GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Dardan MITROVICA – Politika që po shkatërron Amerikën
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Dardan MITROVICA – Politika që po shkatërron Amerikën

By
Dardan MITROVICA
19/01/2021
5 Min Read
Share
SHARE

Nuk jam me Trampin, jam kundër politikës së djallëzuar të majtë. Nuk kam turp të them që jam shumë i dëshpëruar me ato që po ndodhin në SHBA, në tempullin e demokracisë botërore.

Grupe të armatosura njerëzish që pushtojnë Kapitol Hillin, kryeqendrën e demokracisë në planet dhe grupe të armatosura me ushtarë e policë që qëllojnë kundër njerëzve që përpiqen të hyjnë në Kapitol Hill, të gjithë në rresh, për një a dy.

Dhe për një njeri si unë, të lindur e rritur nën diktaturë, ku mjaftonte fjala Amerikë për të kuptuar lirinë, demokracinë, paranë, kjo bën një përshtypje shumë të madhe.

As kam nxituar e as nxitoj për të dhënë gjykime përmbi sa po ndodh në SHBA por shpirti më dhemb, sepse mendoj që kur në zemrën e botës demokratike ndodhin kësisoj gjërash, po në vendin tim të varfër, në Shqipërinë time që sapo ka dalë nga regjimi më shtypës dhe vrastar në Evropë çfarë do të mund të ndodhë në një të ardhme të afërt, me këtë palo qeveri që e qeveris sot?

Lexo më shumë

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur

Dhe s’mund të rri pa menduar se si demokracia më solide në botë erdhi deri këtu: Si ndodhi, kush e solli, pse, pse pse?

***

As e kam mbrojtur dhe as e mbroj Trampin. Më mirë se çdokush atë e bën vetë ai dhe po e bëjnë vetë amerikanët. Nuk flas dot dhe s’marr guximin të flas për zgjedhjet amerikane.

Janë punë për ta.

Por, duke u rikthyer katër viteve më parë, kur presidenti Tramp sapo mori presidencën, parë sot katër vjet më pas nuk ka se si të mos më bëjë përshtypje egërsia dhe lufta sa e ashpër aq edhe tinzare që i është bërë vazhdimisht gjatë këtyre viteve.

Ende pa u tharë mirë boja e vulës së zgjedhjeve presidenti u sulmua nga një grup majtistësh ekstremë në kongres, në mënyrë të paparë deri më sot në SHBA. U thanë e çfarë nuk u thanë për Trampin njeri dhe Trampin president. Një ushtri e tërë mediatike ngriti menjëherë batëritë duke goditur rëndë, aq sa duke shkaktuar reagime, shpeshherë edhe të papranueshme, nga vetë Trampi.

Nuk justifikohen emërim-shkarkimet e dhjetra e dhjetra zyrtarëve në qeveri, po aq sa nuk justifikohen edhe akuzat deri në impiçment të të majtës amerikane kundër presidentit të zgjedhur të Amerikës. Dhe rrjedhimisht, sulmet e egërta dhe pa princip edhe përgjigjet të tilla do t’i prisnin.

***

Vrasje në Amerikë kanë ndodhur dhe ndodhin vazhdimisht. Ashtu sç fundja ndodhin në çdo vend të botës. Edhe dallime raciale, siç ndodhin thuajse përditë në të gjithë botën perëndimore, SHBA, Evropë, e gjetkë.

Ishte e pafalshme vrasja e afroamerikanit George Floyd. Vrasje për të cilën drejtësia duhej të thoshte fjalën e saj. Por një furtunë e vërtetë u ngrit kundër Donald Trampit a thua se ai ishte ekzekutori apo urdhërdhënësi. Nuk ju la kohë aspak drejtësisë të fliste. Falanga të pafund njerëzish, të injektuar dhe të indoktrinuar nga majtistët ekstremistë amerikanë dhe jo vetëm pushtuan sheshet dhe rrugët e Amerikës dhe në kërkim të hakmarrjes shkatërruan vlera të paçmeshme të trashëgimisë amerikane dhe botërore. U tha e ç’nuk u tha për Trampin, e për mbështetësit e tij. Faktet? Ku ishin faktet. Asnjë për be.

Një ushtri e tërë njerëzish u ngrit në këmbë, me armë dhe pa armë duke thyer çdo ligj dhe rregull, madje duke pushtuar në mënyrë të paligjshme edhe qytete të tëra, siç ishte rasti i Siatëllit.

Qindra miliona dollarë u dhanë nga figura të rëndësishme të financës dhe jetës publike amerikane për të nxitur, krijuar dhe zgjeruar lëvizje ekstremiste majtise me qëllimin e vetëm për të goditur Trampin, kuptohet.

Dhe këto janë vetëm disa thërrmija të luftës dhe nxitjes ideologjike të paparë e të papërjetuar ndonjëherë në shtetin më të fuqishëm të botës, në kryeqendrën e demokracisë botërore.

***

Dhe vijmë sot, në ditët e sotme, ku gjithkush vëren një polarizim të paparë të jetës dhe shoqërisë amerikane, e cila padyshim që do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në të gjithë civilizimin perëndimor.

Kjo ishte vetëm një gërvishtje në plagën e madhe që është hapur sot në Amerikë, si me thënë, vetëm një përballje e dy pasqyrave.

A do ta marrë veten Amerika nga kjo ndarje e pazakontë? Kjo mbetet për t’u parë.

Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Patel, një armik i Deep State, për FBI-në: Trumpiani i hekurt, në provën e Senatit
Fjalimi i brilant i Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance që ‘shkundi’ Europën
Berlin, manifestim i madh kundër Merz dhe akordit me AfD
Kush do të performojë në ceremoninë e betimit të Trump: një festë me shumë muzikë country
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Erion DASHO – Përrallat e Boratit dhe heronjtë si Tirja!
Next Article Izolimi i Shqipërisë nga Perëndimi si ‘sukses’ për kryeministrin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?