Vdekja e gjykatëses Ruth Ginsburg bie si plumb mbi fushatën zgjedhore. Një ikonë liberale, ajo ishte 87 vjeç dhe ishte e sëmurë prej kohësh. Ajo ishte arkitektja ligjore e luftës për të drejtat e grave. Republikanët hapin garën për pasardhësen e saj për të konsoliduar shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë. Vullneti i saj politik: “Zgjedhjen ta bëjë presidenti i ri”
Lamtumirë Ruth Bader Ginsburg, gjykatëse e Gjykatës Supreme të SHBA, gruaja e dytë në historinë amerikane që u ul në organin më të lartë gjyqësor të këtij vendi.
Ishte 87 vjeç. Vdekja i erdhi nga ndërlikimet e lidhura me kancerin, u njoftua nga Gjykata e Lartë, ku ishte emëruar nga Presidenti Bill Clinton në 1993.
E lindur në New York, Ginsburg ishte arkitektja ligjor e luftës për të drejtat e grave dhe emancipimit feminist në vitet Shtatëdhjetë.
Dëshira e fundit, të presim zgjedhjet
“Dëshira ime më e madhe është të mos zëvendësohem derisa presidenti i ri të marrë detyrën.”
Këto janë dëshirat e fundit, që i janë besuar mbesës së saj Clara Spera. Por, sipas burimeve të cituara nga ABC, Presidenti Donald Trump mund ta shpallë emrin për ta zëvendësuar që në ditët e ardhshme dhe Senati është i gatshëm për ta votuar.
Demokratët kanë ngritur zërin duke kërkuar që Ginsburg të zëvendësohet vetëm pas zgjedhjeve presidenciale. Republikanët kontrollojnë Senatin me 53 nga 100 vende.
Homazhi i Donald Trump
Duke mos qenë në dijeni të vdekjes së gjykatëses së Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg, Donald Trump nuk e ndërpreu takimin e tij zgjedhor në Minesota, i cili është bërë një shtet i diskutueshëm dhe ku kishte fluturuar edhe sfiduesi demokrat Joe Biden.
Sapo u informua, e quajti lajmin “të trishtuar”. “Ajo ishte një grua e pabesueshme”, deklaroi presidenti duke folur me gazetarët, SHBA po vajton humbjen “e një titani të ligjit” shkroi më pas ai në Twitter, duke shprehur ngushëllimet e kombit.
Gjithashtu Trump, duke kujtuar 27 vitet e shërbimit në Gjykatën e Lartë, theksoi se Ginsburg ishte “një grua e dashur për bashkëshortin e saj të ndjerë Martin dhe një nënë e përkushtuar për dy fëmijët e saj”.
“E emëruar për mendjen e saj brilante dhe debatet e forta në Gjykatën e Lartë, gjykatësja Ginsburg ka treguar se si mund të mos pajtohemi pa qenë të pakëndshëm ndaj kolegëve apo atyre që kanë pikëpamje të ndryshme.
Pikëpamjet e saj, përfshirë vendimet e njohura për barazinë ligjore për gratë dhe personat me aftësi të kufizuara, kanë frymëzuar të gjithë amerikanët dhe brezat e mendjeve të mëdha të ligjit”. Në Shtëpisë së Bardhë flamujt u ulën në gjysmë shtizë për nder të saj.
Amerika në zi
Amerika mban zi për humbjen, duke filluar me eksponentët kryesorë të demokratëve si Speakerja e Dhomës, Nancy Pelosi.
“Çdo grua dhe vajzë, pra çdo familje në Amerikë ka përfituar nga shkëlqimi i saj”, tha ajo, vdekja e saj përfaqëson “një humbje të pallogaritshme për demokracinë dhe për të gjithë ata që luftuan dhe u sakrifikuan për një të ardhme më të mirë për femijet tanë”.
“Me largimin e Ruth Bader Ginsburg, Amerika humbi një nga gjykatësit më të jashtëzakonshëm që ka shërbyer në Gjykatën e Lartë. Ishte një gjykatëse e mrekullueshme dhe një person i mrekullueshëm dhe brilant” tha ish-presidenti Bill Clinton, që e pati emëruar në 1993
“Ka frymëzuar më shumë se një brez grash”, kujton ish presidenti republikan George W. Bush.
Edhe yjet e Hollivudit vajtojnë gjyqtaren e ikonës liberale dhe u bëjnë thirrje amerikanëve që të shkojnë në votime më 3 nëntor.
“Do të jetosh përgjithmonë në histori” twitton Barbara Straisand.
“Faleminderit që ndryshove historinë, nuk do të lemë që të zhbëhet”, i bën jehonë Mariah Carey.
“Ishte një kampione e vërtetë e barazisë gjinore”, vëren Jlo.
“Zoti pse?”, shkruan regjisori dhe aktivisti i majtë Michael Moore.
Kandidatët për ta zëvendësuar
Pasardhësi i Ginsburg në Gjykatën e Lartë duhet të emërohet nga presidenti i ri pas votimit të 3 nëntorit, tha sfidanti i Donald Trump, demokrat Joe Biden. Që nga viti 2016, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shpërndarë katër lista me emërime të mundshme.
20 emrat e fundit u shpërndanë më 9 shtator.
Në listën e fundit, ashtu si dhe ato të mëparshme, përfshihen gjykatës federalë, ish-prokurorë, senatorë, zyrtarë të lartë nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Drejtësisë.
Kjo është lista më e fundit e enrave të mundshëm:
►Bridget Bade (U.S. Court of Appeals for the 9th Circuit)
►Daniel Cameron (Kentucky attorney general)
►Paul Clement (former solicitor general of the United States)
►Sen. Tom Cotton (R-Ark.)
►Sen. Ted Cruz (R-Tex.)
►Stuart Kyle Duncan (U.S. Court of Appeals for the 5th Circuit)
►Steven Engel (Office of Legal Counsel, DOJ)
►Noel Francisco (former solicitor general of the United States)
►Sen. Josh Hawley (R-Mo.)
►James Ho (U.S. Court of Appeals for the 5th Circuit)
►Greg Katsas (U.S. Court of Appeals for the District of Columbia Circuit)
►Barbara Lagoa (U.S. Court of Appeals for the 11th Circuit)
►Christopher Landau (U.S. ambassador to Mexico)
►Carlos Muniz (Supreme Court of Florida)
►Martha Pacold (U.S. District Court for the Northern District of Illinois)
►Peter Phipps (U.S. Court of Appeals for the 3rd Circuit)
►Sarah Pitlyk (U.S. District Court for the Eastern District of Missouri)
►Allison Jones Rushing (U.S. Court of Appeals for the 4th Circuit)
►Kate Todd (deputy White House counsel)
►Lawrence VanDyke (U.S. Court of Appeals for the 9th Circuit)
Përgatiti Dardan MITROVICA