GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ardit GJINALI – “Turravrapi keqqeverisës dhe rrugëtimi i shpresës me Bashën”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Ardit GJINALI – “Turravrapi keqqeverisës dhe rrugëtimi i shpresës me Bashën”

By
Ardit GJINALI
04/02/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Sloganet elektorale bojëdala të gatitura analeve të propagandës qeverisëse shënuan fillimin e udhës së justifikimit të të paudhëve politikë që e kanë ndërtuar rendin qeverisës mbi të vërteta të supozuara që dëshmojnë realitetin tjetër….të tillin imagjinar dhe i dëgjuar, shikuar në 3-D, por asfare i jetuar. Pasqyra e zhvillimeve në vend është e tilla që përfshin trishtimin njerëzor, zymtësinë shoqërore dhe errësirën autokratike……krejt e kundërta e paradës zhurmëmadhe qeverisëse që rendit sukseset imagjinare, të tillat që tirren e tirren duke krijuar një dëng të pluhurosur të të pavërtetave që vendosen në jastëkun e madh që do të siguronte qetësinë e gënjeshtërt të gjumit të keqqeverisjes….i tilli gjumë i prishur nga enumeracioni i angazhimeve të harruara ndaj njerëzve…të tillët që konsiderohen frymorë në një rend thuajse autokratik ku turravrapi me arsye të munguar drejton në një rrugë pa krye dhe zbrazëti jo- fundore….njeriun, qytetarin dhe vendin, gjithashtu.

Turravrapi keqqeverisës nuk është vrapi dhe rendja plot pasion drejt përmbushjes së një qëllimi….nuk është vrapi që sjell shpresën dhe buzëqeshjen e së vërtetës të mbrujtur kah e mira dhe besimi për një Shqipëri të jetueshme;- turravrapi keqqeverisës është sprinti pakuptim, i orientuar qëllimshëm gabim që përdor përdhunshëm energjinë e ndryshimit dhe dërgon vendin drejt humnerës dhe fatalitetit politik… turravrapi papushim i mveshur me secilin mekanizëm djallëzie për të realizuar të vetmin mision… për të tillin nuk ka rreshtur në secilën dekikë… me ftohtësi dhe ligësi… në instalimin tërësor të autokracisë. Ftesa e sotme për të vrapuar së bashku me të tillët politikë që i kanë bërë bashkëqytetarët të vrapojnë nga sytë-këmbët për tu larguar nga vendi….të tillët politikë që kanë përdorur secilin burim për të dobësuar deri në shuarje reagimin qytetar..të tillët politikë që kanë ofruar secilin kompromis të vogël për të blerë aty-këtu një heshtje të gjatë dhe kujtesë qytetare të munguar… ftesa për të vrapuar bashkë me të tillët është gënjeshtra këmbë-shkurtër që i dalin të tillat pas përfundimit të sprintit dhe vazhdimit të maratonës… PO! Maratona vijon në një korsi tjetër me të tjerë aktorë… patjetër jo për të vrapuar, por për të mos ndalur vrapin drejt uzurpimit të gjithçkaje.

Vendi nuk ka nevojë për një turravrap, por për një rrugëtim shprese ku mendja e ftohtë, vullneti i palëkundur politik, besimi njerëzor, vizioni perëndimor dhe patriotizmi kombëtar përbëjnë elementët thelbësorë që do të përbënin boshtin e një qeverisjeje të mirë ku fuqia e individit dhe mundësia për të njëjtin janë garancia e zhvillimit të një shoqërie. Parashtrimi i ditë-pas-ditshëm i programit qeverisës është dëshmia më e mirë e një rrugëtimi të shpresës për një vend që ka vuajtur mungesën e vazhdueshme të së tillës… programi i Partisë Demokratike nuk është butafori apo shfaqja e rradhës… i tilli është angazhimi konkret që do të garanonte një Shqipëri normale me një qeveri normale dhe Kryeministër normal, gjithashtu.

Dhimbja e përjetuar në secilën ditë të trishtë të viteve të vështira të një qeverisje të mbrapshtë do të bëjë që secili qytetar të vëzhgojë ftesën e gënjeshtërt pë vrapin që të dërgon drejt humnerës. Koha për të nisur dhe për të vazhduar një rrugëtim shprese për ditë më të mira dhe një ndryshim të qënësishëm është tani! Shpresa e re është rrugëtimi i ofruar nga Partia Demokratike dhe zoti BASHA… sprinti i ofruar nga KryeKreu është provuar dy herë…..një i tretë do të ishte fatkeqësisht fatal. 25 Prilli është dita dhe data që do të mundësonte përmes votës nisjen e një rrugëtimi të shpresës së re. Koha për një bashkim të madh është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë….

Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Vehap KOLA – Tregu, sekreti pas programit ekonomik të PD-së
Next Article Zamir GJURGJI – Shkëlqimi dhe rënia e sh.Selfi dhe 85 motet e tij
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?