GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Andi BUSHATI – Të sfidosh jetën, për të urryer Ramën
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Andi BUSHATI – Të sfidosh jetën, për të urryer Ramën

By
Andi BUSHATI
01/04/2021
5 Min Read
Share
SHARE

Edi Rama është angazhuar prej ditësh në rolin e një shtetari serioz, të merakosur për shëndetin e militantëve të opozitës që tubohen në rrugë dhe sheshe kundër tij. Ai nuk po lë rast pa anatemuar “mizerabilitetin” e një fushate “me makina, bori, zhurmë e turmë që bëjnë përshesh në çdo shesh”, duke u munduar të nënvizojë se ajo është produkt i njerëzve “pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku”.

Në pamje të parë qëndrimi i Edi Ramës do të duhej të ishte qëndrimi i çdo politikani të denjë për të mbajtur këtë emër, në një periudhë pandemie vrastare për të gjithë.

Unë vetë, personalisht, do të isha më pranë kësaj qasjeje dhe nuk do ti shkoja nga pas, asnjë politikani apo kryetari partie që vendos ambicien e tij mbi shëndetin e njerëzve, mbi rrezikun që mund ti kanosej jetës sime dhe dëmin që unë mund ti shkaktoj të tjerëve.

Pra thënë këtë, duke qenë plotësisht i bindur se opozita po sillet gabim me tubimet masive që shpërfillin kujdesin për jetën, këto ditë jam rekur të kuptoj se ç’janë këta njerëz të gatshëm të sfidojnë dhe vdekjen, vetëm për tu përballur me regjimin e rilindjes?

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

A janë thjeshtë ata militantë, aq të verbër, sa dalin aty me urdhërat e Lulzim Bashës, pa përfillur shëndetin e tyre? A janë ata të indoktrinuar deri në atë pikë, sa të mos çajnë kokën për dëmet që u shkaktojnë gjyshërve, prindërve apo qoftë edhe fëmijëve të tyre?

Jo, natyrisht që jo.

Në këtë betejë me regjimin që sfidon edhe pandeminë ka diçka që shkon përtej.

Të gjithë ata që po akuzohen se përbuzin rregullat e një komiteti qesharak ekspertësh e kanë një motiv. Të gjithë ata që dynden në sheshe, pa ruajtur distancat dhe pa vendosur maskat, i shtyn diçka më e madhe.

Ata e kanë kuptuar se beteja me një autokrat, që i predikon se, po rashë unë, do të vdisni edhe ju, është më e rëndësishme se ajo me një virus kalimtar. Ata e kanë ndjerë në lëkurën e tyre hipokrizinë e këtij pushteti, që kur ishte puna për “akte barbare”, si shembja e teatrit, as i ra në mendje për distancimin social. Atë e kanë nuhatur cinizmin therës ndaj qytetarëve që marrin gjoba për mosmbajtje maske, ndërkohë që dyndjet në qëndrat tregtare kalojnë pa u parë nga sytë e shtetit.

Pra, historia është e thjeshtë. Ka shumë njerëz që sot mendojnë se është më mirë të sfidosh vdekjen duke u përballur me Ramën, sesa të mbijetosh duke vegjetuar nën thundrën e një regjimi që të do të gjallë, për të të rrjepur gjithçka.

Eshtë pikërisht kjo shtysë që i bën njerëzit të dalin në rrugë, pa përfillur pandeminë. Asgjë tjetër, as kostumi i hekurosur apo flokët e xhelosura të Lulzim Bashës, nuk do ta kishin kurrë këtë fuqi. Ata që rrinë ngjitur e ngjiitur dhe pa maska në mitingje, nuk janë aty vetëm prej thirrjes së partisë dhe organizimit të grup seksioneve të saj. Ata po e sfidojnë pandeminë me logjikën e dëshpëruar të atij që është gati të zgjedhjë një fund të tmershëm, përpara një tmerri pa fund.

Pikërisht këtë ka kuptuar dhe Edi Rama që e ka shndërruar fushatën e tij në një refren malkimesh për ‘mizerabilitetin” e atyre që manifestojnë kundër tij. Pasi nuk është e lehtë të pranosh, se gjatë viteve të pushtetit, ke arritur të ngresh në këmbë një masë, e cila është e gatshme të luajë me jetën për ti mbyllur llogatritë me ty. Pikërisht ky është edhe makthi i Ramës. Klithmat e tij, nuk janë ato të shtetarit serioz që kujdeset për respektimin e rregullave, ato janë simptomat e ankthit të një autokrati që po ndërgjegjësohet për atë me të cilën e ka rrethuar veten.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ardit GJINALI – “Koha për të ndëshkuar me votë varrmihësit e shpresës”
Next Article Enver BYTYÇI – Krahasime të projektit Rama e Çubrilloviç për shpërnguljen e shqiptarëve
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?