Elon Musk dhe jo vetëm: viti 2021 ka shënuar fitime të mëdha për qindra miliarderë në mbarë botën, ja cilët janë ata që kanë fituar më shumë
2021-shi ishte një vit i shënjuar nga pandemia, por në të cilin, pati një rikthim gradual në normalitet, falë vaksinave. Mirëpo për disa njerëz, 2021 ishte një vit i veçantë edhe nga pikëpamja ekonomike, duke qenë se bëhet fjalë për miliarderë që kanë regjistruar të ardhura të rëndësishme duke shtuar me shumë miliarda të tjerë pasurinë e tyre. Ja cilët kanë fituar më shumë:
Quhet Elon Musk
Për të bërë llogaritë e xhepave ka menduar Forbes. Sipas vlerësimeve të përditësuara më 10 dhjetor 2021, është Elon Musk njeriu më i pasur në botë, tani me një pasuri prej 265.4 miliardë dollarësh. Më 2021 ka fituar 109.8 miliardë dollarë, pak më pak se gjysmën, falë mbi të gjitha SpaceX dhe rritjes së aksioneve të Tesla (+ 44%). Nëntorin e kaluar ishte qenia e parë njerëzore që tejkaloi shifrën e 300 miliardë dollarëve, e cila ‘u ul’ për shkak të rënies prej 15% të aksioneve të Tesla, pasi vetë Musk njoftoi se donte të shiste disa nga aksionet e tij (pikërisht për këtë arsye Musk ka shitur edhe 5 miliardë aksione Tesla).
Kush të tjerë kanë fituar më 2021: Top 10
Në vend të dytë janë Gautam Adani me familje:
sipërmarrësi indian ka një pasuri prej 81.1 miliardë dollarësh dhe në vitin 2021 fitoi plot 52.5 miliardë të mira falë kompanisë së energjisë elektrike Adani Transmission (+ 330% në bursë) dhe falë konglomeratit. Adani Enterprises (250%).
Në vendin e tretë është Larry Page,
njëri nga dy themeluesit e Google, i cili ka një pasuri prej 126.3 miliardë dollarësh, i cili vetëm vitin e fundit fitoi 49.1 miliardë dollarë. Më shumë se partneri i tij Sergey Brin (pasuria: 121.7 miliardë dollarë), i cili ‘ndaloi’ në 46.7 miliardë dollarë të cilët e ngjitën në vendin e 5-të.
Midis të dyve është Larry Ellison,
që i ka parë aksionet e tij në gjigantin e softuerëve Oracle të rriten me 36% (duke rritur asetet e tij me 47.5 miliardë dollarë, që shkuan në 135.7 miliardë dollarë).
Në vend të 6-të Bernard Arnault me familje,
që me rritjen e çmimit të aksioneve të LVMH fitoi 43 miliardë dollarë (pasuria: 193.9 miliardë dollarë), duke dalë përpara Steve Ballmer (+32.3 miliardë dollarë, pasuria prej 107.5 miliardë dollarësh), ish CEO i Microsoft, aksionet e të cilit janë rritur me 45% këtë vit.
Më modeste rritja e miliarderëve kinezë, e cila në përgjithësi ishte + 4% në krahasim me 2020-in: Zhang Yiming,
i cili ka një pasuri prej 59.4 miliardë dollarësh, ka fituar 31.7 miliardë dollarë falë TikTok. Më shumë se Robin Zeng: sipërmarrësi nga Hong Kongu, një nga furnizuesit më të mëdhenj në botë të baterive për automjetet elektrike, ka fituar 26.8 miliardë dollarë, duke e çuar pasurinë e tij në 57.6 miliardë dollarë.
Në vendin e 10-të është Bill Gates:
pasuritë e tij vlerësohet në 139.2 miliardë dollarë, më 2021 ka fituar 18.9 miliardë dollarë falë Microsoft dhe kompanive si Republic Services dhe Berkshire Hathaway.
Bezos jashtë Top 10: ja arsyeja
Njeriu i dytë më i pasur në botë, Jeff Bezos (ja pse Musk është edhe tallur me Bezos), është me rreth 70 miliardë dollarë pas Musk, por sidoqoftë jashtë top 10 të atyre që u pasuruan më shumë më 2021. Arsyeja është e thjeshtë: në vitin që po mbyllet, babai i Amazon e ka parë pasurinë e tij të rriten me ‘vetëm’ 6 miliardë dollarë.