GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ardit GJINALI – “Koha për të mposhtur frikën përmes një bashkimi të madh qytetar”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Ardit GJINALI – “Koha për të mposhtur frikën përmes një bashkimi të madh qytetar”

By
Ardit GJINALI
13/04/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Frigimi mbetet instrumenti famëkeq i një regjimi për të pllakosur heshtjen e mosreagimit tek secili qytetar..heshtje që ka zanafillën tek frika që përcjellin elementët  jo-njerëzor gjithëfarësh mbi njerëzit e zakonshëm të një lagjieje, zone  administrative apo qyteti…heshtja e shumë-dëshiruar qytetare  e një regjimi që ka uzurpuar thuajse secilin segment të shtetit dhe po rreket të kryejë të njëjtin akt përmes tjetërsimit të shpirtit të një Shqipërie që është keq-përdorur  pamëshirshëm me babëzi ulëritëse që ngjall ndjesinë e piskamës keqardhëse për të këtillën kandisje rrënuese;- regjimi bashkëshoqëruar me instrumentat famëkeq njerëzor nuk mund të përvjedhë të drejtën e qytetarit për tu ndjerë keq dhe për të reaguar ndaj së tillës të keqe…qytetari duhet të refuzojë nënshtrimin nën rendin e thundrrës ku banaliteti, vulgariteti, maskarallëku njerëzor  i veshur me petkun e zi të të tillit politik takohen dhe tokin të tilla gota gëzimi në tryezat famëkeqe të shthurjes njerëzore ku ngatërrohet buza me hundën dhe truri me barkun e fryrë dhe të dendur në lëmshin e arishverisheve në dëm të qytetarit me mbrojtje të munguar nga ofensiva e hordhive pushtet-ushtruese.

Qytetari nuk mund të pranojë nënshtrimin tallës dhe asfare të dinjitetshëm…i njëjti nuk mund të jetë subjekt i frikës që është shndërruar në një ndër aleatet e çmuara të pushtetit të keq-ushtruar..pushtet që është simboli i koalicionit famëkeq të shkurajimit qytetar dhe shpopullimit kombëtar..koalicion i frikës, shantazhit, kërcënimit, tjetërsimit njerëzor, vërtetës së munguar, mundësive të rrëmbyera , jetesës së pamundur, vullnetit qytetar të deformuar, zgjedhjeve të vjedhura, demokracisë së cënuar, qytetit të humbur, fshatit të zbrazur…një koalicion i së keqes që duhet mposhtur, një keqqeverisje për tu rrëzuar përmes ushtrimit demokratik të votës dhe pjesëmarrjes qytetare masive…e tilla pjesëmarrje që duhet të zhbëjë secilën llogari të mbrujtur tavolinave ku ideohet padrejtësia, ekzekutohet paligjshmëria dhe interpretohet me hipokrizi të lëvdueshme dhe buzëqeshje të shtirur  në buzët që shqiptojnë shumësinë e të pavërtetave mbi kinse mbrojtjen e interesit  shoqëror dhe publik, gjithashtu.

E sotmja thërret për një bashkim qytetar që përfaqëson  dinjitetin  njerëzor dhe lirinë shoqërore, demokracinë për tu mbrojtur dhe shtetit për tu çliruar nga pushteti,  mundësinë e  re për të vijuar jetën në këtë vend, nismën e lirë dhe talentin njerëzor  për tu zhvilluar përmes meritokracisë, sipërmarrjen private që ka vuajtur qasjen taksidare të kontrollorit të ndërzyer nga fermani arbitrar, besimin e ri tek njëri tjetri për një ndryshim të ri të ditëve më të mira, një normalitet shoqëror dhe politik përmes një mendësie të re qeverisëse në frymë dhe thelb, një fillim i Ri që nuk harron arritjet pozitive të së shkuarës dhe nuk përsërit batakun e të njëjtëve mëkate që kanë errësuar të tashmen.

25 Prilli është dita dhe data për të mundur frikën dhe për të thirrur ndryshimin përmes votës masive dhe të arsyeshme, votë  ndëshkuese për të vjetrën keqqeverisëse dhe apeluese për të re-në qeverisëse që të inkurajojë kundërtrupat e nevojshëm që do të pengojnë secilën shfaqje të ndonjë metastaze helmuese për shpresën e re që buron nga shpirti i shumicës qytetare, e tilla numerike dhe morale, gjithashtu. Koha për të vrarë frikën përmes  besimit  dhe shpresës  është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja
Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article “Altin Dardha, historia e plotë e banditit që kreu 61 vrasje”- libri-“bombë” i gazetarit të mirënjohur Ferdinand Dervishi
Next Article 1985/“Nuk u bë qameti që vdiq ky”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

GazetaTjeter
07/07/2025
8 Min Read
Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki

Basir ÇOLLAKU
Basir ÇOLLAKU
07/07/2025
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

GazetaTjeter
GazetaTjeter
07/07/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?