GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Çfarë duhet të kuptojmë nga shpërthimi makabër i Ramës për tragjedinë e Himarës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Çfarë duhet të kuptojmë nga shpërthimi makabër i Ramës për tragjedinë e Himarës

By
GazetaTjeter
04/08/2022
3 Min Read
Share
SHARE

Tragjedia e Himarës është një nga ato ngjarje që e detyron atë që është në pushtet, të shikojë nga vetvetja, të reflektojë për sistemin që ka ngritur dhe natyrisht të durojë, ashtu siç ndodh në çdo vend demokratik edhe fortunën, shpesh herë në tejkalim të masës, që prodhon zemërimi qytetar në fatkeqësi të tilla.

Por me sa duket Edi Rama nuk i përket kësaj race politikanësh demokratë. Ai ka reguar në një mënyrë gati makabre në rrjetet e tij sociale duke u përpjekur ta vërë theksin, nga përgjegjësia shtetërore për këtë krim, në “ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s’lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë”.

Në reagimin që kryeministri ka bërë, nuk ndjen as shqetësimin minimal për të kërkuar përgjegjësi personale për atë që nuk ka funksionuar, as empathinë për të kuptuar revoltën e atyre që kanë qenë të martën në plazhin e Potamit, as zemërdridhjen e atyre prindërve me fëmijë të vegjël që i drejtohen me ndrojë plazheve, nga frika e motorëve të pakontrolluar dhe skafeve maramendës, as zemërimin e atyre që kuptojnë për të disatën herë se cilët janë heronjtë realë të “policisë që duam”.

Jo, askënd nga këta kryeministri nuk e përfill dhe pikërisht në ditën më të gabuar ai reket të ngulisë të vërtetën e tij absurde për relitetin, atë se ky është një sezon turistik perfekt.

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Dhe e bukura është që në optikën e kryeministrit të gjithë ata, që ndihen të prekur, të revoltuar, të indinjuar, apo që nuk e besojnë ëndrrën: “Shqipëria, kampion rajonal i turizmit” nuk mund të jenë gjë tjetër veçse pjesë e çetave “të udhëhequra nga nongratat dhe nga ata me identitet të dyfishtë”.

Pra ky reagim me fjalor makabër, për të barabitur me Berishën apo Metën dhe për të etiketuar si çeta të opozitës këdo që ka shpërthyer qoftë edhe në mënyrë të ekzagjeruar, i prekur nga ngjarja e vrasjes së 7 vjeçares Jonada Avdia, tregon për mentalitetin e Edi Ramës, ndofta më shumë sesa mënyra si fiton zgjedhjet, se si bën luftën politike në parlament apo se si firmos për inceneratorët. Mendësia autarkike është e dukshme: Nëse shqetësoheni për pasigurinë e fëmijëve tuaj, nëse klithni për mosbesimin tek policia, nëse kërkoni garanci dhe mbrojtje nga shteti për të cilin paguan taksa, jeni “non grata” si Saliu, apo spiunë si Iliri. Sepse në këtë vend nuk mund të ekzistojë e vërtetë tjetër përpos asaj që çertifikon Edi Rama.

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Kim MEHMETI – ‘Presidenti i ri i Shqipërisë së Piktorit’
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Zelensky i Kosovës dhe aleatët e Putinit në Ballkan!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Shëndet

Birrë apo verë? Debati i vjetër që shkenca ende po e mat me kujdes

07/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?