GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Çfarë ndodh në të vërtetë pas vdekjes? Ja disa prej teorive më të përhapura në botë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Mistere, mite, enigma

Çfarë ndodh në të vërtetë pas vdekjes? Ja disa prej teorive më të përhapura në botë

By
Dardan MITROVICA
31/12/2024
8 Min Read
Share
SHARE

Për shumë njerëz, frika e vdekjes lidhet drejtpërdrejt me frikën nga e panjohura. Çfarë ndodh kur vdesim? A shkojmë në parajsë, rimishërohemi duke u kthyer në një kafshë apo riprogramohemi në një simulim të madh?

Më poshtë do të zbulojmë disa prej teorive më të përhapura në këtë botën tonë të vjerër të cilat përpiqen të shpjegojnë një nga misteret më të mëdha me të cilat njeriu iu ka dashur të merret ndoshta që nga fillimet e tij primordiale!

Teoria e simulimit – Ke pasur ndonjëherë ndjesinë se gjithçka në jetë të ishte paraprakisht e planifikuar? Po sikur të ishte kështu edhe me vdekjn? Sipas teorisë së simulimit, jetët tona janë vetëm të dhëna sasiore në video lojën e një qenieje superiore.

Teoria rastafariane – Rastafarianët besojnë se jeta është e përjetshme. Vdesin vetëm ata që i shmangen të drejtës. Për këtë arsye, në kulturën e tyre nuk zhvillohen funerale.

Teoria e jetës që nuk mbaron kurrë – Teoria e jetës së pafund është një nga më origjinalet. Sipas saj, kush vdes, rilind përsëri në jetën tënde pa asnjë kujtim të jetës që së jetuar më parë.

Teoria kozmike – Sipas teorisë kozmike, koshienca jonë i përket universit dhe jo trupave tanë individualë. Kur vdesim vetëdija jonë rikthehet në kozmos.

Teoria budiste – Budistët besojnë në rimishërim pas vdekjes. Janë disa nivele në të cilat njeriu mund të rilindë pas vdekjes, pavarësisht nëse është zot, gjysmëperëndi, njeri, kafshë ose fantazmë.

Teoria e universit paralel – Teoria e universit paralel shpjeguar në filma të panumërt fantastiko-shkencorë, por a mund të jetë e vërtetë? Kjo teori thotë se kur të vdesim jetojmë në të njëjtin univers të mëparshëm, vetëm në një pjesë të ndryshme të kohës dhe hapësirës.

Teoria e ëndrrës – Po sikur të ishte vetëm një ëndërr? Sipas kësaj teorie, kur vdesim, zgjohemi nga një ëndërr e gjatë, e gjallë dhe konfuze.

Teoria Azteke – Vizioni i Aztekëve të lashtë për jetën e përtejme ndahej në tre shtigje: dielli, Mictlan dhe Tlalocan. Mënyra se si vdes përcakton jetën tuaj të përtejme. Ushtarët e rënë dhe gratë që vdisnin duke lindur bëheshin kolibra që ndiqnin diellin. Kush vdiste për një kauzë “më pak të lavdishme” shkonte në Mictlan. Dhe ata që vdisnin nga mbytja shkonin në Tlalocan.

Teoria e Platonit – Platoni besonte se bota fizike në realitet limiton njohuritë tona dhe se kur një person vdes, ai kalon në një jetë të re, më të kënaqshme. Kështu, vdekja do t’u jepte shpirtrave mundësinë për të gjetur ekzistencën e tyre të vërtetë.

Teoria e asgjësë – Po sikur kur të vdesim, gjithçka të bëhej e zezë sterrë dhe ne të zhdukemi përgjithmonë? Jo tamam një mendim ngushëllues.

Teoria mormone – Kisha e Shenjtorëve të Ditëve të Fundit beson se mormonët e mirë dhe të drejtë bëhen zota kur vdesin. Ndërsa jobesimtarët në botën e përtejme janë të dënuar.

Teoria e faraonit egjiptian – Faraonët egjiptianë besonin se vdekja ishte e përkohëshme. Për këtë arsye, mumifikonin trupat e tyre, në mënyrë që të ruhet për jetën e dytë.

Teoria e pasigurt – Gjithçka që dimë vërtet për vdekjen është ajo që i ndodh trupit fizik. Teoria e pasigurt e trajton këtë realitet të ftohtë, duke ia lënë pjesën tjetër debatit.

Teoria hindu – Hinduizmi beson në rimishërimin. Gjendja apo forma e një personi në jetën tjetër përcaktohet nga veprimet e tij gjatë jetës aktuale.

Teoria egocentrike – Mendon se je qendra e universit? Nëse po, atëherë teoria egocentrike e vdekjes mund të jetë ajo që bën për ty! Kjo teori thotë se universi fillon me lindjen tënde dhe përfundon me vdekjen tënde.

Teoria e ngrirjes – Disa njerëz mendojnë se duke u ngrirë pas vdekjes do ta ruajnë veten për të ardhmen.

Teoria e dëbimit – Kjo është një nga teoritë më të vjetra dhe ndoshta më të çuditshme. Sipas saj, universi është një tru gjigant në një trup njerëzor dhe individët janë thjesht qeliza. Kur një qelizë vdes në trupin e njeriut, ajo dëbohet, dhe ndoshta është kjo ajo që ndodh edhe me njerëzit në fund të jetës.

Teoria kristiane – Kristianët besojnë si në parajsë ashtu dhe në ferr. Nëse një person është i mirë dhe i drejtë, ai do të hyjë në botën e Parajsës. E nëse ai bën një jetë mëkatare plot me vepra të këqija, do të shkojë me patjetër në ferr.

Teoria nihiliste – Nihilizmi beson se të gjitha vlerat janë të pakuptimta dhe të pathemelta. Thënë kjo, një mënyrë vërtet nihiliste e qasjes ndaj vdekjes dhe jetës së përtejme është mendimi se përtej jetës nuk ka më asgjë.

Teoria pesimiste – Mos ndoshta kjo bisedë është e kotë sepse tashmë kemi vdekur? Kjo është ajo që mbështet teoria pesimiste.

Teoria e shumë botëve – Sipas teorisë së shumë botëve, kur vdesim, vdesim vetëm në këtë univers aktual. Por ka shumë universe të tjera atje ku mund të kalojmë.

Teoria e iluzionit – Teoria e iluzionit na thotë se bota është krijuar më shumë në mendjen tonë sesa në kuptimin e vërtetë, që do të thotë se e gjitha është një iluzion. Pra, sipas kësaj teorie, vdekja është një koncept i krijuar nga njeriu dhe edhe kur vdesim qëndrojmë sërish këtu.

Teoria e “vendit të mirë” – Një tjetër ide virale televizive e jetës së përtejme. Seriali i suksesshëm ‘The Good Place’ tregon historinë e protagonistëve që aksidentalisht hyjnë në Parajsë, një vend plot me akullore, kos, banesa të personalizuara dhe shpirtra binjakë.

Teoria e niveleve – Po sikur qeniet njerëzore të ishin vetëm niveli i parë i ekzistencës? Teoria e niveleve thotë se kur vdesim, e tejkalojmë formën tonë fillestare.

Teoria e pemës – A keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për Pemën e Jetës? Disa njerëz vendosin ta kuptojnë fjalë për fjalë duke u varrosur pikërisht nën një pemë. Në këtë mënyrë, trupi rikthehet në Tokë dhe ndoshta do të bëhet një pemë krenare në ekzistencën tjetër.

Ky artikull është përgatitur nga bashkëpunëtorë të jashtëm të gazetatjetër.net

Kutia e Pandorës, miti, legjenda dhe historia: pasojat e ndikimit mbi njerëzimin
Ungjijtë Gnostikë: A janë këta librat e humbur të Biblës?
Ngjarje të pabesueshme historike që askush s’di t’i shpjegojë
Sekretet më të errëta shtetërore të bëra gabimisht publike
Nga fantazma e Lady Diana te fantazma e Elizabeth I: historitë më rrëqethëse në oborrin e Windsor
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – Veliaj, ‘GJELDETI’ i Edi Ramës për 2025-ën
Next Article Nga Armand MAHO – 2024-a si viti i hajdutëve të rilindjes dhe SKY Ecc!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

GazetaTjeter
02/06/2025
3 Min Read
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?