GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Çfarë duhet të bëni dhe nuk duhet të bëni nëse jeni të rrethuar nga një tufë me qen encacakë?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Kafshë

Çfarë duhet të bëni dhe nuk duhet të bëni nëse jeni të rrethuar nga një tufë me qen encacakë?

By
GazetaTjeter
14/02/2024
5 Min Read
Share
SHARE

Nëpër rrugët tona tashmë është bërë e zakonshme të shohim qark nesh, veçanërisht gjatë natës, një qen apo një tufë qensh endacakë që në gjuhën e përditshme i quajmë edhe ‘qen rrugaçë’. Nuk ka rëndësi se si dhe pse enden rrugëve. Është tjetër diskutim ai. Sot po flasim për faktin kur në një moment të caktuar, gjendesh i rrethuar prej një tufe të tillë. Atëherë?

Qentë, qofshin endacakë, rrugaçë, apo jo, të gjithë ruajnë instinktin grabitqar të Ujkut.

E thënë më thjesht, mund të thuhet pa asnjë dyshim se në çdo qen ndodhet, thellë-thellë, një Ujk dhe instinkti i ujkut nuk humbet kurrë, pavarësisht kryqëzimeve të shumta dhe bashkëjetesës mijëravjeçare njeri-qen.

Tufat e qenve rrugaçë janë padyshim më të rrezikshëm se një tufë ujqërish, kjo jo për shkak të forcës apo agresivitetit të dy grupeve, por për faktin se Ujqërit priren t’i shmangin njerëzit, duke pasur, jo frikë, por një mosbesim atavist ndaj njeriut; ndërsa qentë rrugaçë, nuk kanë frikë apo hezitim të afrohen me njeriun dhe me hapësirat e tij.

Lexo më shumë

Ja 10 kafshët më të lezetshme në botë, disa jetojnë edhe mes nesh
Një qen për fëmijët? Ja kush janë 30 racat më të mira
Një qen në shtëpi të shton jetën (e thotë shkenca)
Marrin shtëpi për pushime por pishinën e pushtojnë arinjtë
Papagajt pushohen nga puna në zoo sepse fyejnë vizitorët me gjuhë të pahijshme

Tufa e endacakëve nuk ka tendencë të sulmojë njerëzit, e kanë më të leverdisshme të bashkëjetojnë me ta dhe të shfrytëzojnë atë që hidhet nga njerëzit, por nëse për arsye të ndryshme, të cilat për momentin nuk mund t’i hamendësojmë, ka ndërmend të sulmojë një njeri, do bëjeni para së gjithash ndaj një personi të izoluar, gjithnjë për shkak të instinktit të Ujkut që përpiqet të izolojë gjahun më të dobët, të dëmtuar apo të sëmurë.

Nëse papritmas, në një moment të jetës tënde gjendesh në këtë situatë, atëherë më së pari, ajo që duhet demonstruar është mungesa e frikës, një qëndrim në vend dhe i vendosur, shenjë shëndeti dhe force kjo, dhe jo të nxitet tufës me gjeste sfiduese, ndoshta duke u përpjekur për t’i përzënë nëpërmjet gjesteve të ndryshme.

Një shkop apo objekt tjetër i gjatë i frikëson qentë dhe ka mundësi t’i bëjë ata që të ndalojnë sulmin, por duke supozuar se je vetëm, pa shkop dhe me një tufë endacakësh që të vijnë përballë, atëherë absolutisht duhet që të sigurohesh që të mbrosh kurrizin, të mbështetesh në një mur, në një makinë, a në një pemë të madhe, me pak fjalë nuk duhet të lejosh që të rrethohesh. Nëse vëren se grupi po përpiqet të krijojë një rreth rreth teje, atëherë është pothuajse e sigurt që do të të sulmojnë.

Atëherë duhet vëzhguar me kujdes sjellja e tyre dhe të përpiqesh të kuptosh se është qeni alfa, ai i pari i tufës, ai që në përgjithësi do të të ndalojë përballë me një qëndrim kërcënues dhe i vëmendshëm ndaj lëvizjeve të tua, duke urdhëruar pjesëtarët e tjerë të tufës të të rrethojnë.

Nëse nuk ke ku mbështetesh, pra të sigurosh kurrizin, nuk ke shkop, je vetëm, nuk ke shumë se ç’të bësh; qëndro në vend, duke treguar vendosmëri por pa sfidë dhe duke mos u përpjekur të bësh veprime të tilla sikur je duke thirrur dike, duke treguar duart apo të bësh gjeste të tjera miqësore, tufa mund t’i interpretojë si dobësi.

Tani një eksperiencë personale: kohë më parë isha në kodër për një shëtitje në pyll, vetëm, kisha një çantë shpine të vogël mbi supe dhe një pelerinë, shishe uji dhe objekte të tjera, kur befas, rreth 10 metra larg meje, nga një një rrip anësor toke zbresin përgjatë shtegut tre qen të mëdhenj të racave të përziera që shfaqen para meje dhe ia nisin një të lehin, fillimisht lehtas, ulin kokën dhe rreshtohen para meje. Menjëherë hoqa çantën e shpinës dhe e shtrëngova me njërën dorë ndërsa me tjetrën mbaja pelerinën shumë dukshëm dhe lart, qëllimi im ishte të “zgjeroja” siluetën time, doja të bëhesha më i madh dhe më i fortë në sytë e tyre, hodha këmbën e djathtë pak përpara dhe lëviza trupin pak anash sikur do sulmoja, e mbaja shikimin ngultazi mbi qenin në të djathtë, jo te qeni alfa. Të tre patën një tundim të lehtë, një pavendosmëri mbi se çfarë të bëjnë, unë përfitova menjëherë dhe bëra një gjysmë hapi përpara, i qetë. Qeni alfa ndoshta më konsideroi një “pre” luftarake dhe ndoshta prandaj vendos që do të ishte më mirë të shikonte diku tjetër.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Kuno, qeni që shpëtoi ushtarët në Afganistan
Winslow, macja që i bie pianos për të lajmëruar shoqen e saj njerëzore se dëshiron ushqim
11 gjëra që mund të parandjejnë qentë
Ngec në motorin e Audi A3, kotelja shpëtohet nga zjarfikësat-mekanikë
Macja që jeton në Hagia Sofia, një yll i vërtetë në web
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Beteja kundër alkoolit dhe zia: Rio Ferdinandi tjetër
Next Article Nga Agim XHAFKA – Censusi i plehrave
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?