GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Buxheti gropë, Rama tenton ta mbushë arkën me paratë e krimit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ekonomi

Buxheti gropë, Rama tenton ta mbushë arkën me paratë e krimit

By
GazetaTjeter
12/05/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Dy goditje njëra pas tjetrës, si tërmeti dhe koronavirusi, janë shumë për buxhetin e një vendi të varfër si Shqipëria. Aq më tepër kur që prej vitit 2008, dy qeveritë Berisha dhe Rama kanë ndjekur politika të rritjes së borxhit që shkon sot në 65% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (pa llogaritur këtu borxhet e fshehura të koncesioneve dhe PPP-ve që mund ta shpien në 83% ).

Pikërisht për këtë arsye FMN e llogariti Shqipërinë si vendin e fundit në rajon që ka shpërndarë ndihmën direkte më të vogël për qytetarët e saj të prekur nga pasojat ekonomike të Covid- 19.

Po si po reagon qeveria Rama për ta përballuar këtë gjendje?

Duket se i vemi resurs i pashfrytëzuar që i ka mbetur, është çlirimi i parave që vijnë nga krimi. Dhe për këtë, në ditët e fundit, kryeministri ka ndërmarrë dy nisma: atë për amnistinë fiskale dhe atë për legalizimin e kanabisit, të cilat, sado larg njëra- tjetrës që të duken, duhen parë të lidhura së bashku.

Kuptohet që amnistinë Rama po e shet për krejt ndryshe nga ç’është. Në 20 prill në parlament ai deklaroi se këtë po e bën për të lehtësuar depozitimin e parave nga emigrantët që kanë punuar ndërshmërisht: “Ajo do të synojë lehtësimin maksimal të gjithë ayre që jetojnë në emigracion në radhë të parë dhe janë në nevojën 30 vjeçare për të formalizuar paranë joformale që kanë”, tha ai. Por ndonëse kryeministri deklaron publikisht se nga kjo amnisti nuk do përfitojnë ata që kanë bërë para përmes krimit, synimi duket se është pikërisht tek legalizimi i ta ardhurave të tyre. Të gjithë ekspertët e emigracionit shqiptar e thonë një zëri se shumica e mërgimtarëve tanë nuk e kanë luksin që t’i paguajnë një taksë shtetit shqiptar, që mund të shkojë nga 7% deri në 10% për të pastruar të ardhurat që i kanë fituar me djersë. Shumica e tyre nuk janë as aq të pasur, as nuk e kanë këtë luks. Prandaj propaganda se kjo bo bëhet për emigrantët duket se synon të fshehë diçka tjetër që nuk mund të thuhet publikisht.

Po në të njëjtën linjë janë edhe deklaratat për legalizimin e kanabisit për qëllime mjeksore. Ndonëse Rama tha se këtë projekt e ka konsultuar prej një viti me ndërkombëtarët, Bashkimi Europian nxitoi të bënte të ditur se ai nuk ka djeni për të.

Me sa duket kryeministri po përdor të njëjtën skemë që aplikoi edhe në fillim të qeverisjes së tij. Atëherë fushata e ish njeriut të tij më të afërt, Koço Kokëdhimës për legalizimin e hashashit për qëllime mjekore, ndonëse nuk u vu në zbatim, ishte një shkelje syri nga ana e pushtetit për të lëshuar sinjalin: “Mbillni sa më shumë, nuk është e ndaluar”. Dhe në fakt kështu ndodhi. Shqipëria u mbush me hashash dhe policia u bë palë me kultivuesit.

Edhe tani, pak rëndësi ka nëse projektit i shkohet apo jo deri në fund. Rama e ka dhënë sinjalin, se kjo nuk përbën një krim dhe rritësit e dikurshëm të kanabisit mund t’i kthehen zakonit të tyre, me shpresën se paratë e trafikut do të injektojnë flukse të paparashikuara në ekonominë vendase. Pra me sa duket shpresat e vetme për ta mbajtur gjallë atë, qëndrojnë tek çlirimi i eurove të krimit që pritet të vijnë nga pastrimi prej amnistisë dhe riaktivizimi i industrisë së hashashit.

Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
Rrugët e “florinjta”, si u “gllabëruan” 1 miliard euro investime vetëm më 2024-ën
Nga Dardan MITROVICA: Carney, Merz dhe jo vetëm: kur financat tejkalojnë politikën
Menaxhimi i rrezikut doganor të CEFTA-s
BE, samiti në Mal të Zi: Ekonomia na integron me shumë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Përse videothirrjet janë rraskapitëse
Next Article Princi Harry ‘i ri’ në Los Angeles: “i izoluar” dhe “i çorientuar”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?