GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Çfarë tregon duartrokitja e socialistëve në kuvend për Altin Dumanin
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Çfarë tregon duartrokitja e socialistëve në kuvend për Altin Dumanin

By
GazetaTjeter
16/07/2024
7 Min Read
Share
SHARE

Përgjigjet e Altin Dumanit në parlament nuk zbuluan asgjë të re nga dosjet e rënda të politikës që ka në dorë SPAK. Si për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për Charles McGonigal, sterilizimin, shembjen e teatrit, arrestin shtëpiak të Berishës apo përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen “Xibraka”, shefi i SPAK e anashkaloi kuriozitetin e deputetëve me justifikimet klishe se “dosja është në hetim” dhe se “prokurorët janë duke mbledhur prova”.

Por seanca pati vlerë për të kuptuar diçka më shumë nga dilema që mbart SPAK që nga krijimi; Nëse e ka vënë në vështirësi mazhorancën qeverisëse me arrestimet që ka bërë? Apo se është pjesë e teatrit, që arreston peshqit e vegjël në qeveri dhe liderin e opozitës në anën tjetër, sipas një skenari që dirigjohet nga shefi i mazhorancës, Edi Rama?

Dihet se në mesin e opozitës dominon kundërvënia e ashpër ndaj SPAK.

Më besnikët e Berishisës u dëgjuan fort në seancë sot, kundër prokurorit që e mban të izoluar në shtëpi prej më shumë se 7 muajsh. Madje në një moment, i bezdisur nga fjalët e Flamur Nokës nga vendi, Dumani kërkoi ndihmën e drejtueses së seancës, Ermonela Felaj sepse nuk mund të fliste i qetë. Video më poshtë:

Por interesante në seancë ishte të shihej qëndrimi që mbajti ana tjetër e sallës, ajo anë ku ulen deputetët e Partisë Socialiste.

Ndryshe nga ç’thuhet e ndryshe nga çfarë propagandohet, këta nuk u duk të kishin ndonjë problem me kreun e SPAK, Altin Dumanin. Përkundrazi, e mbrojtën atë nga hamendësimet e opozitës.

Kur Dumani kthehej në të djathtën e tij, ai duhej t’i zgjidhte mirë fjalët, të justifikohej për hetimet dhe të mbrohej kur i kërkonin llogari.

Por kur kthehej në  anën e majtë, e prisnin pyetjet limonatë të tipit “Sa i ka ndihmuar hetimet zgjatja e afateve? A keni pasur rezultate? Si është bashkëpunimi me prokurorinë e përgjithshme?” nga Klotilda Bushka.

Aq i kënaqur ishte nga SPAK, deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu saqë shprehu idenë në formën e një pyetjeje që të hapeshin zyra të reja edhe në qytete të tjera. Idea u shoqërua me premtimin e Dumanit se do të ndodhte.

Një moment për t’u shënuar në seancë ishte ai kur Ermonela Felaj humbi durimin dhe i preu fjalën deputetes së PD, Elda Hoti, e cila po interesohej për hetimet e kompanisë “5D”, të drejtorëve të bashkisë së Tiranës, duke pyetur nëse sekuestro ishte e vonuar.

Teksa deputetja e PD Elda Hoti po fliste, ajo u ndërpre nga Ermonela Felaj që i bërtiti: “Ulu moj zonjë, ulu. Nuk do mbash fjalim këtu. Bëni pyetje, jo ligjërata…”.

U desh që deputetët e PD të çoheshin në këmbë në shenjë proteste, që Elda Hoti të merrte fjalën sërish.

Si të mos mjaftonte vigjilenca e Ermonela Felajt, ishte Ministri i Brendshëm, Taulant Balla që i doli në mbrojtje Altin Dumanit dhe kërkoi disiplinimin e fjalimeve të opozitës.

“Është qesharake ajo që po ndodh, kur pjesa më e madhe e pyetjeve nuk kanë të bëjnë fare për atë që jemi mbledhur. Zonja drejtuese e seancës do t’ju kërkoja që t’i referohemi saktësisht nenit 103” u shpreh Balla.

Për sa kohë Altin Dumani ishte në foltore, socialistët u shndërruan në avokatë të zellshëm të prokurorit që thuhet se po bën kërdinë në radhët e Partisë Socialiste. Edhe vetë Dumani tentoi që ta shprehë këtë ide që qarkullon në opinionin publik. Video poshtë:

Kur vuri re pakënaqësinë e opozitarvëve, ai lëshoi një pasthirrmë ironie: “Mirë! Shyqyr që erdhi kjo ditë! Kur të arrestosh një ish-ministër, një ish-kryeministër, gjyqtarë, prokurorë apo deputetë nuk ke bërë asgjë… apo ish-zv.kryeministër!”

Në fakt, shifrat janë në anën e tij. Gjahu i SPAK është i bollshëm; Një ish-zv.kryeministër si Arben Ahmetaj, një ish-ministër Shëndetësie si Ilir Beqaj, një ish-ministër Mjedisi si Lefter Koka, një ish-kryebashkiak si Vangjush Dako, një tjetër si Jorgo Goro, një deputet si Alqi Bllako, Arben Ndoka etj.

Po ashtu SPAK po heton pasurinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt, ka thirrur për të marrë në pyetje ish-ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ka marrë në pyetje ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ish-drejtorin e legalizimeve, Artan Lame etj.

Por me të gjithë këta ish-drejtues socialistë që ka hetuar dhe ka burgosur, sërish Dumani dhe kolegët e tij në SPAK nuk e kanë lëkundur ngrehinën që mban në pushtet të njëjtët njerëz prej 13 vitesh.

Madje në hetimet që kanë bërë, ata kanë shmangur gjithnjë njeriun që udhëheq socialistët, kryetarin e tyre Edi Ramën. Provë e kësaj është edhe fakti se Rama është nga të paktët politikanë që nuk është thirrur asnjëherë në SPAK, qoftë edhe për t’u marrë në pyetje në lidhje me dosjet që e prekin si kryeministër.

Prandaj, kur ai foli në parlament, socialistët e lanë të flasë pa e shqetësuar, e mbrojtën nga akuzat e opozitës, madje e duartrokitën në fund, jo se është ndonjë “hero i fëmijëve tanë”, por se nga mënyra si e trajtuan në Kuvend, e konsiderojnë hero të partisë.

Video më poshtë, kur vetëm gjysma e sallës, nga ana e socialistëve e duartroket Altin Dumanin në fund të fjalës së tij.

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Agim XHAFKA – Nuk duam as drita, as ujë. Duam që qeveria të thyejë qafën!
Next Article Nga Armand MAHO – Zbythja me Belerin, sikleti me Dumani si qerthull vicioz i qesharakut Rama!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?