GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Çorba e Lulit dhe qentë me lugën në brez
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Çorba e Lulit dhe qentë me lugën në brez

By
GazetaTjeter
09/09/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të vulës, të asaj cope që ai e quan PD dhe e mban ende peng zyrtarisht me urdhëra apo mbështetjen e kryeministrit Rama brenda sistemit të drejtësisë.

Luli mblodhi një Këshill Kombëtar ku ka persona me precedentë penalë dhe njerëz të dënuar, por që fshihen pas Lulit për të tjera pazare.

Përtej Këshillit le të shohim propozimet spektakolare të Bashës sot, i cili ditët e fundit ka ndarë 6 apo 7 poste ministrore për të ardhmen siç mendon ai që dhe po nuk i fituan vetë zgjedhjet do të vijë në pushtet në koalicion me Edi Ramën.

Më tej Luli ka propozuar një sekretariat dhe emrat e sekretariatit janë 11. Nuk dihet se cili nga ata do të bëhet ministër apo jo, e sigurt është që ministër do të jetë Roland Bejko dhe Enkelejd Alibeaj kur të vijë Luli.

Pa post nuk do të mbetet dhe Edvin Kulluri, mbështetësi i madh i Bashës që u bë dhe Sekretar i Marrëdhënieve me Publikun.

Po si ta lexojmë sekretariatin e Lulzim Bashës?

Sekretariati i Lulzim Bashës është një grup individësh që kur komunikon privatisht me ta të thonë që Luli është një mashtrues, është mashtrues kronik dhe asnjëri prej tyre nuk pranon të thotë që Luli nuk ka gënjyer kurrë.

Disa janë individë që kanë qenë bashkëpunëtorë të afërt të Lulit, të shpërblyer prej tij me poste, me karrige në vende ku kanë fituar miliona euro. Të tjerë presin të gënjehen sërish siç i ka gënjyer Luli, kjo është hera e fundit dhe disa të tjerë besojnë se do të bëhen ministra, se do të marrin poste dhe karrige.

Pra në vetvete sekretariati është një grup individësh ku shumë e quajnë Lulin mashtrues, të tjerë gënjehen me lugë bosh dhe të tjerë shpresojnë se do të bëhen deputetë dhe ministra.

Pa folur për ata që kanë shkuar tek Luli deri tek sharjet nga robtë e shtëpisë.

Ky është pak a shumë sekretariati i Lulzim Bashës, një çorbë e gatuar për interesa për pushtet, që e ndjekin nga pas dhe futin lugën, disa individë të paaftë, pa peshë politike, pa mbështetje publike që duke bërë gam gam në studio televizive mendojnë se kanë një të ardhme të madhe në politikë.

I gjithë sekretariati na tregon se janë një grup individësh me lugë në brez të futur në çorbën e Lulit, të cilën e shikojnë si shpresë për të nesërmen dhe për të ardhmen e tyre individuale politike.

Në fakt nuk është gjë tjetër thjesht dhe vetëm një parti që ka më shumë sekretarë sesa anëtarë.

Një parti që ka një kryetar të korruptuar, një kryetar që ka shkatërruar opozitën, një njeri që nuk ngjall asnjë shpresë, një njeri që nuk mund të jetë askush dhe asgjë më shumë thjesht dhe vetëm gatuesi i një çorbe për tua servirur në gojë disa servilave të paaftë apo për të ushqyer qentë e vegjël, të cilët duan kocka pushteti dhe karrige.

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Klodian TOMORRI – Shteti privat
Next Article Nga Erion DASHO – Follow the Money

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?