GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Berisha votëbesohet si kryetar i PD. Rezultatet e Kuvendit të PD
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Berisha votëbesohet si kryetar i PD. Rezultatet e Kuvendit të PD

By
GazetaTjeter
02/12/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Sali Berisha është votëbesuar në krye të Partisë Demokratike nga delegatët e PD.

Rezultatin e votimit e zbardhi sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso, në përfundim të procesit të numërimit.

“Procesi u mbyll ashtu siç edhe patët mundësi ta ndiqnit në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë. Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra. Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203.  Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit. Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme. Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë. Në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë”, tha shkurtimisht Kaso për mediat.

Votimi për votëbesimin e Berishës ishte një ndër pikat e rendit të ditës së kuvendit të PD, mbajtur më herët gjatë kësaj të shtune. Në kuvendin e 11 Dhjetorit 2021 zhvilluar në “Air Albania”, delegatët votuan propozimin që nëse kryetari i partisë humb zgjedhjet lokale, atëherë ai duhet të votëbesohet.

Konfirmimi i Berishës ishte një rezultat i pritshëm. Gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e kuvendit të partisë, kryedemokrati u bëri apel qytetarëve ti bashkohen opozitës në nisjen e “mosbindjes civile”, që sipas burimeve pranë PD-së pritet të përshkallëzohet nga Janari duke pasuar aksionin e deputetëve demokratë në parlament. Synimi, theksoi ai, është rrëzimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij, që e akuzoi për vendosjen e një forme të reje diktature në vend.

Ndryshe nga kuvendet e mëparshme, këtë të shtunë ishte pjesëmarrëse dhe vajza e kreut të PD-së Argita Berisha, e cila mbajti edhe një fjalim.

Ndërkohë, deputetët e “grupit Bardhi” zgjodhën ta bojkotonin aktivitetin.

Ndërsa ata të partisë vulës lëshuan akuza ndaj kuvendit dhe Berishës.

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Andreas Brehme, nga Skudeto e rekordeve në krizë ekonomike
Next Article Frymëzimi i një brezi: legjenda e George Weah

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?