Ish qendërmbrojtësi anglez ka humbur gruan pas një sëmundjeje të rëndë. Pas futbollit, rrëfimet për demonin alkool: “Nuk e mbaj mend mirë karrierën time”
Një futboll ndryshe, dhe jo edhe aq i largët. Jo plotësisht jashtë linjave në krahasim me standardet aktuale, por të ndryshme, më reale, më pak të shndritshme, më autentike. Thjesht, më shumë sport. Vitet ’90 të futbollit, sipas shumëkujt, janë dekada e fundit e madhe e topit, ende bardh e zi, ende e thjeshtë. Tani, e pamundur. Bota ka ndryshuar, më e vogël a më e madhe, secili ka mendimin e tij.
Rio Ferdinand ka përjetuar shumë botë futbollistike. Dhe ka ditur të sillej në përputhje me rrethanat, duke i dhënë formë realitetit rreth tij dhe po, duke arritur të kalojë përtej momenteve që do të kishin rrëzuar këdo. Jo atë, kolos në fushë, i brishte jashtë për shkak të rrethanave. I shtyrë në limite me dëshirën e tij, i shtyrë në limite prej fatit jo të mirë. Futbollist në tre dekada të ndryshme, përpara se të bëhej nënë dhe baba për fëmijët e tij, për shkak të sëmundjes së trishtë që i mori dashurinë e jetës.
Bashkëshortja Rebecca Elisson u nda nga jeta në vitin 2015 pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit dhe aty Rio Ferdinand u lëkund për herë të fundit. Sepse humbja e tmerrshme e riktheu në rrugën e shtruar të alkoolit, pas së cilës u përpoq të kapej. Demonin e lëngshëm e pati me vete për shumë kohë gjatë karrierës së tij si futbollist, duke u kthyer të trokasë në derën e tij britanike për t’u përballur me vdekjen.
Rio Ferdinand ka rrëfyer në të shkuarën se i duhej shishja për të kapërcyer të keqen absolute. Por më pas, vetëdija se duhej të kujdesej për fëmijët e tij Lorenz, Tate dhe Tia, e largoi përfundimisht nga ajo pjesë negative e jetës së tij, siç ka treguar në një dokumentar mbi jetën e tij të transmetuar nga BBC:
“Për të luftuar dhimbjen kam pirë shumë për tre ose katër muaj. Kur më rastiste të lexoja histori të tilla mendoja ‘si mund të jesh kaq egoist sa të duash vetëvritesh apo të përpiqesh ta bësh?’, por tani i kuptoj. “
“Kam qenë me fat, sepse kam patur një rreth njerëzish qark meje gati për të më ndihmuar dhe mendimi i fëmijëve të mij më shtynte të ringrihesha çdo mëngjes dhe të sigurohesha që mund të vazhdoja tutje, por të tjerë nuk mund të mbështeteshin në këto gjëra dhe përfundojnë duke e lënë të shkojë”.
Iu desh të riorganizonte botën e tij, duke u bërë nënë dhe baba me kohë të plotë për hir të fëmijëve. Edhe opinionist dhe komentator televiziv, por para së gjithash prind. Duke prekur fundin e atij që nuk dinte se duhej të ringrihej për të rilindur, donte apo jo, nisi të flasë me vetëdije për të kaluarën e tij me alkool, se si e shkuara kishte shkuar.
Vërtetë shumë famshëm për kohët në Manchester United, por Rio Ferdinand fillimisht shkëlqeu me lagjet e West Ham, në Londrën e tij. Fundi i viteve ’90, futbolli rimon me gota plastike plot birrë që mbush stadiumet. Edhe nëpër pijetore. Edhe në duart e tij, asokohe pak më shumë se njëzet vjeç:
“Kur isha i ri, isha i çmendur. Kujtimet e karrierës sime janë të konfuze, njerëzit flasin për disa momente caktuara, e unë ulem dhe tund kokën. Nuk e kam idenë se për çfarë po flasin, nuk mbaj mend saktësisht. Aso kohe e teproja shpesh. Mund të pija tetë, nëntë, dhjetë litra birrë. Pastaj kaloaa te vodka.
Mund të vazhdoja të pija gjithë ditën. Ato kohë ishte një kulturë ndryshe nga kjo e sotme. Kur isha në West Ham mendonim për futbollin, por edhe për të pirë dhe për nightclub-et. Njerëzve që më pyesin nëse kam ndonjë pishman si lojtar, u them se nuk duhej të kisha pirë alkool. Kam qenë me fat, kam patur një aftësi natyrale për ta kaluar atë periudhë të jetës sime”.
Vetëm zija e tmerrshme që pësoi e ktheu për pak kohë në rrugën e trishtë të pijes për të harruar. Por nuk ka harruar sesi në kohët e Manchester United (më të lavdishmet e karrierës së tij, aq sa për ta bërë një nga qëndrorët simbol të mijëvjeçarit të ri) përmbahej karshi atyre të Londrës. Edhe pse jo plotësisht, përkundrazi:
“Në verë pija për dy javë rresht derisa plasja, por vazhdoja të pija. Më pas arrita në një pikë ku duhej të merrja një vendim dhe të isha më profesionist”.
Më shumë se elegant në lëvizjet e tij për të vjedhur topin, Rio Ferdinand kujtohet si një anësor i fuqishëm, fizik, i vendosur në fushë për të rrëmbyer topin me mënyra jo edhe aq xhentile. Pjesë të sportit. Të sportit po, të futbollit, por jo vetëm. Sepse në moshë të re ka qenë balerin, për të provuar më pas të bëhej boksier pas epokës futbollistike, pa ia arritur. Tjetër histori kjo.
Ka patur shumë jetë Rio Ferdinand, të trishtuara, të lumtura, të shoqëruara nga demonë të lëngshëm. Jetë që e detyruan të bëhej një prind i përgjegjshëm, i përfshirë në punë sociale. Si një shembull. Shembull i dikujt që është ndërgjegjësuar për jetën e përditshme, për zinë dhe dhe i vetëdijshëm. Si një që kuptoi se duhej të ndryshonin stilin e jetesën, për të qenë profesionistë. Për të kujtuar dhe për të mos harruar.
Përgatiti Dardan MITROVICA