GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ardit GJINALI – Të shkulim patronazhin e së keqes sot për Shqipërinë ndryshe nesër
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Ardit GJINALI – Të shkulim patronazhin e së keqes sot për Shqipërinë ndryshe nesër

By
Ardit GJINALI
20/04/2021
4 Min Read
Share
SHARE

  Nuk është çështja për të ashtuquajturit patronazhistë…frymorë mekanikë të vendosur në rreshtin skllavërues të së keqes në mbështetje të instalimit tërësor të së tillës..e keqja që ka gllabëruar shpirtin e shumëkujt nga të tillët dhe të njëjtët rendin në përpjekjen djallëzore të tjetërsimit të Shqipërisë sot dhe nesër…sot që të mos ketë kurrfarë të nesërme, sot duke mos kujtuar të djeshmen dhe duke harruar që një e nesërme ndryshe e ndezur në dritën e një shprese të re nuk mund të ndalet nga secila tentativë e arradhës pushtet-ushtruese…një e nesërme e lirisë individuale dhe shoqërore…një e nesërme ndryshe  përfshirë të tillin patronazhist që do të ndjejë oksigjenin ndryshe të lirisë..e nesërmja e dinjitetit njerëzor dhe një besimi të ri…një mundësie të re larg vrangonjve patronazhues për secilin…për patronazhistin, gjithashtu. Sërish dhe sërish…mendësia qëndron në thelbin e secilit akt..mendësia e patronazhit..tjetërsimit të mendimit dhe veprimit..të konsideruarit numër rendor në listën e votuesve që nuk mund të zgjedhin..shumëçka e tillë përbën enumeracionin negativ të së keqes që nuk është vetëm një mendësi…e keqja mbetet një sistem qeverisës malinj i mbrujtur me arrogancë, arbitraritet, vullnet negative, të drejtë të mohuar, por mbi të gjitha mbi individin e munguar dhe të zëvendësuar nga remineshencat banale të të tillit “Njeri të Ri”, përcaktim që shpërfaq të njëjtën të keqe përmes fytyrave të reja me vese të njëjta të së vjetrës ..e tilla jo vetëm arkaike.

E keqja është këtu…në secilën hapësirë..fizike dhe shoqërore..ulur përdhunshëm dhe duke qëndruar me kryeneçësinë jo-njerëzore dhe dritë-shkurtësinë politike..sjellje që burojnë nga tepria e zullumit që ka mveshur shikimin, shurdhëruar dëgjimin dhe rrëmbyer mendimin…kanë rrëmbyer shumëçka nga gjithçka shumëkujt, por mungon ndjeshmëria për të kuptuar që i tilli mendim ka humbur…zullumi e ka vjedhur dhe nuk e ka fshehur..bashkë-shoqëruesi zullum ka bindjen e zezë që nuk nevojitet fshehja..thjesht  nuk do të vërejnë mendimin e humbur…nuk u shërben, nuk u duhet asfare i tilli mendim. Shqipëria e së sotmes është nën patronazhin e së keqes..e ngërthyer për të mos u lëshuar,  e kapur për të mos u çliruar, e gënjyer për të mos kuptuar, e mbyllur për të mos u hapur,..Shqipëria e së sotmes voton , por nuk  zgjedh…kërkon shtet…del   pushtet, …kërkon reformë… del pa formë, ka ligj, por nuk ka drejtësi…ka pluralizëm, por nuk ka  demokraci…ka liri territoriale, por mungon e tilla shoqërore..ka media, por nuk ka informim…ka pasuri natyrore, por  mungon zhvillimi ekonomik…ka energji njerëzore, por nuk ka mundësi…ka profesionistë, por nuk ka punë…ka krijimtari, por e pengon censura…ka rini, por nuk ka hapësirë  përfshirëse për të njëjtët…ka spitale, por   mjekët mungojnë…ka shkolla, por mësuesit përbuzen…kërkon meritokraci, por vëren  nepotizëm…kërkon shtetarin, por shfaqet taksidari…kërkon administratën publike, por të përshëndet me shpoti rrushfeti privat….Kjo është Shqipëria e së sotmes…përditshmëria drobitëse dhe saga e shqiptarit të zakonshëm që përjeton patronazhimin e së keqes qeverisëse.

Koha për të shkulur patronazhimin e së keqes për një Shqipëri të ndryshme nesër është tani! 25 Prilli është dita dhe data që thërret për ndryshim të ri të ditëve më të mira, një normalitet shoqëror dhe institucional.. një ndëshkim përmes votës…një bashkim qytetar për një shpresë të re. Bashkë sepse ka ende shpresë…

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Erion DASHO – Epidemia si këmbanë alarmi për transformimin e sistemit shëndetësor
Next Article Enver BYTYÇI – Si nuk e përmendi Rama një herë të vetme fjalën “integrim” në fushatë?!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?