhte në korrik. Pak muaj më pas, kur në dhjetor plasën arrestimet, ndonëse në burg përfunduan krahu i djathtë i Veliajt, Taulant Tushe dhe punonjësi tjetër i Bashkisë, Namik Simixhiu, emri i tij nuk figuronte askund (shih linkun poshte).

Kryebashkiaku do të jetë i detyruar të ecë nëpër këtë tel të hollë dhe këtë ka vendosur ta bëjë duke e garantuar shefin e madh, se ai mbetet një besnik i palëkundur i tij.

Për të demostruar këtë ai ka mbledhur në fundjavë strukturat e PS-së Tiranë për ti mobilizuar ato për “fitoren e katërt të Edi Ramës”. Po të shihen me kujdes pasazhet që zgjodhën mediat e komanduara nga Veliaj, prej këtij aktiviteti, situata bëhet edhe më e qartë. Aty jo vetëm që u dha mesazhi se Veliaj po angazhohej para kohe për një mandat të ri qeverisës për Ramën, një vit e gjysëm para garës së ardhshme elektorale, por se besnikëria e tij qe e palëkundur.

“Ne synojmë një mandat të katërt për Kryeministrin Edi Rama dhe forcën tonë politike, e cila është familja më e madhe, më patriotike dhe më progresiste në vend”, u dëgjua të thotë shefi poolitik i Tiranës, me sktruktuarat e PS-së.

Por ai shkoi edhe më tej. Të gjithë e dinë se ky është mandati i fundit i Veliajt në Bashki, pasi ligji ia pamundëson një kandididim tjetër. Shpesh kjo ka ngritur pikpyetjen se ç’do të bëjë ai më pas, dhe se si do të vazhdojë kariera e tij politike. A do synojë ai më lart duke thurrur plane për të vrarë babain, apo do të vazhdojë të sillet si një ushtar i devotshëm i tij? Erioni ka vendosur që Ramën ta qetësojë në publik duke luajtur rolin e dytë.

“Kush mendonte se pas tre mandateve në bashki unë do ta ulja ritmin, ju premtoj publikisht se kjo do të jetë fushata ku unë do të impenjohem edhe më shumë, do të punoj edhe më fort, jo vetëm për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, por për faktin se kjo forcë politike dhe kryetari i saj e kanë transformuar Shqipërinë në një mënyrë të paimagjinueshme”, garantoi Veliaj.

Shpesh kryebashkiaku, mik i ngushtë i Aleks Sorosit dhe me lidhje të forta në Uashington, është parë si një alternativë për zëvendësimin e Ramës, të raskapitur nga skandalet dhe gjithnjë e më shumë personalizues të pushtetit. Nëse do të kishte një projekt lobimi ndërkombëtar për ndryshim, në kushtet kur opozita është e shkalafitur, emri që përmendej ishte ai i Veliajt.

Por i pari që e ka kuptuar këtë ka qenë Rama. I vetëdijshëm se nuk është shumicë në vend, i bindur se një ditë dikush mund ti kërkojë në kulisa të largohet, ai ka ndjekur politikën e tokës djerrë pas vetes. Në njërën anë duke dobësuar dhe përçarë opozitën dhe në anën tjetër duke sfumuar çdo mundësi për pasardhës. Deviza e tij është: në këtë vend unë jam faktori i vetëm.

Edhe Veliaj që dikush mund ta konsideronte si alternativë, tani është një politikan me dosje të nxehtë në SPAK. Këtë më mirë se të gjithë e ka kuptuar kryebashkiaku, të cilit duket se rruga e vetme që i ka mbëtur është garantimi i Ramës se po punon pa hile për zgjatjen e pushtetit të tij të pakufishëm.

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article BBV 3, Arbana Osmani ka një mesazh për mikun e saj të vjetër, Ledion Liço
Next Article Ja kush janë 18 banorët e parë të edicionit të tretë të ‘Big Brother VIP’
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?