GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Babai i inteligjencës artificiale ngre alarmin: “Mund të na shkatërrojë brenda 30 vjetëve”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Mytech

Babai i inteligjencës artificiale ngre alarmin: “Mund të na shkatërrojë brenda 30 vjetëve”

By
GazetaTjeter
29/12/2024
3 Min Read
Share
SHARE

Po, inteligjenca artificiale mund ta shkatërrojë njerëzimin. Madje brenda një kohe shumë të shkurtër. Është ky alarmi i ngritur nga Geoffrey Hinton, fitues i çmimit Nobel për fizikën më 2024 dhe një nga baballarët e AI. Shkencëtari anglo-kanadez ka shpjeguar se ka “një probabilitet 10-20 për qind që brenda 30 viteve të ardhshme inteligjenca artificiale të shkaktojë zhdukjen e njerëzimit”. Një profeci, kjo e mikrofonëve të programit “Today” – “Sot”, në BBC Radio 4, ndryshe nga ajo e mëparshme, në të cilën fliste për një përqindje rreth 10 për qind.

Hipoteza e apokalipsit të shkaktuar nga AI ekziston dhe nuk duhet nënvlerësuar: paralajmërimi i Hinton është serioz. Edhe sepse ritmi i evolucionit të inteligjencës artificiale “po ecën shumë më shpejt” se sa pritej. “Shikoni, kurrë nuk na është dashur t’i bëjmë llogaritë me gjëra më të inteligjente se ne”, do ta theksonte eksperti: “Dhe sa shembuj njihni që një gjë më inteligjente të kontrollohet nga një gjë më pak inteligjente? Ka shumë pak shembuj. Është një nënë dhe një fëmijë. Evolucioni ka punuar shumë për t’i mundësuar foshnjës të kontrollojë nënën, por ky është i vetmi shembull që njoh. Më pëlqen ta mendoj kështu: le të përpiqemi ta imagjinojmë veten si një fëmijë tre vjeçar dhe AI ​​si një të rritur”.

Më 2023 Hinton dha dorëheqjen nga Google, ku punonte për zhvillimin e AI. Një zgjedhje e diktuar nga dëshira për të folur haptazi mbi rreziqet që sjell zhvillimi i inteligjencës artificiale të pakufizuar. Shqetësimet e tij janë të njohura për të gjithë: profesori në Universitetin e Torontos ka frikë se sistemet më inteligjente se njerëzit mund të përbëjnë një kërcënim ekzistencial për specien tone duke dribluar çdo pengesë dhe çdo kontroll njerëzor. “Nuk e mendoja se do të mbërrinim këtu ku jemi tani” ka pranuar: “Mendoja se do të arrinim, por në një të ardhme më të largët. Në njëzet vjet do të zhvillojmë një inteligjencë artificiale që është më inteligjente se njerëzit. Dhe kjo është një hipotezë shumë e frikshme”.

Por jo vetëm kaq. Hinton beson se lënia e AI në duart e kompanive të mëdha, të motivuara vetëm nga fitimi, nuk mjafton për të garantuar se do ta zhvillojnë atë në mënyrë të sigurt: “E vetmja gjë që mund t’i detyrojë ato kompani të bëjnë më shumë kërkime për sigurinë e AI është rregullimi i sektor prej qeverive”.

Artikulli është përgatitur nga bashkëpunëtorët e gazetatjeter.net

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë
Alarmi i telefonatave mashtruese: mënyrat më të sigurta për të dalluar thirrjet e rrezikshme dhe për të mbrojtur veten nga spam-i telefonik
Si të krijosh një fjalëkalim perfekt për pajisjet e tua? Ja truket për të mos e harruar
Si të rrisësh ndjekësit në Instagram – Strategjia reale dhe falas për vitin 2025
Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh
TAGGED:“Today”AIBabaiBBC Radio 4çmimi NobelGeoffrey HintonGoogleinteligjenca artificialenjerëzimiUniversiteti i TorontosUniversiteti Torontos
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Lutfi DERVISHI – Nesti Angoni
Next Article Nga Luçiano BOÇI – Kapsi

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?