GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Biba Rilindjes kap trenin e Ramës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Biba Rilindjes kap trenin e Ramës

By
GazetaTjeter
07/12/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Ishte ndër ata zëra aktiv në KQZ (Komisionin Qendror i Zgjedhjeve), që edhe kur e zeza dukej sheshit, ai e bënte të bardhë, për interes të partisë që e kishte zgjedhur. Edhe të tjerë kanë bërë ngjashëm si ai në KQZ, por Denar Biba do të mbahet mend gjatë që shkoi deri në atë pikë sa përdori çdo marifet që të ndikonte në favor të qeverisë shqiptare edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut.

Në një komunikim me ish-gjyqtarin e Gjykatës së Strasburgut Ledio Bianku, Biba i “sugjeron” që të ndikojë me njohjet e tij në Gjykatën e Strasburgut në favor të qeverisë shqiptare, duke rënduar ish-pronarët. Vetë Bianku e akuzoi nënkryetarin e KQZ-së në vitin 2018 Denar Biba, se ka shantazhuar në emër të qeverisë shqiptare.

Në përgjim, teksa flitej për mundësinë e shtyrjes së vendimeve për çështjen e pronave mes shtetit dhe qytetarëve shqiptarë, ndër të tjera dëgjohen fjalët e nënkryetarit të KQZ-së, i cili thotë: “A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.”

Tashmë jo vetëm treni i Rilindjes e gjeti Bibën në stacion, por i ka hipur edhe pa “biletë” fare dhe po bën xhiro si drejtues i institucioneve të ndryshme. Emri i Bibës së Rilindjes ka shkuar si person “adapt” që do të marrë drejtimin e Autoritetit të Konkurrencës. E ku ka kompromis më të mirë. Është institucioni që monitoron konkurrencën në vend dhe para e madhe vërshon si lumë.

Biba është aty, për të kapur mundësinë e radhës. Ka gjetur mbështetjen e madhe të Ramës dhe kaq mjafton që në “trenin e Rilindjes” Biba herë të sillet si faturino dhe herë si pasgjer që i ecën karriera fjollë, ashtu si disqet speciale në shinat e trenit.

Kundër emrit të Denar Bibës në krye të Autoritetit të Konkurencës ka dalë ish-nënkryeministri Erion Braçe. Sipas tij, pozicioni i kreut të konkurencës dhe formimi juridik i Bibës nuk shkojnë. Gjithashtu Braçe shprehu rezerva të mëdha edhe për integritetin moral të Bibës. Një zë pa shumë dëm ky i Braçes, i cili edhe pse disa javë më parë u çjerr për të mos u hequr subvëncionin 6 % të produkteve bujqësore, sërish me forcën e kartonit iu rrëzua.

Edhe në këtë rast Braçe do dalë i humbur para Bibës së Rilindjes, që ka në agjendën e tij të gjitha oraret e “trenave të pushtetit”. Është vetëm çështje kohe, pasi njeriu që shihet shpesh në korridoret e errëta të pushtetit do të marrë drejtimin e një prej institucioneve të rëndësishme. Kur kompanitë monopole, apo oligopole të bëhen bashkë në rritjen e çmimeve në dëm të qytetarëve a e mendoni se Biba do zgjedhë anën e publikut dhe jo të biznesit?

Kjo është pyetja që gjithkush do ia bëjë vetes, por sapo të ndalojë treni i Rilindjes mu bash e në stacionin “Autoritet i Konkurrencës” nga aty do zbresë Biba dhe si njeri i “kompromiseve të mëdha” do të dijë të mbrojë së pari qeverinë.

Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Luçiano BOÇI – Ata (baza) kanë të drejtë edhe kur s’kanë të drejtë
Next Article Glorifikimi i antifashizmit si rehabilitim publik i Enverit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?