GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Bourgeois, tekstura fijesh dhe fjalësh
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Art

Bourgeois, tekstura fijesh dhe fjalësh

By
Edi DELIU
08/02/2022
6 Min Read
Share
SHARE

Në Hayward vepra e saj, e karakterizuar nga qepja dhe pëlhura, në Kunstmuseum marrëshënja e ashpër dhe intensiv me të shkruarin

Nga Stefano CASTELLI

Dy ekspozita po celebrojnë, nga këndvështrime origjinale, Louise Bourgeois (Paris, 1911 – Nju Jork, 2010). Në Londër, retrospektiva e Hayward Gallery fokusohet në veprat e realizuara që nga vitet Nëntëdhjetë me pëlhurë dhe qepje; 90 veprat e mbledhura variojnë nga instalacionet e mëdha e deri te refleksionet “intime”, por përçarëse mbi figurën njerëzore.

Ndërsa, nga ana tjetër, në Kunstmuseum të Bazelit (në selinë e Neubau-Nojbau), një protagoniste e artit bashkëkohor si Jenny Holzer (Ohio, 1950) kryen rolin e kuratores së një ekspozite solo të Louise Bourgeois, e fokusuar në marrëdhënien me të shkruarin: një homazh që tingëllon si një shenjtërim postum për artistin francez, e cila u konsiderua plotësisht vetëm në moshën e vonë.

PUNA

Në eklekticizmin koherent të Louise Bourgeois, pëlhura dhe qepja luajnë një rol kundërpeshe ndaj materialeve “të rënda”. Në punët e saj që duket se tregojnë nga brenda psikikën njerëzore gjenden rroba të varura si relike (në Kafazet shqetësuese), fragmente pëlhure që tregojnë rrjetën (me rastin e Merimangave të saj gjigante), trupa dhe koka të pjesshme dhe prekare, të montuara me pëlhura të varfëra. Janë vepra “intime” por aspak personaliste apo banalisht poetike: endja dhe tjerrja prezantojnë punën e vazhdueshme të mendimit, por edhe ndikimin e vazhdueshëm të shoqërisë tek individi.

Duke u ndalur tek aspektin e pëlhurës, ekspozita londineze rilexon periudhën e famës më të madhe të artistes, atë që nga vitet Nëntëdhjetë e këndej. Është përqafimi i ndarë midis dashurisë dhe dhunës, integritetit dhe gjymtimit të Couple IV, 1997, “tribalizmit të përditshëm” dramatik të një fytyre njerëzore si ajo e Untitled, 2002, e Spider të 1997 që me madhështinë e saj mbron fëmijët e saj, identitetin e pasigurt dhe në vazhdim të The good mother të vitit 2003, ku trupi femëror duket sikur sapo është formuar ose është në prag të fërkimit në çdo moment.

Nuk mungon edhe një shembull mjeshtëror i “kafazeve”, Cell XXV të 2001, dhe në disa raste, në vepra më pak të njohura, preket abstraksioni (por gjithmonë duke aluduar për trupin dhe psikikën), si në kolonën e pëlhurave të Untitled ( 2002 ) ose në “teatrin” post-surrealist të Conscious and unconscious (2008). Në tërësu, përzgjedhja e veprave është një demonstrim i asaj se si puna e saj është shumë aktuale dhe vazhdon të frymëzojë bashkëkohoren edhe nga një pozicion singulariteti absolut.

INFLUENCA

Influenca e artistes franceze vërtetohet nga homazhi që i bën Baselit, Jenny Holzer, duke kuruar ekspozitën e saj. Pika e takimit mes të dyjave nuk mund të ishte tjetër veç fjalës së shkruar: Louise Bourgeois ka prodhuar një sasi të madhe ditarësh, mendimesh dhe shënimesh – pa llogaritur praninë e gjerë të fjalëve dhe frazave në veprat e saj; Jenny Holzer e ka ndërtuar punën e saj duke përvetësuar slogane dhe mesazhe propagandistike.

Duke u nisur pra nga tema e të shkruarit, ekspozita përshkon tema të tilla si pavetëdija, seksualiteti, amësia, trauma. Nga vepra të hershme si Autoportreti në letër, i vitit 1942, kalohet te Shkatërrimi i Atit (1974), ku “përplasjet” tipike janë bërë dramatike prej një shpërndarje të dritës së kuqërremtë; në Nature study, të vitit 1984, shpërfytyrimi i trupit prek atmosfera rituale/stërgjyshore, teksa midis veprave të viteve Nëntëdhjetë shfaqen qëndisje, përformaca dhe mbishkrime në metal.

Homazhi i Jenny Holzer plotësohet më pas me një nga LED-et e saj tipike, realizuar për fasadën e Neubau: frazat që shfaqen janë një mishmash shkrimesh të Louise Bourgeois.


Kush ishte Louise Joséphine Bourgeois

Louise Joséphine Bourgeois (Paris, 25 dhjetor 1911 – Nju Jork, 31 maj 2010) ishte një skulptore dhe artiste franceze.

Louise Bourgeois u formësua si skulptore në École des Beaux-Arts të Parisit, për të zbarkuar më pas në Nju Jork më 1938. Mori nënshtetësinë amerikane më 1951, pasi u hetua nga Joseph McCarthy dhe ishte pjesëmarrëse në rryma të ndryshme artistike, fillimisht nën ndikimin e surrealizmit të emigrantëve nga Evropa dhe duke iu përkushtuar, duke filluar nga vitet Gjashtëdhjetë, punimit të metaleve, duke krijuar ndër të tjera edhe instalacione.

Popullariteti i saj u rrit me pjesëmarrjen në documenta më 1992 dhe në Bienalen e Venecias më 1993. Në vitet e tij më të pjekura, artistja trajton në mënyrë të thellë tema si seksualiteti, familja dhe vetmia, duke përfaqësuar imazhe të shpërfytyruara të anëtarit mashkull në instalacionet e saj dhe celebruar konceptin e mëmësisë me skulptura të mëdha filigrane në formë merimange; bëhet fjalë për vepra të një natyre onirike që përsëriten shpesh për t’u instaluar më pas në qytete të ndryshme, rreth lartësinë e disa dhjetëra metrave.

Tate Modern në Londër i ka dedikuar një retrospektivë të gjerë me rastin e ditëlindjes së saj të 95-të (2007), e destinuar për të vazhduar në seli të ndryshme prestigjioze, përfshirë Centre Pompidou. Në katin e parë të Mori Tower, në zonën Roppongi Hills në Tokio, mund të admirohet dhe preket një nga skulpturat e saj më të famshme në formën e një merimange gjigante.

U nda nga jeta në vitin 2010 në Nju Jork, në moshën 98-vjeçare.

Përktheu Edi DELIU

Gjon Mili, teologu i fotografisë
Hans-Joachim Lanksch – Rose Auslender, një zemër mendimtare që këndon
Nga Fatos KOLA – “Mitikja dhe magjikja në veprën piktorike të Sadri Ahmetit”
“Është më i qetë pa Meghanin!” E vërteta për Princin William
OBERKRÄMER / Arti dhe natyra në Kështjellën Schwante
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article 20 vjet me Euro-n, si nisi epoka e monedhës europiane në Shqipëri
Next Article Nga Enver Bytyçi – Lulzim Basha ose kopja e keqe e mashtruesit Erion Veliaj!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?