GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ardit GJINALI – “Shqipëria fiton një ideal të ri që thërret për ndryshim”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Ardit GJINALI – “Shqipëria fiton një ideal të ri që thërret për ndryshim”

By
Ardit GJINALI
23/03/2021
5 Min Read
Share
SHARE

Nuk është një brohoritje mbështetëse, nuk është buzëqeshja e zoritur e  një mirësjelljeje hipokrite,  nuk është  britma njerëzore që rreket të mveshë frikën; – është entuziazmi qytetar që thërret shpresën dhe mposht  të tillën frikë  që falangat pushtet-mbajtëse tentojnë të përcjellin ndaj qytetarit të zakonshëm; është thirrja qytetare për ndryshim thelbësor dhe për një angazhim të secilit  që bazohet në një ideal të ri  për një Shqipëri të rëndësishme sërish që fiton normalitetin. Një bashkim i rëndësishëm  energjie dhe vullneti njerëzor për të jetësuar ndryshimin ; vullnet i vërtetë që lexohet në sytë e shqiptarit të shumëvuajtur përgjatë kalvarit të sagës keqqeverisëse; sagë e mundimshme ku secila derë e shpresës është përplasur përdhunshëm në fytyrën e secilit qytetar; -segmentet famëkeqe keqqeverisëse kanë ndërmarrë akte dhe veprime të vazhdueshme për të errësuar secilën rreze drite  që lind nga ideali njerëzor që përmbys secilën ujdi meskine; ideali njerëzor është thelbi që mbron ekzistencën e qenësishme të një shoqërie; i tilli  është kushtrimi për të ngritur themelet e së ardhmes  duke ndryshuar të tashmen.

Një ideal i ri që thërret për ndryshim…i tilli ndryshim që nuk mund të jetë ideal, por do të shënojë nisjen e një rrugëtimi shprese, besimi dhe bashkimi të një enumeracioni aspak  të tepërt të synimeve dhe pritshmërive të një shumice qytetare që nuk është thjeshtë e tillë morale, por gjithashtu politike; një shumicë thelbësore qytetarësh të lirë që përbëjnë të tillin thelb të shpirtit të patjetërsueshëm të një Shqipërie që mund të përkulet nga sulmi i vazhdueshëm i flukseve autokratike, por nuk dorëzohet- qëndresa fisnike e individit të lirë që vendosi të jetonte në këtë vend është themeli i përballjes qytetare me uzurpuesit e  shpresës; e tilla qëndresë është pasqyra për secilin të larguar  që të kthehet  në atdhe për të mos u larguar sërish;  është zëri i besimit dhe idealit për një Shqipëri të jetueshme dinjitetshëm ku mundësia e barabartë për secilin është thelbi i lirisë, e tilla që mbron demokracinë  dhe konsolidon shtetshmërinë që është  pushtuar nga mësymja e hordhive që rendin qorrazi në shikim dhe me  asfare mendim drejt rrëzimit së Republikës dhe qafë-thyerjes së palavdishme të mëpasshme  të tillëve , gjithashtu.

Zëri qytetar kumbon dhe është shpresa e dritës në një errësirë që nuk ka fshehur dot mëkatet  e ansamblit jo njerëzor  me fytyra njerëzore  që dergjen  gëzueshëm mbi lotin, pikëllimin, dëshpërimin e  të pamundurve, të tillë asfare nga mungesa e aftësisë , por nga vjedhja e mundësisë; zëri qytetar është zëri i revoltës ndaj padrejtësisë, gënjeshtrës, hilesë, maskarallëkut dhe pisllëkut politik që zhgërryhet në baltën e dallavereve që shijon për të njëjtët si mjalta, por ndot dhe kutërbon pavarësisht një fasade neverie llamburitëse që nuk verbon dot shikimin e së vërtetës nga i njëjti halleshumë; – fasada llamburitëse është errësira që rreket të fshehë mëkatet, por e njëjta nuk mund të fshehë kutërbimin  ndotës të arishverishllëkut  gjuhë-jashtë dhe sy-shkelur  pas shpinës së qytetarit halleshumë.

25 Prilli është dita e së vërtetës qytetare që do të ndëshkojë  gënjeshtrën  keqqeverisëse; është zëri qytetar që  dëgjohet dhe nuk  shuhet  dot nga tentativat qeverisëse; është vullneti qytetar që shprehet përmes votës dhe nuk deformohet dot për shkak të pjesëmarrjes masive në zgjedhje; 25 Prilli është data që fton për një pranverë shqiptare të demokracisë ku besimi për ndryshimi është ideali më i lartë njerëzor dhe shoqëror, gjithashtu. Koha e një bashkimi të madh  për një shpresë të re, besim të ri dhe për ndryshim është tani! Një shpresë e re është themeli i një ideali të ri që do të jetësojë ndryshimin e merituar në një Shqipëri që fiton. Koha e një bashkimi të madh  për një shpresë të re, është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Enver BYTYÇI – Shok me Aleksandër Vuçiç dhe mik me Gjergj Lucën!
Next Article Bill Clinton: Si e nisëm bombardimin e Serbisë?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?