GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Armand MAHO – Bëjani këtë nder Ramës më 25 prill, hiqeni nga ajo punë që s’di ta bëjë!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Armand MAHO – Bëjani këtë nder Ramës më 25 prill, hiqeni nga ajo punë që s’di ta bëjë!

By
Armand MAHO
18/02/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Kush mendon se Edi Rama apo e gjithë shpura e Rilindjes, gjuhën cinike ia drejton opozitës gabohet. I ardhur në politikë aksidentalisht, në mentalitetin e tij është krijuar ideja se e meriton atë vend, por siç ka treguar koha ai kurrë ska ditur ta bëjë atë punë. I mbrujtur keqaz, me shpërfillje, nga një elektorat që në të vërtetë ka votuar siglën por kurrë Ramën,  ai sot është shndërruar në një njeri megaloman që nuk lë rast pa qesëndisur ata që  bënë gabim  dhe e besuan për të vetmen herë në 2013-ën.

Edi Rama nuk u bë kurrë burrështetas dhe për këtë flet qartazi mungesa e respektit për taksat dhe paranë publike, ose e thënë më qartë për ata që po u këputen kërbishtet për të paguar faturat. Respekti i tij adresohet tek të fortët, apo kriminelët që i sigurojnë votat, dhe se ka shumë për gjë të mbetet peng i tyre. Nuk ka respekt për biznesin e ndershëm, përjashto tufën e klientëve që e ndjekin pas për tendera dhe troje. Nuk ka respekt për ata që braktisin vendin, por i sheh si turistë që duan të bredhin botën. Nuk ka respekt për pronën, për hapësirat publike, aq më pak për shtetin që ka marrë përsipër t’a drejtojë.

Mungesa e respektit për të gjitha kategoritë duket qartë në fushatën që ai po zhvillon për të marrë një mandat të tretë. Pak ditë më parë shqytarja e tij e bindur, doli e tha se mazhorancës i duhet mandati i tretë për të ndërtuar hekurudha dhe aeroporte. Vetë “Zeusi”, dy ditë më parë vendosi se kush do të jetonte kur tha se vaksinën do e marrin vetëm personalitetet e moshuara. Përzgjedhësit do jenë Margariti, Braçe, Spiropali e më the të thashë. Prindërit e gjithsecilit nga ne, nuk konsiderohen personalitete pavarësisht se u ka rënë bretku një jetë, nën regjimin e e atëhershëm të pinjollit Rama por dhe në këtë të sotmin të kryeministrit Rama. A ka tallje më të madhe se kaq…

***

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Ai që ka bindjen se kjo gjuhë cinike, e mbrapshte, tallëse, frustuese, bullizuese si rrallë në këto 30 vjet i drejtohet Bashës është mediokër. Ajo u drejtohet shqiptarëve. Është një alarm, një këmbanë, një kujë se asgjë s’ka për të ndryshuar në rast se Rama fiton një mandat tjetër, madje gjërat do bëhen akoma më keq. Nuk është çudi që një votë tjetër për këtë farë qeverie të ushqejë egon mitomane jo vetëm të Kryeministrit, por dhe të atyre që e shoqërojnë të prekur nga sindromi i “të pazëvendësueshmit”.

Një qerthull makthi prej nga të cilës Shqipëria do e ketë të pamundur të dalë më. Ku projektet në 3D do zëvendësojnë shtëpitë e atyre që për dy dimra rresht po ngrysen e gdhihen në çadra, ku të sëmurët nga Covid do vazhdojnë të mbeten në duart e “Tireve” qeveritare dhe nuk do u jepet asnjë kompensim për milionat e harxhuara, ku PPP do prevalojnë mbi çdo interes social dhe ekonomik.

Ku propaganda siç ka ndodhur tash e tetë vjet, do vazhdojë të zëvëndësojë pensionet, pagat, shëndetësinë, arsimin apo ekonominë. Kjo është pak a shumë panorama e zymtë që pret shqiptarët në një mandat tjetër të Rilindjes. Rama ka lindur për të qenë i tillë, dhe nuk mund të ndryshojë tashmë në vigjilje të 60 viteve që mbart mbi kurriz. Nderi i vetëm që mund t’i bëjnë shqiptarët është ta largojnë më 25 prill, nga ajo punë që nuk ia ka pasur haberin asnjë moment.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Gentian GABA – Udhëkryqi i 25 prillit: Drejt BE-së me Bashën apo në vendnumëro me Ramën?
Next Article Enton ALIBEKAJ – Përrallat tragjike të Edi Ramës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?