GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ardit GJINALI – “Pjesëmarrja masive në zgjedhje është gjoba qytetare ndaj keqqeverisjes”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Ardit GJINALI – “Pjesëmarrja masive në zgjedhje është gjoba qytetare ndaj keqqeverisjes”

By
Ardit GJINALI
22/02/2021
5 Min Read
Share
SHARE

Gjoba është mendësi dhe sjellje… në ditët e zymta autokratike që po jetojmë kemi dëgjuar shpesh për të tillin instrument që cënon, kërcënon, nënshtron, shkurajon, tremb dhe përcakton  sjellje individuale. Qeveria po vendos  gjobën  ndaj qytetarit të saj,  e tilla evokuese e ndasisë që demaskon të ndryshmin në përkatësi politike, frymëzuese e një polarizimi politik që mbetet streha e fundit inkurajuese për të penguar ç’ka nuk ndalet dot; shteti është përdhosur nga pushteti dhe shtetari po shndërrohet në gjuetarin porositës për të ndëshkuar prenë sipas urdhërit të pushtetit… të tillë konsiderohen qytetarët në rende thuajse autokratike… numërorë frymues që mund të ndëshkohen nga tehu i pushtetit  – gjoba është akti i rradhës përpara vendosjes tërësore të  diktatit shtetëror që çertifikohet në ligj, por asfare në përputhje me rendin e së drejtës… të fundmet gjoba të bazuara mbi nenet pandemike të kodit penal,që cënojnë gjobë-marrësin dhe kërcënojnë të tillin që ende nuk është ndëshkuar,  rreken të diktojnë sjelljen e një shoqërie.

Gjatë këtyre viteve, qytetari është dëshmitari i një realiteti të trishtë ku liria e cënuar, demokracia e rrezikuar dhe ekonomia e goditur keqas përbëjnë trekëndëshin e zi që ka vendosur në qerthull një shoqëri duke u rrekur ti rrëmbejë dinjitetin përmes dobësimit të fuqisë reaguese; trekëndësh i zi që puthit secilën brinjë për të mbyllur të tillën hapësirë të veprimit demokratik shoqëror,  i tilli trekëndësh që përbën shtyllat e sjelljes autokratike të një enturazhi qeverisës që përpiqet të jetësojë sundimin duke filluar me  imponimin,  vijuar me diktatin dhe duke mos ndalur rendjen drejt udhës së humbur pa dalje dhe shpëtim të nesërm për shoqërinë; –  trekëndësh që duhet thyer në emër të dinjitetit njerëzor  që është themeli i garantimit  të lirisë shoqërore, demokracisë funksionale dhe treguesve ekonomikë të përmirësuar, gjithashtu.

Sytë e revoltës së qytetarit në Shqipërinë e së sotmes kërkojnë ndryshimin….zëri nuk dëgjohet, por sytë e shpirtit që kërkojnë drejtësi shoqërore  janë inkurajimi për vijimin e një angazhimi qytetar të thelluar në një përballje të pabarabartë në infrastrukturë dhe logjistikë me shtet-pushtetin; një përballje ku besimi, shpresa dhe vullneti qytetar për të larguar të keqen duke refuzuar secilin kompromis të vogël mbeten vlera më e rëndësishme e përpjekjes së përbashkët për të ndaluar instalimin tërësor të autokracisë. Shqiptari i sotëm që nuk qeveriset dhe trajtohet ndryshëm nuk meriton të shndërrohet në një  subjekt  ndëshkimi, ku i tilli ndëshkim konsiderohet si një normë shoqërore nga shtet-pushteti. Vokacioni absolut perëndimor i shoqërisë shqiptare  i shprehur përmes matjeve të paanshme  është treguesi më i qartë i një realiteti të pamerituar që i tilli qytetar po përballet në secilën ditë të një kalvari  jete asfare të thjeshtë në atdhe.

Një ndryshim thelbësor është apeli për qytetarin që shpëton nga autokracia në një Shqipëri që fiton përmes ditëve më të mira që do të materializojnë shpresën që buron nga një besim i Ri. Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme demokratike që do të mundësonin një ndryshim të qeverisjes në mendësi, sjellje dhe në ushtrim pushteti…një qeveri normale  me një Kryeninistër normal dhe me një dimension njerëzor ku mundësia përbën thelbin e lirisë individuale dhe shoqërore, gjithashtu.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

25 Prilli është dita dhe data që thërret për angazhim të palodhur  për Shqipërinë normale; është apeli për një bashkim të madh përtej diçkaje që mund të na ndajë; është kushtrimi për një pjesëmarrje masive, e tilla pjesëmarrje që nuk mbetet thjeshtë një ushtrim demokracie, por është kushtrimi për të ndëshkuar keqqeverisjen për sagën e përjetuar gjatë këtyre viteve. 25 Prilli është dita që thërret për një shpresë të Re, dita ku askush nuk gjobitet dot! Pjesëmarrja masive në zgjedhje përmes një bashkimi të madh  është gjoba qytetare ndaj keqqeverisjes! Bashkë sepse ka ende shpresë…

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Erl KODRA – Vaksinat anti-personalitet
Next Article Red VARAKU – Mjerimi historik i figurës së këtij kryeministri
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?