GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ardit GJINALI – Një Fillim i Ri për qytetarin në një Shqipëri që fiton
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Ardit GJINALI – Një Fillim i Ri për qytetarin në një Shqipëri që fiton

By
Ardit GJINALI
04/03/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Regjimet politike tremben nga qytetari dhe të tillat rreken ta shndërrojnë të njëjtin në tillin banor të fjetinave urbane ku errësira e periudhës së gjumit  njehsohet me errësirën shoqërore të imponuar nga thundrra e autokracisë; e tilla thundër që nuk kërkon të sundojë vetëm politikisht, por gjithashtu provon të sundojë shpirtin e qytetarit për të sunduar shoqërinë, gjithashtu. Djallëzia politike tenton të shkurajojë qytetarin përmes kufizimit të hapësirës demokratike që identifikon një shoqëri normale; zëri i qytetarit nuk dëgjohet dhe vullneti i tij tjetërsohet përmes zgjedhjeve politike të cënuara në frymë dhe thelb; i tilli qytetar vëren rrëshqitjen dramatike drejt absolutizmit duke ndjerë kufizimin e vazhdueshëm të lirisë shoqërore; i njëjti vështron trishtueshëm humbjen e qytetit, lagjes, largimin e të afërmit dhe mikut duke ndjerë në secilën ditë zymtësinë e braktisjes , e tilla  që sjell në vëmendje  shumëçka të ndryshuar për të tillët që ende nuk e kanë kuptuar.

 Aktualiteti i përjetuar në secilën ditë të këtyre viteve,  ku arkaizmi dhe banaliteti realizojnë  dramën negative të pazakontë  që nuk mund të largojë vëmendjen e qytetarit të shqetësuar dhe të angazhuar. Qytetari kërkon dhe thërret për një fillim të ri, mundësi të re dhe besim të ri duke mos harruar trashëgiminë pozitive së të  shkuarës dhe duke ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme përmes ndryshimit të një tashmeje dramatike ku ka humbur qyteti, ka humbur qytetari dhe ka humbur Shqipëria.  Shqipëria ka humbur shtetin dhe qeverisjen…..shumëçka e uzurpuar dhe rrëmbyer në mendësinë e zbrazjes së shpejtë së tepsisë duke rrëmbyer dhe të tillën me qëllimin e humbjes së secilës gjurmë që dëshmon grykësinë rrënqethëse të enturazhit pushtet-mbajtës që ushtron me zell të tepruar  dhe me mendim të munguar të tillën pangopësi që përthithet  në humbëtirën e asgjësë së ofruar për  qytetarin dhe vendin, gjithashtu.

Shqipëria e së sotmes ngec nën zgjedhën e grykësisë mëkatare që karakterizon segmentet e ferman-lëshuesve të pushtetit që e kanë shndërruar shtetin në një plaçkë shumë-përdorimshme që endet në të tillat duar jo të pastra që lëvizin mekanikisht për të shpërfaqur iluzionin e imazhit të ndryshuar, i tilli imazh i gënjeshtërt që rreket të mbulojë  pisllëkun  ndotës që kutërbon klientelizëm, nepotizëm, paaftësi të qëllimtë , arbitraritet, pandjeshmëri njerëzore pushtet-ushtruese  e reflektuar në të tillin dëgjim të munguar , shikim të mveshur nga imazhi i luksit që fluturon nga  nën-ndërgjegjet e ndërgjegjeve jo njerëzore dhe i tilli shikim hidhet me përçmim mbi të tillin qytetar që konsiderohet si bezdia e veshëve  të dyllosur nga rradhitja e sukseseve qeverisëse plot eksese mbi numërorët frymorë dhe mbi truallin kombëtar ; -të tillin truall ku po ushtrohet me legjitimitet të diskutueshëm juridik dhe tërësisht të munguar politik  e tilla keqqeverisje me fabul të humbur, por me vullnetin negativ të vazhdimësisë të së keqes.  

E keqja mund të ndalet përmes një angazhimi të rëndësishëm të secilit qytetar, një vullneti të palëkundur njerëzor që tejkalon secilën llogari të vogël meskine , një bashkëveprim  energjish pozitive njerëzore për të shkulur të tillin negativitet që ka pllakosur vendin, një udhë e re e ndërtuar nga një bashkim i madh për ndryshim dhe një shpresë të re. Koha për një fillim të ri për qytetarin dhe një rrugëtim me shpresë të re është tani!  Bashkë sepse ka ende shpresë….

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…
Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Armand MAHO – Makthi i mandatit të tretë
Next Article Red VARAKU – Përse Edi Rama ka ulur pantallonat përpara grupeve kriminale?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

GazetaTjeter
27/07/2025
3 Min Read
Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

GazetaTjeter
GazetaTjeter
27/07/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?