Njeriu që i ktheu krahët Napolit dhe gruas Soledad ka tradhëtuar edhe një herë PSGnë. El ‘Matador’ ka refuzuar të luajë në Champions në verë për të qenë gati për të ikur. DS Leonardo kishte parathënë qëndrimin e tij pas kupës. Bomberi uruguajan e mori si një mospërfillje: “Më mirë po iki vetë më parë”…
Huqi i tradhtisë e ka mbërthyer përsëri Matadorin. Edinson Cavani ra sërish, njeriu i pasioneve që braktisi Napolin brenda natës për të shkuar në Paris në këmbim të një çeku për 64 milionësh, i shpërblyer nga një rrogë milioneri dhe një dush fërshëllimash një vit më vonë, ai që madje edhe gruan e tij Soledad e akuzoi për pabesi, tani ai ka “tradhtuar” edhe Psg.
Kontrata e tij skadon më 30 qershor, skuadra e ka fituar tashmë kampionatin francez të pezulluar prej pandemisë: megjithatë, ka ende për të parë. Është Championsi, turneu i ambicjeve dhe frustimeve të sheikëve pasanikë katariotë. Ai nuk do ta luajë: nuk pasti asnjë mënyrë për ta bindur atë që të zgjasë qëndrimin deri në fund të turneut, siç sugjeron “ngrohtësisht” Fifa. Është një nga anomalitë e një sezoni që do të përfundojë vetëm në 23 gusht, por që në letër duhej të përfundonte pas 8 ditësh.
Dhjetë ditë më parë drejtori sportiv i PSG, ish-milanisti Leonardo, njoftoi se Cavani dhe Thiago Silva nuk do të mbeten në Paris përtej fundit të Champions League. Për qendërsulmuesin uruguaian, u shndërrua në një përballje që meritonte një përgjigje po aq vendimtare: “Po largohem më parë”, duke marrë me vete 200 golat e shënuar me klubin francez.
Rregullat ia lejojnë: kontratat janë individuale, askush nuk mund t’i zgjasë njëanësisht. Pjesa tjetër ka të bëjë me një marrëdhënie e tensionuar që nga vera e kaluar me zbarkimin e Icardit në Park de Prince, e përkeqësuar në vjeshtë me 4 lëndime gjithashtu të diskutuara dhe e përfunduar në janar me dështimin e transferimit në Atletico Madrid.
Sigurisht që nuk do të dëshpërohet Neymar, vetëm një prej “armiqve” të tij në dhomën e zhveshjes pariziane. Cavani do ta lerë PSG falas nga 1 korriku, ai do të mundë të nënshkruajë me ndonjë klub tjetër, por nuk do të mund të luajë deri në shtator, kur merkato të rihapet. Deri atë ditë mund vetëm të stërvitet me një ekip të ri. Kështu ka dashur Fifa, për t’i lënë udhë të lirë lojtarëve në skadencë të largohen nga klubi i tyre apo për ata klube që i kanë dhënë lojtarë hua në klube të tjera për t’i marrë përsëri.
Qëllimi është të shmangen paradokse si ai i Tousart: njeriu që shkatërroi Juventusin në Lyon nuk do të mundë të luajë ndeshjen e kthimit të të 8ave të Champions League kundër bardhezinjve, duke qenë se Hertha, e cila e bleu në janar dhe e la aty deri në në qershor, e dëshiron menjëherë në bazë. PSG ka 8 lojtarë në fund të kontratës dhe do të humbasë me siguri edhe tercinin Meunier. Werner do të lerë Leipzig për të shijuar të ardhmen tek Chelsea. Për ata që i humbasin, nuk ka asnjë shans t’i zëvendësojnë.