GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ardit GJINALI – “Ndryshimi është mundësia që sjell liria”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Ardit GJINALI – “Ndryshimi është mundësia që sjell liria”

By
Ardit GJINALI
05/04/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Ndryshimi është pritshmëri qytetare… ndryshimi është besim shoqëror… ndryshimi është mundësia e së sotmes për të nesërmen… ndryshimi është apel për angazhim… ndryshimi është shpresë… ndryshimi është frymë… ndryshimi është  demokraci… ndryshimi është drita shoqërore… triumf  mbi errësirën autokratike… ndryshimi është era që sjell oksigjenin e lirisë….ndryshimi është ëndrra për një Shqipëri Europiane. Po cënohet dita-ditës liria për të ndaluar ndryshimin si mundësia e shëndetshme për të mbrojtur demokracinë dhe Republikën, i tilli ndryshim  është makthi i ansamblit keqqeverisës që vijon interpretimin meskin të mbrujtur me propagandën lugë-bosh për qytetarin që thërret, kërkon dhe po bashkohet për një ndryshim me shpresë të re dhe për ditë më të mira.

Thirrja për ndryshim nuk mbetet asfare përsëritëse në një të tashme të shenjuar nga dora e zezë e diktatit keqqeverisës, i tilli diktat që përfaqëson vullnetin e zi të regresit të vazhdueshëm në secilin tregues që formëson dhe dëshmon fytyrën normale dhe morale të një shteti të së drejtës përkatësisht në lirinë e medias, liritë ekonomike, ndarjen e pushteteve dhe  zgjedhjet e lira ku vullneti qytetar shprehet qartë  dhe lexohet drejtë, gjithashtu. E përditshmja që përplaset në secilën ditë në fytyrën e secilit qytetar të këtij vendi mbetet e tilla dhe e njëjta sfilitëse jo thjeshtë fizikisht, por e tillë shpirtërisht duke përjetuar sagën e  mbrapshtisë qeverisëse që orvat djallëzisht në pagjetshmëri të tillën mundësi që mbetet simboli i viteve të vjedhura për secilin shqiptar të zakonshëm që vijon përpjekjen fisnike njerëzore me kurajë dhe besim për të vazhduar jetën në atdhe, por e njëjta përpjekje mbetet sizifiane për shkak të shejtanit pusht-ushtrues dhe pushtet-mbajtës që kundërvepron me arsye të humbur për të kultivuar lëmsh-litarin ngatërrestar që  ngatërrohet në këmbët instutucionale të  Republikës  për ta shndërruar të tillën  në simbolin  e pamundësisë  qytetare – dora djallëzore që shtyn të tillën Republikë   në humnerën e qafë-thyerjes për shtetin që nuk lëshohet nga kthetrat e pushtetit dhe për qytetarin që vështron përhumbshëm  të tillin tjetërsim të imponuar nga mësymja autokratike e së vetëquajturës skuadër, por që mbetet e tilla hordhi në frymë dhe thelb, gjithashtu.

Sot është koha të mbrojmë lirinë shoqërore dhe përmes të tillës të mundësojmë jetësimin e ndryshimit  të tillit jo vetëm politik, por gjithashtu dhe në të tillën mendësi qeverisjeje; një dimension njerëzor ku barazia e mundësive mbetet i tilli thelb i lirisë, një përsëritje e volitshme për syrin dhe veshin e secilit qytetar që ka parë të kryhet cfarë nuk duhet bërë dhe ka dëgjuar shumëçka që është harruar qëllimshëm të realizohet; – sot është koha e reagimit qytetar dhe shoqëror, koha për një besim të ri dhe për një bashkim të madh njerëzor, moral dhe politik , një pjesëmarrje masive në zgjedhje që do të zhbënte secilën përllogaritje të deformimit të vullnetit qytetar- koha për një mundësi të re që sjell liria është tani, një mundësi e re për të ardhmen duke ndryshuar të tashmen, një mundësi e re për ringritjen e Republikës dhe për çlirimin e shtetit nga pushtimi i pushtetit.

25 Prilli është dita dhe data që thërret për një mundësi të re, për ndryshimin si mundësia për të mbrojtur lirinë njerëzore dhe shoqërore, mundësia e re për një Shqipëri normale, qeveri dhe Kryeministër normal, një mundësi që ka në thelb një shpresë të re. Koha për një  bashkim të madh është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Red VARAKU – Kur fushatën e dominon Lul Basha
Next Article Erion DASHO – Haberet e Boratit: Një shtet pa plan dhe pa strategji
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?