GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Armëpushim në horizont midis Hamasit dhe Izraelit?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Armëpushim në horizont midis Hamasit dhe Izraelit?

By
Dardan MITROVICA
17/05/2021
5 Min Read
Share
SHARE

Raid-ët izraelitë kundër Gazës dhe lëshimi i raketave dhe mortajave nga Rripi drejt Izraelit vazhdojnë prej një jave tashmë, por diçka duket se po ndryshon në frontin diplomatik. Pas disa ditësh heshtjeje, komunikimet midis Hamasit, Lëvizjes që kontrollon Rripin, dhe Izraelit kanë rifilluar falë ndërmjetësimit të Egjiptit, aktor kryesor në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të krizës së fundit. Gjithashtu presion për t’i dhënë fund luftimeve tani po bën edhe Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili i ka kërkuar Izraelit të arrijë sa më parë të jetë e mundur në një zgjidhje.

Thirrje për armëpushim kanë ardhur disa herë në ditët e fundit nga Hamasi, që ishte treguar i gatshëm të ndalonte lëshimin e raketave nëse Izraeli ndalonte sulmet ndaj Rripit të Gazës. Mirëpo kërkesat e bëra nga Lëvizja, i janë rikthyer gjithmonë dërguesit. Si Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz ashtu edhe Kryeministri Benjamin Netanyahu kanë theksuar vazhdimisht se luftimet do të pushojnë vetëm pasi Hamas dhe Xhihad të kenë paguar për lëshimin e raketave kundër qyteteve izraelite.

Izraeli: qëllimet e arritura

Gantz që të hënën ka thënë se sulmet do të vazhdonin derisa ushtria të arrinte objektivat e përcaktuara dhe se sulmet do të vazhdonin për një kohë të pacaktuar, pa dhënë një afat specifik për kohëzgjatjen e operacioneve ushtarake. Por shtatë ditë pasi sulmet filluan, Izraeli mund të thuhet se demonstroi forcën e tij ushtarake, aq sa edhe zyrtarë të lartë të mbrojtjes tani po bëjnë presion për të nisur punën mbi një armëpushim që do t’i jepte fund operacioneve ushtarake në Gaza. Siç raportohet nga Jerusalem Post, ushtria beson se ka arritur shumicën e objektivave të saj dhe nuk e këshillon fillimin e një operacioni tokësor.

Ky opsion i fundit ka qenë në tryezë për ditë me radhë, por sot duket gjithnjë e më i pamundur, për të mos thënë kundërtproduktiv. Fillimi i një sulmi tokësor kërkon një vendosje shumë më të madhe dhe më impenjative të mjeteve dhe forcave sesa sulmet ajrore dhe mund të çojë në një rritje të viktimave izraelite dhe palestineze, të dëmshme për vetë shtetin hebre. Një skenar i tillë rrezikon të tjetërsojë opinionin publik vendas dhe të tërheqë kritika nga opinioni ndërkombëtar, i cili deri më tani ka qenë kryesisht në favor të Izraelit.

Ndër të tjera, ushtria i ka arritur me të vërtetë shumicën e objektivave që i pati vënë vetes, veçanërisht pasi bombardoi rrjetin e tuneleve të Hamasit duke i dhënë kësisoj një goditje të rëndë lidershipit të tij, duke vrarë edhe disa kuadro. Ajo që ushtria rekomandon para zbatimit të një armëpushimi të plotë është eliminimi i drejtuesve të tjerë të Lëvizjes, veçanërisht të Yahya Sinwar, shtëpia e të cilit u shkatërrua gjatë një sulmi të ashpër ajror izraelit të shtunën.

Por, sipas analistëve të ndryshëm, në orët e ardhshme duhet të ketë zhvillime të rëndësishme mbi ndërprerjen e luftimeve, me përjashtim të ndryshimeve drastike në skenarin aktual. E përditshmja izraelite Haaretz specifikon se marrëveshja midis Hamasit dhe Izraelit ka të ngjarë të përfshijë një sërë udhëzimesh të shkurtra për zvogëlimin gradual të armiqësive siç ka ndodhur edhe në 2014 gjatë operacionit Protective Edge.

Suksesi i Hamasit

Objektivat e tij i ka arritur edhe Hamasi. Lëvizja, përkundër numrit të lartë të viktimave, arriti të paraqitej si mbrojtësi i vetëm dhe i vërtetë i Jeruzalemit dhe kauzës palestineze. Hamasi tashmë mund të mbështetet në një konsensus të gjerë midis popullatës palestineze, siç raportohet nga sondazhet e kryera muajt e fundit në funksion të zgjedhjeve të thirrura dhe më pas të anuluara nga Presidenti Abu Mazen. Pas përshkallëzimit të javës së kaluar, ajo përforcoi pretendimin e saj për të udhëhequr rezistencën palestineze jo vetëm në Gaza, por edhe në Bregun Perëndimor duke i dhënë një goditje tjetër lidershipit të Fatah, i cila edhe një herë u tregua i paaftë për të mbrojtur popullin e tij. Gjatë përshkallëzimit më të fundit të luftimeve, Hamas ka mundur të demontrojë edhe arsenalin e tij të ri, duke përdorur raketa Ayyash me një distancë prej 250 kilometrash dhe dronë të vegjël iranianë të pajisur me koka luftarake. Këto të fundit, së bashku me sulmet e mortajave që mundën të kapërcejnë Iran Dome, përfaqësojnë një risi të vërtetë dhe vërtetojnë rritjen ushtarake të Hamasit.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Ardit GJINALI – Demokracia në udhëkryq – Shqipëria në rrezik
Next Article Fatos KOLA – Mustafa Arapi, mjeshtri i madh i pikturës dhe bizantinisti i shquar i Shqiptarisë/ In memoriam
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

GazetaTjeter
07/07/2025
8 Min Read
Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

GazetaTjeter
GazetaTjeter
07/07/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?