GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ardit GJINALI – Forca e pushtetit që nuk e mposht dot fuqinë e ndryshimit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Ardit GJINALI – Forca e pushtetit që nuk e mposht dot fuqinë e ndryshimit

By
Ardit GJINALI
18/03/2021
5 Min Read
Share
SHARE

Fuqia  qytetare për ndryshim qëndron në besimin dhe angazhimin e përbashkët për një Shqipëri ndryshe, të tillën Shqipëri të mundësisë së kthyer, të një besimi të ri; fuqia qytetare që ka në thelb të së tillës lirinë dhe vullnetin për ndryshim; fuqia qytetare që buron nga vuajtja, mundësitë e vjedhura dhe të munguara, e drejta e cënuar, ligji i shkelur; fuqia qytetare që vërehet në sytë e secilit të tillë, sytë që tregojnë vuajtjen e shpirtit të drobitur dhe që  kërkojnë të tillin  ndëshkim politik; syri i guximit që nuk trembet dot nga zhurmëmadhi pushtet që lëshon kërcënimin për të fshehur frikën që buron nga humbja e të tillit… i tilli është thelbi i forcës… forcë që nuk ndal dot përmes forcës të tillën fuqi qytetare për NDRYSHIM.

Ndryshimi nuk ndalet dot nga vringëllimi dhe hakërrimi i secilit segment pushtet- mbajtës dhe të tillë ushtrues që rreket të vijojë sundimin e Shqipërisë përmes pushtimit të shtetit dhe uzurpimit të secilës hallkë që dëshmon panoramën e zezë të grykësisë, pangopësisë dhe spirales së mëkateve që kanë mveshur shikimin, dyllosur dëgjimin dhe rrëmbyer arsyen e një ansambli keqqeverisës që djallëzisht ka djallosur shumëçka në kufijtë e gjithçkaje në një vend që dhuroi  një enumeracion mundësish politike dhe qeverisëse për të tillët; – qytetari i zakonshëm i këtij vendi përjetoi sagën e shkaktuar nga një ushtrim asfare njerëzor i qeverisjes, e tilla që mbart një mendësi arkaike të jetësimit të sundimit përmes instrumentave famëkeq të nënshtrimit, frigimit,  varfërimit, poshtërimit të dinjitetit njerëzor, deformimit të vullnetit politik të shprehur përmes votës; – qytetari ndjeu përplasjen e ortekut të së keqes mbi fytyrën e të njëjtit nga enturazhi me fytyrë të munguar që nuk realizoi hiçgjë të gjithçkasë që premtoi dhe  ndërmori gjithçka që shënon të kundërtën e premtimeve të gënjeshtërta; e vërteta e munguar dhe e shprehur pa teklif  dhe plot tallje në kufijtë e përbuzjes është përbërësi kryesor i forcës së një pushteti që tenton të pengojë ndryshimin.

Qytetari dhe shumësia e të njëjtëve thërrasin pa frikë dhe zërin plot për ndryshimin dhe një shpresë të re për individin, familjen dhe Shqipërinë; individi dhe vendimi i të njëjtit për ndryshim është thelbi i fuqisë që nuk mposhtet dot nga falangat mercenare të një pushteti të ushtruar keq, i kapur nga e keqja dhe që ndjell të keqen për të vijuar keqbërjen ndaj të njëjtëve që kanë jetuar, qëndruar dhe rezistuar nën zgjedhën e së keqes sepse shpirti i shumicës së njerëzve të zakonshëm të këtij vendi dhe i Shqipërisë nuk tjetërsohet dot. Kompromiset e vogla dhe meskine, darovitja pushtet-ushtruese, mundësia kinse e merituar dhe e vonuar, por  e mveshur me djallëzinë pushtetore të gllabërimit të mendimit,  panairi i premtimeve të plota në dukje që humbasin në humbëtirën e boshllëkut dhe hipokrizia  e gëzimit të sotëm buzagaz që mvesh lotin e dhimbjes së nesërme për qytetarin;- të tillat përpjekje janë pjesëza të mozaikut të forcës së të keqes së pushtetit- pjesëza që nuk zëvendësojnë vullnetin qytetar për liri të qenësishme individuale dhe shoqërore, i tilli çmim i secilës pjesëz nuk zëvendëson dot haraçin pushtet-ushtrues që buron nga liria e munguar, vjedhur, rrëmbyer dhe e fshehur skutave të zeza ku gatitet errësira autokratike për qytetarin dhe shoqërinë, gjithashtu.

25 Prilli është dita dhe data e një bashkimi të madh qytetar për ndryshim dhe një shpresë të re; dita dhe data për të dëshmuar një shoqëri që reagon në një Shqipëri që fiton ditë më të mira, qeveri normale me një Kryeministër normal, gjithashtu. Koha për një besim të ri dhe shpresë të re është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Enver BYTYÇI – Ai nuk ka miq e bashkëpunëtorë! Ka rreth vetes vetëm kriminelë!
Next Article Klodian TOMORRI – Hipokrizia me infeksionin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?