GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Arkitektët shqiptarë prodhojnë maska me printerë 3D, 1000 maskat e para në proces
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shëndet

Arkitektët shqiptarë prodhojnë maska me printerë 3D, 1000 maskat e para në proces

By
GazetaTjeter
27/03/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Një grup arkitektësh në Shqipëri e Kosovë po ndihmojnë mjekët në luftën kundër koronavirusit duke riprodhuar me printerë 3D maska mbrojtëse me kosto 1,5 euro copa.

Nisma vullnetare e quajtur “Face Shield Mask” në Kosovë drejtohet nga profesori i inxhinierisë Shaban Buza dhe në Tiranë nga vajza e tij Dea, e cila është arkitekte.

Maska ka një rreth plastik në të cilën i bashkohet një fletë plastike e tejdukshme. Kjo garanton më tepër siguri për mjekët që u shërbejnë pacientëve me infeksionin e Covid-19.

Për shkak të punës mjekët janë më të rreizkuarit nga infektimi me koronavirus pasi janë në kontakt të vazhdueshëm me pacientët.

Aktualisht rreth 10 mjekë në Shqipëri, – prej të cilëve edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj – janë infektuar ndërsa dhjetëra të tjerë janë detyruar të vetëizolohen.

Maska mbrojtëse mund të minimizojë kontaktet dhe të ulë ndjeshëm mundësinë e infektimit.

Modeli i propozuar nga grupi i arkitektëve, riprodhohet me printer 3D bazuar në një projekt të siguruar nga bashkëpunimi i profesor Buzës me Universitetin e Transilvanisë në Rumani dhe Universitetit Politeknik të Valencias në Spanjë.

Në Shqipëri nisma është mbështetur nga një grup arkitektësh të rinj si Albano Guma, Dardan Vukaj e Gerti Struga, të cilët me studiot e tyre Lumina Architecture, Extrude It dhe 3B Army kanë nisur të prodhojnë dhjetëra maska.

Dea Buza, e cila po koordinon punën në Shqipëri, ka lidhur kontakt me Dr. Arben Gjatën, rektor i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, i cili i ka bërë me dije se Qendra Spitalore Universitare e Tiranës (QSUT) ka nevojë për së paku 500 maska të tilla.

Njësoj përmes kontakteve me autoritetet shëndetësore 200 maska të tjera nevojiten në Spitalin e Shkodrës.

Për të krijuar mesatarisht 25 maska një printer 3D kërkon 1 kilogram filament që kushton rreth 20 euro.

Aktualisht janë riprodhuar dhe dorëzuar 100 maska, të cilat do t’i shpërndahen fillimisht QSUT-së, qëllimi është që brenda muajit prill të krijohen të paktën 1000 maska.

Nisma është vullnetare e jofitimprurëse dhe për këtë të rinjtë kanë bërë thirrje që gjithkush që ka mundësi të vërë në punë printerë 3D, apo të mbulojë koston e materialeve të para t’i bashkohet grupit, ose të kontribuojë në mbledhjen e fondeve.

Të humbësh 1 kg në javë pa shumë kërkesa: përsërite këtë skemë derisa të bëhet zakon
Revolucioni i Shikimit: Shkenca zbulon çelësin për rigjenerimin e qelizave të syrit
Alzheimer, si të mbrojmë trurin: mjafton një gjest i thjeshtë, i përditshëm, për të ulur ndjeshëm rrezikun nga sëmundja e tmerrshme
5 shkaqe të zakonshme të shtimit të peshës papritur dhe të pashpjegueshme
Rregulli 7-11-4: për një zemër të fortë dhe jetë të gjatë
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article 101 vjeçari shërohet nga koronavirusi, kishte lindur që në kohën e gripit spanjoll
Next Article Lufta ndaj COVID-19, Kina i ofron mbështetje SHBA

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?