GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ardit GJINALI – “Vota është liria që nuk ka çmim”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Ardit GJINALI – “Vota është liria që nuk ka çmim”

By
Ardit GJINALI
29/03/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Vendi ka nevojë për bashkimin e zëshëm të një shumice që nuk mund të vazhdojë heshtjen; zëri i lartë dhe kumbues, aspak zhurmues, por një jehonë dhe kushtrim i rëndësishëm për të mundësuar një fillim të ri për Shqipërinë; një fillim i ri përmes votës së lirë që është mundësia për të realizuar një ndryshim të bazuar në vullnetin qytetar të shprehur lirshëm dhe të interpretuar drejtë; vota është liria që nuk ka çmim….e tilla është pushteti  qytetar që mbron shtetin dhe shpëton shoqërinë; vota është instrument ndëshkimi dhe mekanizëm ndryshimi…është përgjegjësi qytetare që thërret përgjegjshmërinë e qeverisjes….është drita shoqërore që shemb errësirën keqqeverisëse….është demokracia e ushtruar që inkurajon oshëtimin asfare agresiv të  zërit të shumicës, vota është e vërteta absolute e lirisë individuale, e tilla që nuk mund të jetë objekt i një ankandi skllavërues për individin.

Sjellja shoqërore nuk mund të udhëhiqet nga leverdia dritëshkurtër e ujdive robëruese për shpirtin e qytetarit që do të vijonte të tillën endje të atykëtushme në boshllëkun e honit të ngritur nga mendësia e jetësuar në sjellje pushtet-ushtruese të enturazhit hiç-qeverisës që qeveris interesat gjithëfarësh  të të njëjtëve duke sunduar të tillët që konsiderohen të tjerët…..ata ndryshe që quhen me  përçmim  nga sejmenët e pushtetit si masa e të shumtëve që vendosen nën zgjedhën e kompromisit meskin, ndihmesës së gënjeshtërt dhe shantazhit të vërtetë…..e tilla ndërthurje e secilit element ose veprimi ndaraz për të ndarë dhe përçarë djallëzisht të tillën që konsiderohet me shpoti si masa, por që është shumica e vërtetë qytetare dhe shoqërore …e tilla jo vetëm morale, por dhe numerike në secilin kontekst përfshirë dhe të tillin të energjisë dhe fuqisë individuale…..shumica që është thelbi i funksionimit normal të një shoqërie; – një shumicë që nuk mund të zoritet në kalvarin e pamundësive të së përditshmes duke u skllavëruar nga një pakicë me moral të munguar ,që fsheh përdhunshëm në xhepat e humbëtirës së grykësisë  së pakicës së vjetër me ambalazh njerëzor të ri,   të tillën mundësi që është thelbi i lirisë individuale dhe shoqërore, gjithashtu. 

Qytetarët e zakonshëm të këtij vendi janë shprehja e shpirtit të qëndresës ndaj agresionit  të një pakice vlerash të munguara dhe të harruara,  që identifikohet me qeverisjen, por e tilla ka përdorur keq dhe braktisur angazhimet e së shkuarës së afërt duke ngërthyer të tashmen përmes arbitraritetit , të drejtës së mohuar dhe ligjit maliq që është kërbaçi represiv lotsjellës mbi fytyrën e vuajtur të shqiptarit; shqiptari ka vendosur të zgjedhë qëndresën asfare të lehtë, e tilla që është mbrujtja e revoltës paqësore që dëshmon ekzistencën tërësore të të njëjtit duke refuzuar frymimin mekanik dhe gjallimin pa dinjitet dhe plot frikë ku pllakos heshtja; – heshtja  që do të ishte miratimi tragjik  dhe përshtashmëria me  errësirën e imponuar nga falangat e së keqes- heshtja është zëri i shuar i shumicës që do të pranonte sundimin e një pakice gjoks-rrahur dhe zë-hakërryer që rreket të përcjellë kërcënimin për të sunduar në rendin e frikës qytetare; heshtja është zezona e së ardhmes së një shoqërie…e tilla është çmimi i pranimit të mungesës së lirisë.

Koha për të shembur murin e heshtjes dhe të një reagimi shoqëror demokratik përmes votës për të realizuar ndryshimin është tani! Koha për një bashkim të madh, një shpresë të re dhe  ditë më të mira në një Shqipëri normale, qeveri dhe Kryeministër normal është tani! Vota është materializmi i një bashkimi qytetar me frymën e shpresës. Bashkë sepse ka ende shpresë…

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…
Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Ermal MULOSMANI – Edi Rama përballë Hundëleshit
Next Article Erion DASHO – Propaganda me “verën normale” të shqiptarëve
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

GazetaTjeter
27/07/2025
3 Min Read
Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

GazetaTjeter
GazetaTjeter
27/07/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?