GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Çfarë i ndan Albin Kurtin dhe Isa Mustafën
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shqiptare

Çfarë i ndan Albin Kurtin dhe Isa Mustafën

By
GazetaTjeter
29/01/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Negociatat për arritjen e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike janë në prag të dështimit. Palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e ngurta as pas takimit të së martës, që u konsiderua vendimtar, dhe i cili u mbajt me prezencën e pesë ambasadorëve kryesorë ambasadorëve dhe shefes së Zyrës së BE-së.

Asnjëra prej palëve nuk i ka shpallur të dështuara negociatat dhe nuk ka përjashtuar takimet e radhës, një javë para skadimit të afatit kushtetues për krijimin e qeverisë.

Deputetja Albulena Haxhiu, e propozuar nga Vetëvendosja për të mbajtur postin e ministers së drejtësisëu tha se Kurti e Mustafa nuk janë marrë vesh as që të takohen sërish, dhe kjo gjë, sipas saj, do të diskutohet nga liderët.

Midis palëve qëndron posti i kryeparlamentarit të zgjedhur, Glauk Konjufca, i cili në një marëveshje paraprake i ishte premtuar LDK, por që meqënëse marëveshja u nuk arrit, Vetëvendosja e propozoi vetë dhe e zgjodhi sëbashku me votat (75) e Isa Mustafës. Në këmbim të saj Albin Kurti ka ofruar dy poste më shumë në qeveri, përfshirë këtu edhe ministrinë e jashtme. Por Mustafa ka mbetur i palëvizshëm në qëndrimin e vet: “Ose kryeparlamentarin tani ose asgjë”. Kësaj kërkese LDK i ka shtuar edhe njëtjetër: “E marrim postin e kryeparlamentarit tani dhe ua dorzojmë pas një viti kur të marrim presidentin”.

Por Albuena Haxhiu e ka konsideruar këtë si një shaka: “Është përmbysje e vullnetit të 75 deputetëve. Është tallje që t’i themi kryeparlamentarit të zgjedhur në mënyrë demokratike hiqu, që të jetë dikush i LDK-së për disa muaj, pastaj ai të hiqet e të vijë dikush tjetër. Kjo është tallje me vendin. Kemi para vetes shumë zgjidhje të tjera, por kjo s’mund të bëhet nëse s’ka vullnet nga LDK-ja”

Pas takimit gati katërorësh në Kuvendin e Kosovës, Mustafa, tha se kur VV të pranojë kushtet e tyre, LDK do të jetë gati për ta nënshkruar koalicionin. “Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja që kemi ofruar kohët e fundit, është një zgjidhje që i kontribon një marrëveshjeje të balancuar. Nëse VV, si parti e parë, i pranon kushtet, ne jemi të gatshëm për ta bërë marrëveshjen”, ka thënë Mustafa.

Por sipas Albin Kurtit VV-ja nuk pranon ujdi të stilit “merre ose lëre”.

“Nuk ka përafrim të pozicioneve mes dy subjekteve. Ne i kemi dhënë dy propozime prejse kemi dërguar emrin tim tek presidenti për mandatarin, mirëpo për marrëveshje nevojitet pajtim i dyanshëm. Nuk mund të bëjmë marrëveshje merre ose lëre”, ka thënë Kurti pas takimit në një moment kur ka mbetur më pak sesa një javë nga afati që ai ka të paraqesë një qeveri të mbështetur nga një shumicë deputetësh.

Nëse VV dhe LDK dështojnë të krijojnë një qeveri, mundësitë mbeten tre. Ose Albin Kurti të vazhdojë përpara duke paraqitur një kabinte të pakicës, duke besuar se LDK do ta respektojë fjalën e dhënë publikisht për të mbështetur qeverinë pa marrë pjesë në të.

Obsioni i dytë është që pas skadimit të mandatit të kurtit, presidenti Thaçi të mandatoje dikë nga LDK për kryeministër dhe të realizohet një qeveri së bashku me AAK e Haradinajt, e cila do i leverdiste edhe PDK-së.

Ndërsa version i tretë janë zgjedhjet e reja.

Nga Çim PEKA – Abdixhiku, ‘Luli’ i Ramës në Prishtinë!
​146 vjet nga Lidhja e Prizrenit
Fitoi Kosova, ra Serbia. Asambleja e KiE voton pro antarësimit
16 vjet shtet i Pavarur, Kosova sot feston
Ambasadori Hovenier, si minues i pavarësisë së Kosovës
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article ERTV “e vërteta”, mediat italiane, franceze e gjermane janë kazan
Next Article Çokollata dhe vera, sekreti i rinisë së përjetshme

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?