Forbes ka publikuar një listë të personave më të pasur në botë dhe në vend të parë ishte Jeff Bezos, themeluesi i Amazon. Sigurisht, ai nuk është i vetmi që mburret me pasurinë e tij. Në fakt janë edhe shumë figura politike dhe liderë që mburren me pasuri të paimagjinueshme.
Vazhdojmë më poshtë dhe do të zbulojmë se cilët janë figurat më të pasura publike dhe madje mund të fshehin më shumë pasuri nga sa mendojmë!
17 – Ilham Aliyev
Pasuria e vlerësuar – 500 milion dollarë
Presidenti aktual i Azerbajxhanit ka një pasuri personale gjigande. Fiton rreth 228,000 dollarë në vit, por vlerësohet se mund të ketë shumë më tepër pasuri. Sipas Washington Post, më 2010, djali 12-vjeçar i presidentit ka blerë nëntë ndërtesa luksoze në jug të Dubait, duke shpenzuar rreth 44 milionë dollarë.
16 – Wen Jiabao
Pasuria e vlerësuar – 2.7 miliardë dollarë
Ish-kryeministri kinez duket se është një tjetër njeri me një pasuri të madhe. Ka sunduar nga viti 2003 deri më 2013 dhe gjatë asaj kohe ka grumbulluar një pasuri që e ka bërë një nga njerëzit më të pasur në botë.
15 – Isabel dos Santos
Pasuria e vlerësuar – 3.4 miliardë dollarë
Biznesmenja, vajza e madhe e ish-presidentit të Angolës, José Eduardo dos Santos, është gruaja më e pasur në Afrikë. Sipërmarrësja ka biznese në Angola dhe Portugali dhe operon në sektorë të tillë si telekomunikacioni, bankat, energjia dhe tregtia me pakicë.
14 – Hans-Adam II
Pasuria e vlerësuar – 4 miliardë dollarë
Princi 73-vjeçar i Lihtenshtajnit është monarku më i pasur në Evropë. Siç ka zbuluar Express, princi zotëron një koleksion të pasur të artit antik që vlen një pasuri më vete, prona të ndryshme, pallate dhe është kreu i bankës që i përket familjes së tij.
13 – Kim Jong-un
Pasuria e vlerësuar – 5 miliardë dollarë
Udhëheqësi i Koresë së Veriut është një tjetër njeri i fuqishëm që mburret me një pasuri shumë të madhe. Pasuria e tij vjen nga trashëgimia e babait dhe gjyshit, siç raportohet nga International Business Times.
12 – Dawood Ibrahim
Pasuria e vlerësuar – 6.7 miliardë dollarë
I konsideruar si një nga kriminelët më të pasur në histori, në vitet ’70 themeloi D-Company në Mumbai. Të kurrikulumin e tij mbizotërojnë krime si mashtrim, komplotin dhe krim i organizuar, sipas Interpolit.
11 – Khalifa bin Zayed Al Nahyan
Pasuria e vlerësuar – 15 miliardë dollarë
I njohur si Sheikh Nahyan, është kreu aktual i shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Emir i Abu Dhabit. Pasuria e tij nuk është vlerësuar me ekzaktësi, por mendohet të jetë shumë më e madhe nga sa mund të mendohet, veçanërisht pasi ndër zotërimet e tij bie në sy një jaht që i vetëm vlen rreth 622 milionë dollarë, sipas Thrillist.
10 – Zine al Abidine Ben Ali
Pasuria e vlerësuar – 17 miliardë dollarë
Presidenti i Tunizisë midis viteve 1987 dhe 2011, ish-lideri ka një pasuri të pallogaritshme. Pavarësisht se u rrëzua nga pushteti me të famshmin “Revolucion të Jaseminit”, Zine Al Abidine Ben Ali vazhdoi të grumbullonte një pasuri të madhe.
9 – Hassanal Bolkiah
Pasuria e vlerësuar – 20 miliardë dollarë
Sipas The New York Times, Sulltani dhe Monarku i Bruneit zotëron rezidencën më të madhe mbretërore në botë, me 1788 dhoma. Pasuria e tij vjen kryesisht nga shitja e naftës dhe gazit.
8 – Bhumibol Adulyadej
Pasuria e vlerësuar – 30 miliardë dollarë
Ish-mbreti i Tajlandës sundoi nga viti 1946 deri në vdekjen e tij më 2016. Gjatë mbretërimit të tij 70-vjeçar, grumbulloi një pasuri të pamasë, e cila u trashëgua nga i biri Maha Vajiralongkorn, mbreti aktual në fuqi.
7 – Ali Abdullah Saleh
Pasuria e vlerësuar – 30 deri në 62 miliardë dollarë
Ali Abdullah Saleh (1942-2017) ka qenë president i Republikës Arabe të Jemenit nga viti 1978 deri më 1990. Gjatë jetës së tij grumbulloi një pasuri të pamatë, aq sa vlera e saktë e saj ende nuk dihet.
6 – Hosni Mubarak
Pasuria e vlerësuar – 70 miliardë dollarë
Ka qenë president i Egjiptit nga viti 1981 deri më 2011, përpara se të rrëzohej gjatë “Pranverës Arabe”. Sipas një artikulli në The Washington Post, Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera botërore besojnë se ish-presidenti Mubarak mund të ketë pasuri më të madhe se sa dihet, si ar dhe para të padeklaruara.
5 – Bashar al-Assad
Pasuria e vlerësuar – 122 miliardë dollarë
Burimet zyrtare zbulojnë se pasuria e Bashar është rreth 1.5 miliardë dollarë, por ato mund të jenë shumë më të mëdha. Siç zbulon LiveLeak, mendohet që presidenti sirian të ketë një pasuri më të madhe se 120 miliardë dollarë.
4 – Muammar Gadaffi
Pasuria e vlerësuar – 200 miliardë dollarë
Para fundit të tij tragjik, ish-diktatori libian kishte një pasuri të pamasë, aq sa konsiderohej një nga njerëzit më të pasur në planet. Koloneli libian, i cili vdiq më 2011, besohet se ka fshehur më shumë se 200 miliardë dollarë në llogari sekrete, fryt i investimeve në pasuri të paluajtshme dhe korporatative në mbarë botën, raporton Los Angeles Times.
3 – Vladimir Putin
Pasuria e vlerësuar – 200 miliardë dollarë
Sipas CNBC, presidenti i Rusisë mund të jetë edhe më i pasur se Bill Gates dhe Jeff Bezos. Dyshimet për vlerën e saktë të aseteve të Putinit u ringjallën kur ish-presidenti i një fondi amerikan investimesh, Bill Browder, deklaroi se pasuritë e liderit rus i kalonin 200 miliardë dollarët, lajme të raportuara edhe në Komitetin e Drejtësisë të Senatit të Shteteve të Bashkuara.
2 – Famiglia Rothschild
Pasuria e vlerësuar – 350 miliardë deri në 2 trilion dollarë
Kjo familje hebreje, me origjinë nga Hamburgu (Gjermani), ka themeluar një perandori të vërtetë bankare të përhap në të gjithë Evropën. Sipas Celebrity Net Worth, pasuria e tyre do të arrinte miliarda e miliarda dollarë.
1 – Dinastia saudita
Pasuria e vlerësuar – 1.4 trilion dollarë
Dinastia e sauditëve ka një pasuri që vlerësohet në rreth 1.4 trilion dollarë, sipas faqes së internetit të House of Saud. Pasuria e tyre vjen kryesisht nga biznesi i naftës.
Përgatiti për gazetatjeter.net, Dardan MITROVICA