GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ardit GJINALI – Koha për të rrëzuar Republikën e numrave është tani
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Ardit GJINALI – Koha për të rrëzuar Republikën e numrave është tani

By
Ardit GJINALI
09/04/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Nuk është çështja tek renditja e secilit kandidat për deputet përmes numrit, jo të njëjtit përmes emrit… është mendësia e mbrapshtë e të konsideruarit një numër identifikues me emër të harruar, një numër rendor që të vendos në rresht kokëulur, me fytyrë të fshehur, me zë të mekur, me shpirt reagimi të munguar, me vullnet të deformuar… fleta e votimit e miratuar në sintoni  me vullnetin politik të vetëquajturës  shumicë është alarmi i sotëm për Shqipërinë e nesërme… Shqipërinë e nesërme të një burgu kinse republikan tërësisht autokratik për një shoqëri të tërë… qytetari do të shndërrohet në një numër rendor në listën e votimit pa zgjedhje dhe me të vetmen zgjidhje të nënshtrimit të plotë… nënshtrim që do të shuante nismën e lirë profesionale, krijimin dhe talentin  njerëzor, sipërmarrjen ekonomike…nënshtrim tragjik që do të shndërronte secilin në numëror statistikor bordero-firmosës… qënie njerëzore me përditshmëri të diktueshme.

Frymues dhe numëror statistikor… të tillë quhemi në një rend thuajse autokratik me demokraci të munguar dhe liri të cënuar… individuale dhe shoqërore që rrëmbehet ditë pas dite duke shndërruar normalitetin e të jetuarit dinjitetshëm në një pamundësi enumerike që shndërrohet në ortekun tjetërsues të shpresës dhe besimit për një jetë normale në atdhe… jetojmë në të tillën  Republikë të pamundësisë, ku e tilla ka mbetur një nocion përbashkues i të tillave zanore dhe bashkëtingëllore, bashkim gërmash që nuk përcjellin fuqinë dhe solemnitetin e merituar; e tilla fuqi është gllabëruar në thelbin e së njëjtës  bashkë me rrëzimin e qëllimshëm të konceptit të individit të lirë që përbën fillesën e dinamizmit të një shoqërie- solemniteti është përdhosur si shkak i vërshimit të gjithfarë fluksi regresiv, dritëshkurtër dhe banal, të tillë të inkurajuar qëllimshëm dhe djallëzisht për të ngritur të tillat re të zeza që paraprijnë rrebeshin shkatërrues të pandërprerë autokratik në secilën segment të Republikës dhe në secilën qelizë të shoqërisë, gjithashtu.

Sot është koha dhe apeli për të ndalur jetësimin e mendësisë së shndërrimit të Republikës në një numër statistikor, është koha për të kthyer emrin e Republikës me tërësinë kuptimore të të tillit, është koha për një bashkim të madh të shpirtit të reagimit, qëndresës, kundërshtisë me arsye të secilit qytetar përtej anësisë dhe përkatësisë…qytetarë të angazhuar dhe të shqetësuar… rinia që ka vullnetin të vijojë jetën në këtë vend..një bashkim i madh moral dhe njerëzor që do të tejkalonte realitetin e shumicës matematike  të numrave dhe do të ndryshonte mendësinë qeverisëse… një bashkim i madh për të mbrojtur demokracinë dhe për të mos shndërruar pluralizmin në të tillin mekanik…koha thërret për të rrëzuar Republikën arkaike të numrave dhe për të çliruar shtetin nga uzurpimi i  pushtetit… koha për një fillim të ri me besim dhe shpresë të re është tani!

Sot është koha për ndryshim… jo thjesht të pushtetit, por të ndryshimit të rolit të qytetarit në zhvillimet shoqërore, sot është koha për të ndëshkuar evokuesit e numrave dhe për të mos u konsideruar një numër… koha është sot për tu dëgjuar dhe për të shpëtuar Shqipërinë përmes ndryshimit… koha për një pjesëmarrje të gjerë në zgjedhje  dhe angazhim njerëzor të thelluar ështe tani… koha për të mbajtur ndezur dritën e një shprese të re është tani. Koha është sot… nesër do të jetë tragjikisht vonë!  Bashkë sepse ka ende shpresë…

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja
Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Vehap KOLA – Këmbanat e humbjes në fushatën e Ramës
Next Article Enver BYTYÇI – Eksperimenti Rama me veriun e Shqipërisë e ka tejkaluar eksperimentin e diktatorit Hoxha!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

GazetaTjeter
07/07/2025
8 Min Read
Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?