GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Charles Baudelaire, një histori mes poezisë, dashurisë dhe varësive
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Letra

Charles Baudelaire, një histori mes poezisë, dashurisë dhe varësive

By
Dardan MITROVICA
10/04/2024
10 Min Read
Share
SHARE

«Qytet shpues, qytet plot ëndrra, ku fantazma midis ditës sulmon kalimtarin! Misteret rrjedhin nga kudo si linfa”. Kështu shprehej Charles Baudelaire në një nga veprat e tij të shumta – në vargje apo prozë – që ia dedikonte qytetit ku lindi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës dhe vdiq në moshën dyzet e gjashtë vjeçare. Përpara se Napoleoni III ta transformonte atë në një kryeqendër plot hapësirë dhe madhështi, Parisi ishte një qytet i pashëndetshëm i mbushur me jetë, me rrugica të ngushta e të kequshqyera, në të cilat Baudelaire gjendej si mos më mirë. Një ambjent ideal për atë popullatë të luhatshme bohemësh – të rinjsh letrarë a artistë, të gjithë të varfër, rebelë e në kërkim të kënaqësisë – i të cilit poeti ishte një nga përfaqësuesit më tipikë.

Charles Baudelaire lindi në Paris më 1821. I ati ishte një funksionar i butë civil gjashtëdhjetë vjeçar, i cili vdiq vetëm gjashtë vjet pas lindjes së tij. E ëma u martua shpejt me ushtarakun e karrierës Jacques Aupick, që më kot u përpoq ta shtynte djaloshin për në rrugën e duhur. Charles ishte një djalë me një imagjinatë të tërbuar dhe intolerant ndaj rregullave. “Shumë i shpërqendruar”, “i çrregullt”, “i lehtë në sjellje dhe karakter të padisiplinuar” thuhet në raportet e mësuesve të liceut, nga ku u përjashtua pasi nuk pranoi t’i dorëzonte një shënim të dhënë nga një shok klase duke e gëlltitur përpara mësuesit.

I vazhdoi studimet privatisht, gjë që e mundësonte të frekuentonte bashkë me miqtë tavernat dhe bodellot. Me shpresën për ta larguar nga kjo jetë, njerku e dërgoi në Kalkuta me qëllim formësimin e tij, por në ishujt Mauritius, djaloshi Charles u rebelua dhe gjeti një anije që e riktheu në Francë.

Arti i shpërdorimit

Njëzet e një vjeç, në moshë madhore sipas ligjit të kohës, Baudelaire përfitoi trashëgiminë e të atit dhe filloi ta harxhonte me grushta në veshje elegante, piktura, libra, verë dhe prostituta. Shpejt u mbulua nga borxhet dhe në atë pikë të jetës ndërhyn familja duke i imponuar një kujdestar ligjor për pasurinë, i cili përgjatë gjithë pjesës tjetër të jetës i lidhi vetëm një të ardhur modeste mujore. Pavarësisht kësaj, Baudelaire vazhdoi të shpërdoronte sa më shumë që të mundte, duke ndryshuar vazhdimisht banesë që t’i shpëtonte kreditorëve.

Këto sjellje i shërbenin për të qetësuar ankthet e përditshme, nevojën për ekstazë dhe ndjenjat e dhunshme. Zbuloi hashashin në papafingon e banesës së një ish shoku të klasës, nën formën e “reçelit” të kanabisit të gjelbër, dhe nga 1841 e tërhoqi përdorimi i laudanit: një lloj opiumi i holluar në alkool, një “mikeshë e vjetër dhe e tmerrshme” do të rrëfente dekada më vonë. E përdorte për t’i shpëtuar ankthit dhe depresionit dhe për të lehtësuar dhimbjen prej sifilizit që kishte marrë nga një prostitutë.

Në këto vite takoi gruan me të cilën ndërtoi marrëdhënien më të rëndësishme të jetës së tij, Jeanne Duval, një aktore metise haitiane tepër tërheqëse, prej tij e pagëzuar si “gjarpëri vallëzues” dhe shtratin e së cilës e përkufuzonte si një “ferr”. Duval ishte gruaja perfekte dhe njëkohësisht e tmerrshme për Bodlerin: ajo bënte një jetë të shthurur po aq në mos më shumë se ai, me të njëjtën intolerancë për rregullat, besnikërinë dhe anë të tjera të jetës. Marrëdhënia e tyre do të zgjasë dekada dhe nuk do të kishte asnjë moment qetësie, nën një alternim të përhershëm pasioni, tërbimi, zhgënjimi dhe beteje. Megjithatë, mes grave të dashuruara prej tij, Duval ishte ajo me të cilën Baudelaire mbajti marrëdhënien më të gjatë, që nuk u ndërpre as kur ajo, tashmë e moshuar, u paralizua.

Ekseset dhe vështirësitë financiare nuk e larguan Charles nga vokacioni i tij si shkrimtar. Botoi shumë artikuj kritikë letrarë dhe artistikë, të cilët i mundësuan të ekspozonte filozofinë e tij personale të poezisë dhe artit. Suksesi i tij më i madh tregtar ishte përkthimi i tregimeve dhe eseve të Edgar Allan Poe, shkrimtarit amerikan me të cilin shihte një afërsi shpirtërore. Por veprat e tij më të rëndësishme ishin poezitë e shkruara pothuajse në fshehtësi dhe të mbledhura nën titullin “Lulet e së keqes”, ku lartësonte drogën, ankthin e të jetuarit, ekstazën dhe epshin, dashuritë e ndryshme dhe vdekjen. “Një libër mizor në të cilin kam vënë gjithë zemrën time, butësinë time, urrejtjen time”, do të rrëfejë ai.

Baudelaire donte të botonte një vepër që do t’i tregonte botës gjenialitetin e tij, por e dinte se një libër i tillë mund ta fuste në telashe. Që nga viti 1851, Franca jetonte nën perandorinë e Napoleonit III, një regjim autoritar dhe konservator që i kishte dhënë fund republikës së shpallur më 1848 dhe që mbështetej në një aleancë të ngushtë me Kishën Katolike. Qeveria perandorake u përpoq të paraqitej si garante e rendit dhe moralitetit, dhe shkrimtarë të ndryshëm ishin përndjekur për gjoja paturpësinë e veprave të tyre: më i fundit në rradhë romancieri Flober, i cili sidoqoftë u shpall i pafajshëm.

Baudelaire kështu mori masa. Më 1855 botoi tetëmbëdhjetë poezi nga libri i tij në një revistë të respektuar, Revue des deux mondes; më pas fshiu disa veçanërisht të guximshme nga botimi përfundimtar, kopje të të cilave ua dërgoi ministrave dhe prefektit të policisë. Por e gjitha kjo rezultoi e padobishme.

Më 7 korrik 1857, dy javë pas botimit të librit, një artikull i dhunshëm kundër “imoralitetit” të Lulet e të Keqes u shfaq në Le Figaro. Ministria e Brendshme përpiloi menjëherë një raport ku konkludonte se “libri i zotit Baudelaire” ishte “një nga ato botime të pashëndetshme dhe thellësisht imorale, të destinuara të shkaktonin një skandal të madh”. Kopjet e ofruara për shitje u sekuestruan dhe zyra e prokurorit të Parisit akuzoi Baudelaire-in për fyerje të moralit fetar dhe publik.

Një dënim poshtërues

Baudelaire u mbështet nga disa prej figurave kryesore letrare nëpër gazeta dhe u përpoq të përdorte kontaktet e tij për të ndikuar në ministri dhe gjyqësor. Më 20 gusht 1857, përpara dhomës së gjashtë gjyqësore të Paris mbahet seanca. Prokurori Pierre-Ernest Pinard vendosi të përqëndrojë akuzat mbi krimin e fyerjes së moralit publik. Baudelaire dhe botuesi i tij u dënuan me gjobë respektivisht treqind e njëqind franga, si dhe me eliminimin e gjashtë poezive nga botimi Lulet e së Keqes. Edhe pse asnjëra nga këto nuk ishte tamam pornografike, disa ishin shumë krudo, si ajo me titull “Asaj që është shumë homoseksual”, në të cilën autori shkruante se do të kishte dashur të “dënonte mishin” e të dashurës të tij dhe më pas “t’i injektonte helmin e tij” (sifilizi). Të tjera poezi lëvdonin hapur dashurinë homoseksuale femërore.

Në terma materiale, dënimi nuk ishte shumë i rëndë për Bodlerin. Falë ndërhyrjes së perandoreshës Eugenie d’Montijos, gjoba u reduktua në pesëdhjetë franga dhe skandali nuk e pengoi qeverinë t’i jepte dy ndihma financiare prej dyqind e pesëdhjetë dhe dyqind franga vitin pasardhës. Por episodi rezultoi për poetin të ishte një poshtërim, që i rriti pakënaqësinë e tij ndaj botës.

Baudelaire vazhdoi të shkruante dhe e pasuroi Lulet e së Keqes me poezi të reja, por ribotimi nuk pati shumë sukses. I zhgënjyer nga Parisi dhe Franca, u përpoq të bënte një turne konferencash në Belgjikë, por pritja ishte e vakët dhe publiku ishte e vogël.

Edhe pse ende në të dyzetat, fiziku i tij ishte konsumuar nga një jetë e e çrregullt dhe nga sifilizi që pësoi kur ishte i ri. Gjatë një shëtitjeje u godit nga paraliza e cila në pak muaj e çoi në varr. Triumfi i tij do të vinte pas vdekjes, falë shkrimtarëve dhe artistëve që do ta ndiqnin në vazhdën e veprës së tij halucinative dhe të gjallë.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Nga Rudyard KIPLING – Nëse…
Nga Dardan MITROVICA – Gabriel García Márquez, gjeniu i përjetshëm i Aracataca-Macondo
Zija ÇELA – Fytyrë gruaje në gjumë…
Migjeni, mes engjëjve, histerisë e skizofrenisë
Zija ÇELA – Na u thaftë goja, kur …
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article 25 mesfushorët qendrorë më të mirë në botë
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – Olta e fushës së Gjallicës, si Olsi i Edit të Xibrakës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

GazetaTjeter
02/06/2025
3 Min Read
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?