Cila është sot makina më e shpejtë në botë? Cilat karakteristika e bëjnë atë superiore ndaj konkurrenteve? Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë me interes për shumë apasionantë të makinave dhe jo vetëm
Shpejtësia e ka magjepsur gjithmonë njeriun, duke u shndërruar një sfidë teknologjike dhe inxhinierike, e cila ka çuar në kapërcimin e kufijve dikur të paimagjinueshëm. Në botën e makinave, gara për shpejtësi ekstreme i ka dhënë jetë modeleve të jashtëzakonshme, të afta për të kombinuar fuqinë, aerodinamikën dhe materialeve avangardë, të fjalës më të fundit. Të shohim, pra, se cila makinë ka arritur primatin absolut, sa kushton një kryevepër e tillë teknologjike, makina të tjera super të shpejta dhe, meqë jemi këtu, cila është më e shpejta ndër makinat elektrike.
Më e shpejta sot
Aktualisht, makina më e shpejtë në botë është Koenigsegg Jesko Absolut, një kryevepër inxhinierike e projektuar për të thyer çdo rekord shpejtësie. Kjo supermakinë suedeze fuqizohet nga një motor V8 biturbo prej 5.0-litër, në gjëndje të nxjerrë deri në 1625 kuaj fuqi kur punon me karburant E85. Kambio e saj automatike Light Speed Transmission (LST) me 9 raporte garanton ndryshime të menjëhershëm marshi, ndërsa dizajni aerodinamik është optimizuar për të reduktuar rezistencën dhe për të maksimizuar penetrimin e ajrit.
Falë këtyre karakteristikave, Koenigsegg Jesko Absolut ka një shpejtësi maksimale teorike mbi 500 km/h, duke tejkaluar çdo makinë tjetër të prodhuar.