GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Barnat më të rrezikshme në botë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shëndet

Barnat më të rrezikshme në botë

By
GazetaTjeter
28/10/2024
9 Min Read
Share
SHARE

Janë barna që duhen marrë vetëm dhe ekskluzivisht me këshillën e mjekut

Contents
Fentanyl – FentaniliPethidine – PetidinaClonazepam – KlonazepamMorphine – MorfinaAlprazolam – AlprazolamOxycodone – OksikodoniHydrocodone – HidrokodoniMethylphenidate – MetilfenidatMethamphetamine – MetamfetaminaCodeine – KodeinaKetamin – KetaminaAntidepressant – AntidepresivDiazepamAmphetamine – AmfetaminaParacetamol

Në treg ekzistojnë shumë ilaçe në treg të konceptuara për të bërë jetën tonë më të lehtë. Barnat me recetë kanë krijuar një botë në të cilën ndihemi më të lumtur dhe më rehat, sepse të gjitha shqetësimet tona kurohen. Por këto barna nuk janë gjithmonë trëndafila dhe lule…

Kemi përpiluar një listë të barnave më të rrezikshme me recetë në qarkullim, të famshme për krijimin e varësisë dhe për shkaktimin e vdekjeve nga mbidoza. Por nuk ka arësye për shqetësim: nëse këto medikamente merren sipas përshkrimit, ato janë përgjithësisht të sigurta për t’u përdorur.
Jeni kuriozë? Zbresim në rreshtat më poshtë për të parë se cilat janë barna e klasifikuar si më të rrezikshmet në botë.

Fentanyl – Fentanili

Një opioid sintetik 100 herë më i fortë se morfina ose heroina, fentanili gjendet zakonisht në marihuanën që përzihet ilegalisht me drogën. Ky opioid i fuqishëm përdoret për të trajtuar nga dhimbjet mesatare te ato në të forta dhe dikur përdorej edhe si anestezik, bëhet fjalë për vitet 1930. Fentanyl tenton të jetë shumë vdekjeprurës kur kombinohet me droga të tjera si kokaina ose metamfetamina.

Pethidine – Petidina

Ka të ngjarë që ky medikament të njihet edhe si Demerol, një ilaç që përdoret për të trajtuar dhimbjet e forta. Në fakt, pacientët shpesh këshillohen të mos e marrin këtë ilaç, pasi përdorimi i zgjatur i tij mund të çojë në varësi. Nëse ky mjekim kombinohet me alkool ose droga të tjera, presioni i gjakut bie, sistemi i frymëmarrjes bllokohet dhe mund të çojë në koma.

Clonazepam – Klonazepam

I njohur edhe me emrat më të zakonshëm Klonopin dhe Rivotril, ky medikament klasifikohet si një benzodiazepinë. Përdoret për të trajtuar krizat epileptike dhe çrregullime të lidhura me panikun. Ky medikament konsumohet gjerësisht për shkak të ndjenjës së euforisë dhe relaksimit që krijon. Edhe pse marrja e klonazepamit në vetvete rrallë është fatale, ai bëhet problematik kur përzihet me barna të tjera ose alkool.

Morphine – Morfina

Siç shumë e dinë, morfina përdoret në spitale për të trajtuar dhimbjet akute. Por efektet e tij euforike, si dhe simptomat e tmerrshme të astinencës, e bëjnë këtë ilaç një nga më të rrezikshmit në industrinë farmaceutike. Në Shtetet e Bashkuara ekzistojnë pesë kategori të klasifikimit të barnave, duke filluar nga I në V, secila prej të cilave i ndan barnat dhe drogat bazuar në potencialin për abuzim, me kategorinë “V” ajo me më pak potencial dhe “I” ajo me potencialin më të madh. Morfina klasifikohet si një ilaç i klasit II.

Alprazolam – Alprazolam

I njohur më shpesh si Xanax, alprazolam është një tjetër benzodiazepinë e fuqishme që përdoret për të trajtuar pagjumësinë dhe çrregullimet e ankthit të përgjithësuar. Rreth 20% e njerëzve që vuajnë nga çrregullimet e ankthit kanë gjithashtu probleme me abuzimin e barnave me bazë alprazolam. Në fakt, përdorimi i zgjatur i këtij ilaçi mund të shkaktojë çrregullime të pashmangshme neurologjike.

Oxycodone – Oksikodoni

Oxycodone është përbërësi kryesor si i OxyContin ashtu edhe i Percocet, të klasifikuar ndër barnat me recetë më të abuzuara. Ky medikament është një qetësues shumë i fortë kundër dhimbjeve që çon në varësi rreth 5-10% të pacientëve të cilëve u është përshkruar receta. Kur kombinohet me alkool ose substanca të tjera, mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të trurit.

Hydrocodone – Hidrokodoni

Një tjetër ilaç i përdorur për trajtimin e dhimbjeve kronike, hidrokodoni është ndoshta një nga më të rrezikshmit në qarkullim. Përdoret edhe si qetësues i kollës. Efektet anësore të këtij ilaçi përfshijnë sëmundje të mëlçisë dhe të veshkave, si dhe humbje të funksionit motorik. Nëse shkohet në mbidozë me këtë ilaç, shpejt do gjendeni veten të paaftë për të marrë frymë.

Methylphenidate – Metilfenidat

Ky medikament përdoret kryesisht për trajtimin e ADHD dhe narkolepsisë. Njihet më shpesh si Ritalin dhe është treguar të jetë efektiv në rritjen e niveleve të energjisë dhe performancës konjiktive. Edhe pse është e demonstruar se ky medikament ka efekte shumë pozitive tek pacientët, abuzimi me të mund të çojë në halucinacione, agresivitet, dhimbje muskujsh e deri në vdekje.

Methamphetamine – Metamfetamina

Ky stimulues sintetik është një substancë që krijon varësi e që përdoret për të nxitur sistemin nervor qendror dhe për të çliruar dopaminë në tru. Abuzimi me metamfetaminën mund të shkaktojë ndryshime shumë domethënëse në karakteristikat fizike, ndër të cilat humbjen të shpejtë të peshës dhe prishjen e dhëmbëve. Problemi me të cilin janë përballur shumë mjekë është se përbërësit për prodhimin e këtij ilaçi janë gjerësisht të disponueshëm dhe shpesh mund të çojnë në vdekje.

Codeine – Kodeina

Kodeina klasifikohet si një qetësues opioid pothuajse i ngjashëm me morfinën. Kodeina në fakt gjendet edhe në disa lloje shurupesh kundër kollës, edhe pse në sasi më të vogla. Shumë pacientë shkojnë në mbidozë me kodeinë kur marrin më shumë se sasia e përshkruar, zakonisht sepse kërkojnë dëshpërimisht të lehtësojnë dhimbjet. Simptomat e një mbidoze nënkuptojnë vështirësi në frymëmarrje, buzë të zbehta ose blu dhe përgjumje.

Ketamin – Ketamina

Edhe pse ketamina njihet si një drogë rekreativ, ajo është përdorur edhe në fushën mjekësore si anestezik falë vetive të saj. Disa ilaçe kundër depresionit përfshijnë edhe ketaminë, sepse përmirëson shumë shpejt humorin. Megjithatë, efektet afatgjata të këtij ilaçi janë të dëmshme dhe përfshijnë simptoma si dëmtim të kujtesës dhe probleme fatale të frymëmarrjes.

Antidepressant – Antidepresiv

Këto lloj medikamentesh janë më të njohura veçanërisht për trajtimin e çrregullimeve të humorit dhe depresionit të rëndë. Ndonjëherë përshkruhen edhe për patologji të tjera, si çrregullimi obsesiv kompulsiv dhe ADHD. Edhe pse çdo recetë kundër depresionit duhet t’i përshtatet individit, përdorimi i tepërt dhe abuzimi mund të shkaktojë shumë efekte anësore negative, ndër të cilat uljen e funksionit motorik dhe humbjen e vetëdijes.

Diazepam

Një tjetër benzodiazepinë e abuzuar është diazepami, i njohur shpesh edhe si Valium. Ky medikament përshkruhet për të trajtuar spazmat e muskujve, ankthin dhe konvulsionet, por mund edhe të jetë vdekjeprurës kur përdoret për qëllime rekreative. Abuzimi i zgjatur me diazepam mund të krijojë shqetësime të gjumit tek pacientët dhe të rrisë rrezikun e demencës.

Amphetamine – Amfetamina

Është emri i dhënë për një grup të tërë stimulantësh që rrjedhin nga amfetamina, ndër të cilët edhe Adderall. Përdorimi rekreativ i amfetaminave mund të shkaktojë pagjumësi, humbje të menjëhershme të oreksit dhe rritje të presionit të gjakut. Për të mos përmendur efektet anësore më të rrezikshme dhe ekstreme, siç është paranoja e dhunshme.

Paracetamol

Bëhet fjalë për një nga qetësuesit më të zakonshëm që gjenden sot nëpër shtëpitë tona, që e përdorim për të trajtuar dhimbjen dhe temperaturën. Më shpesh njihet si Tachipirina. Edhe pse ky ilaç nuk ka pothuajse asnjë efekt anësor kur merret me moderim, ai mund të jetë i dëmshëm në doza më të mëdha. Dëmtimi i mëlçisë dhe vdekja janë disa nga rastet më ekstreme, ndaj këshillohet një konsumim sa më minimal që të jetë i mundur.

Burimet: (Avenues Recovery) (FDA) (Delamere Health) (Rehab Spot)

Përgatiti për gazetatjeter: Dardan MITROVICA

Si të dobësohesh sa më shpejt? Dieta Ketogjenike, një udhëzues për dietën më të famshme sot
Ushqime të dëmshme pas të 50-ave, si t’i minimizoni
Nuk ekzistojmë pra, e vërteton një paradoks kuantik
Ja 10 sekretet që mund të ta ngadalësojnë për disa vjet plakjen
E BUJSHME – Revolucion kundër kancerit të mushkërive: testohet vaksina e parë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Luçiano BOÇI – Dosja që SPAK nuk do të donte ta kishte hapur
Next Article Nga Alfred LELA – Ju mund ta brohorisni Enverin dhe Edin, por haraçin e paguan Shqipëria
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?