GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ç’po ndodh? Pse institucionet e drejtësisë po i thonë “JO” komisionit Xhafaj
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Aktualitet

Ç’po ndodh? Pse institucionet e drejtësisë po i thonë “JO” komisionit Xhafaj

By
GazetaTjeter
04/10/2024
7 Min Read
Share
SHARE

Ditët e fundit po vërehet një anomali për një regjim, ku gjithçka që del në publik është koordinuar më parë mes institucioneve. Edhe Gjykata Kushtetuese edhe ajo e Lartë e së fundi edhe SPAK kanë refuzuar në forma të ndryshme ftesën për të marrë pjesë në komisionin një ngjyrësh, që njihet me emrin e kreut të tij, deputetit socialist Fatmir Xhafaj.

Komisioni parlamentar me emër të stërgjatë “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, që u ngrit në fillim të qershorit, shpalli se do të të ketë si prioritete “koordinim e mëtejshëm të tre pushteteve kushtetuese, legjislativit, ekzekutivit, gjyqësorit”, për të përshpejtuar integrimin e vendit në BE.

Por shumë vëzhgues dhe kritikë i ranë borive të alarmit se kjo po bëhet për të thelluar kapjen e drejtësisë dhe neutralizimin e SPAK.  Frikën se pas gjithë kësaj lëvizje ekziston një plan i fshehtë e shumëfishuan në maj edhe qëndrimet diplomatike të vendeve kryesore të perëndimit, ambasadorët e të cilëve në mënyrë të koordinuar deklaruan se “reforma në drejtësi nuk duhet të preket“.

Por gjithçka u bë më e koklavitur, këtë shtator, kur edhe ambasada e BE edhe ajo e SHBA shpallën se do të dërgonin përfaqësuesit e tyre pranë komisionit të veçantë parlamentar. Ndërsa tani, sërish një kthesë, pasi institucionet e drejtësisë së re reaguan në unison duke bërë me dije se nuk do të bëhen pjesë e aktivitetit të komisionit Xhafaj.

Lexo më shumë

News24, gazetarët në protestë, media antiqeveritare e përkrah. Si u shkatërruan gjatë natës pajisjet e televizionit të madh informativ
Nga Trëndafile VISHA – Shteti, Irfani dhe liria që ha vetveten…
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent

Fillimisht Gjykata Kushtetuese me anë të kryetares së saj pohoi se nuk do pranonte të bëhej pjesë e mbledhjes. Holta Zaçaj tha se “Ne nuk marrim pjesë në aktivitete ligjbërëse”, duke shtuar se nuk do të dërgojë as ekspertë dhe përfaqësues.

Këtë të enjte të njëjtin qëndrim, por më të detajuar mbajti edhe SPAK, që me anë të një komunikate bëri me dije se në mënyrë unamime të gjithë prokurorët kishin vendosur për mospjesmarrje. “Në mënyrë unanime të gjithë Prokurorët e Posaçëm nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision, pasi vlerësuan se tashmë institucioni ynë i ka përmbushur detyrimet ligjore për bërjen publike të problematikave të hasura gjatë ushtrimit të funksioneve të tij duke përfshirë këtu dhe nevojat për ndryshime ligjore përkatëse”, thuhej në deklaratën e SPAK, ku ishte gjetur një alibi jo shumë bindëse për ti thënë “JO” ftesës së komisionit Xhafaj.

Një tjetër përgjigje mohuese ka bërë edhe Gjykata e Lartë përmes një letre të kreut të saj. Ajo e ka argumentuar refuzimin e ftesës me mospërpuethshmërinë e misionit të gjyqtarit me ftesën që i bëhet. “Duke mbajtur parasysh këtë funksion të Gjykatës së Lartë në raport me pushtetet e tjera, vlerësojmë se kërkesa Juaj për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të gjyqtarëve të kësaj Gjykate si anëtarë të një nëngrupi teknik, në varësi të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë të Komisionit të Posaçëm, që duhet të kryejnë detyrat e caktuara sipas vendimmarrjes së Komisionit, nuk përshtatet me funksionin dhe misionin e gjyqtarit. Si e tillë, nga ana jonë nuk vlerësohet si zgjidhje e përshtatshme në përmbushje të misionit të Komisionit të Posaçëm”, ka shkruar Sokol Sadushi, i cili ndryshe nga kolegët e tij ka bërë një lëshim, duke caktuar tre këshilltarë që do të marrin pjesë në komision. Po të njëjtin qëndrim mohues ka mbajtur edhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD).

Atëhere pyetjet që lindin janë: Si ka mundësi që këto institucione që i janë përkulur deri në dhimbje tekave të qeverisë, po e sfidojnë këtë herë mazhorancën? Si kanë marrë guximin ta bëjnë këtë, kur dihet që vetë Edi Rama është  angazhuar me mish e me shpirt për shpënien përpara të kësaj nisme dhe kur deputetët e tij në Kuvend votuan me 76 vota një rezolutë, tashmë të njohur me emrin antikorrupsion për ngritjen e këtij komisioni? Pse katër institucione të drejtësisë po thonë “JO”, aq më tepër që pjesëmarrjen në komision e ka konfirmuar edhe ambasada e BE dhe SHBA?

Në fakt, këto të fundit kanë këmbëngulur fort që edhe opozita të jetë prezente në këtë komision për të pasur një lloj balance dhe kontrolli. Pasi nuk arritën dot ta bindnin PD, ato vendosën të merrnin vetë pjesë si vëzhhgues për të vigjiluar që reforma në drejtësi mos preket pa lejen e tyre.

Por ama, nga ana tjetër duket se janë ato që kanë frymëzuar bojkotin e SPAK dhe gjykatave më të rëndësishme të vendit, për t’i thënë jo Ramës. Sepse mund ta pranojnë komisionin për të forcuar ndonjë masë kundër korrupsionin siç pretendohet, por duke dashur gjithashtu të delegjitimojnë çdo ndërhyrje në institucionet e drrejtësisë me bekimin e këtyre të fundit.

Kështu shpjegohet edhe anomalia e rreshtimit të katër institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë kundër një projekti të Edi Ramës. Frymëzimi i tyre ka ardhur nga jashtë. Mes kësaj anomalie ka edhe një hipotezë tjetër që ngjan të jetë jo shumë larg së vërtetës. Qeveria, institucionet e drejtësisë dhe ndërkombëtarët i kanë krejt të rakorduara mes tyre këto lëvizje. Pra, refuzimi në bllok i SPAK, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe ILD, është bërë enkas sa për të forcuar imazhin e rremë të drejtësisë së pavarur nga mazhoranca socialiste. Kështu forcohet edhe alibia amerikane se “heronjtë e fëmijëve tanë” po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për pavarësinë e drejtësisë nga politika.  

‘Bandat kontrollojnë zgjedhjet, policia dhe SPAK…’: Qendrat e votimit të pushtuara nga patronazhistë me badge fallco të KQZ
Princ Leka: Është dita kur secili prej nesh ka në dorë të ardhmen
Kush e porositi vjedhjen në kompjuterin e kreut të SPAK?
Lali Eri dhe “Procesi” Veliaj: Justifikimet letrare përballë fakteve të SPAK!
Transformimi qesharak i Edi Ramës dhe fundi i teatrit mbi rrënojat e Ukrainës
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Hanover’ kthehet në ‘Xibrakë’, i bie nga SPAK apo nga DEA?!
Next Article Një popull, dy qeveri/ Çfarë i ndan shqiptarët andej dhe këtej kufirit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?