GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Ardit GJINALI – Demokracia në udhëkryq – Shqipëria në rrezik
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Ardit GJINALI – Demokracia në udhëkryq – Shqipëria në rrezik

By
Ardit GJINALI
17/05/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Demokracia është në udhëkryq… Shqipëria nuk mund të mos jetë në rrezik… përditshmëria e sotme është shkurajuese në palcë, por nuk mund të ndalet secili fluks që ka vullnetin e palëkundur për ndryshimin në këtë vend… vullnet për mbrojtjen e demokracisë dhe të pluralizmit politik… duhet të jemi bashkë-udhëtarët e përpjekjes për të ndaluar instalimin e autokracisë… ne nuk mund të jemi pjesëmarrësit asfare të dinjitetshëm në marshin funebër të pluralizmit politik dhe demokracisë… shpresa është goditur rëndë… besimi është në kufijtë e shuarjes… nuk mund ta lejojmë… demokracia dhe pluralizmi politik nuk mund të kthehen në një kujtim… të tillët do të jenë shpirti i patjetërsueshëm i qëndresës qytetare… të tillët janë thelbi i ekzistencës normale të një shoqërie… bashkë duhet të ndalojmë tingëllimin e kobshëm të  kambanave të mandatës së mandatit të tretë… PO, por me besim tek njëri tjetri.

Një re trishtimi… njëjtë  si rrjeta e merimangës helmuese që vërtitet lirshëm në terrenin e pisllëkut ndenjës që kutërbon të tillin helm… helmi ndaj lirisë dhe mundësisë për ndryshim… një tis pezmi në fytyrat çehre-prishura të shpirt-drobiturve qytetarë… të tillët  që vështrojnë paradën e gjoks-rrahjes krenuese të arradhës zë-trashur që valëvisin krenueshëm flamurin e bitisjes së secilës normë dhe standarti  demokratik… vegimit të të tillëve  në honet e errësirës së dëshiruar pushtet-ushtruese, e tilla asfare e kërkuar nga qytetari i zakonshëm  që kërkoi dhe votoi të tillin ndryshim… të domosdoshëm dhe thelbësor për një frymëmarrje demokratike që do të shmangte kalbëzimin e një sistemi politik të gërryer  nga deformimi i vazhdueshëm i vullnetit qytetar… deformim që është metastaza helmuese që  sëmur  trupin politik të Republikës… deformim që është pika e origjinës së ngrehinës anomalike që prodhon monstrumin politik… uzurpues në secilën hapësirë… mbytës në secilën qelizë… tallës në secilën dekikë.

Djallëzia politike me fytyrë njerëzore ngërdheshet zëshëm dhe kumbon në veshët e të pa-zëshmëve… dëshmon që do të vijojë të qëndrojë ngultas për të mos u shkulur dot… kujton për të mos harruar që saga për të pazëshmit vijon me vullnet të zi jo-njerëzor nga shkaktarët e së tillës… gajaset me duar-lidhjen e të tillëve që vështrojnë përhumbtas diku në horizontin e munguar… duke mos pranuar  një realitet të zymtë, të trishtë dhe vrastar për demokracinë… një realitet i dëshiruar nga hordhitë autokratike pushtet-mbajtëse… realiteti i një pranvere gri… e tilla dhe në kushte metereologjike… në motin që vajtoi përpara 25 Prillit për enumeracionin e paudhësive që vijuan të tillën udhë të zezë për të shndërruar shumicën morale dhe numerike të shoqërisë në të tillën rrugëhumbur në gjetjen dhe jetësimin e shpresës. Shqipëria e së sotmes është duke u orvatur në drejtimin e padëshiruar të instalimit tërësor të një regjimi politik… i njëjti regjim që do të rreket të prezantojë iluzionin e gënjeshtërt të  Shqipërisë që kridhet kinse lumturisht plazheve dhe deteve, por që do të ketë të përcaktuar shuplakën e rëndë të dallgës autokratike… e tilla që do të tentojë përdhunshëm të shuajë secilën gjurmë të së djeshmes… e djeshmja që është temjani për djallëzinë autokratike që po ngre krye duke qëndruar mbi kryet e secilit shqiptar të zakonshëm për të dërguar vendin në një rrugë pa krye nën hyqmin e KryeKreut.

Sot është asfare e thjeshtë, por sot duhet të ndalim humbjen e së nesërmes duke u bërë të gjithë bashkë… me arsye, me besim, me vërtetësi, me dorën në zemër dhe duke parë në sy njëri- tjetrin… një bashkim i vërtetë dhe një rimbledhje e secilit përmes hapjes dhe lirisë… është Zgjidhja! Ende nuk është pashmangëshmërisht vonë!

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Prof. Asoc. Dr. Enver BYTYÇI – “Historia e shqiptarëve për të huajt”?! Çfarë do të thotë kjo?
Next Article Armëpushim në horizont midis Hamasit dhe Izraelit?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?