GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Alfred de Vigny – Vdekja e ujkut
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Letra

Alfred de Vigny – Vdekja e ujkut

By
GazetaTjeter
17/09/2020
5 Min Read
Share
SHARE

Vraponin retë mbi hënën e përflakur

Si mbi zjarrin bubulak duket tymi tek shket,

Pyjet e zinj deri në horizont.

Ecnim, pa folur, në lëndinën e njomë,

Lexo më shumë

Nga Agim XHAFKA – Krevati dopjo…
Nga Rudyard KIPLING – Nëse…
Nga Dardan MITROVICA – Gabriel García Márquez, gjeniu i përjetshëm i Aracataca-Macondo
Charles Baudelaire, një histori mes poezisë, dashurisë dhe varësive
Zija ÇELA – Fytyrë gruaje në gjumë…

Në shqopën e dendur e gjineshtrat shtatlarta,

Kur, nën bredhat si ato të Landeve,

Pikasëm thonj të mëdhej shënjuar

Nga ujqit udhëtar që i’u ishim qepur pas.

Ngrehëm veshët, duke mbajtur fort frymën,

E hapin pezull. – As pylli as rrafshina

S’pipëtinin n’ajër; veç

Erëtreguesi me pikëllim sokëllet në kupë të qiellit;

Se era, shumë lart përmbi dhera,

Nuk fshikte me këmbët veç rrathët vetmitarë,

E shelgjet nga poshtë, pranë shkëmbinjve të pjerrët,

Mbi bërryla ngjanin të shtrirë e të përgjumur.

Pra asgjë s’fërshëllinte, kur, duke ulur kokën,

Më i vjetri i gjahtarëve që kish nisur të kërkonte

Shikoi rërën duke u shtrirë; pas pak,

Ai, që kurrë s’ishte parë të gabojë,

Shpalli zëulët se shenjat e mëparshme

Tregonin hapat e thonjtë e fuqishëm

Të dy ujqërve të mëdhej e dy këlyshve të tyre.

Të gjithë bëmë gati atëherë thikat tona,

E, duke fshehur pushkët e vetëtitjet e bardha,

Ecnim ngadalë duke hapur degët,

Tre ndaluan, unë, tek kërkoja çfarë shihnin,

Papritmas dalloj dy sy që flakëronin,

E më tutje shikoj katër forma të zbehta

Që vallëzonin nën hënën mes shqopave,

Siç bëjnë çdo ditë, gjithë shamatë, nën sytë tanë,

Langojtë e gëzuar, kur i zoti kthehet.

Forma e tyre qe e njëjtë dhe vallja e njëjtë;

Por fëmijët e ujkut luanin në heshtje,

E dinin mirë se aty pranë, gjysëmfjetur,

Shlodhej mbi muret njeriu, armiku i tyre.

Babai qe në këmbë, e më larg, pas pemës,

Ulkonja shplodhej si ajo prej mermeri

E adhuruar nga Romakët, me ijet leshtore

Që mbështillnin gjysmë-zotat Remin e Romulin.

Ujku vjen e rri, dy këmbët drejt,

Nga thonjtë grremçak të ngulur në rërë.

U ndje i humbur, ngaqë ishte i habitur,

Shtrofulla e rrënuar, gjithë rrugët e zëna;

Atëherë kapi, në gojën e tij përvëluese,

Grykën gulçuese të qenit më trim,

E nuk i liroi nofullat e hekurta,

Megjithë të shtënat që mishin i’a përshkonin,

E thikat e mprehta që, si darë,

Kryqëzoheshin tek i hynin në barkun e gjërë,

Deri në çastin e fundit kur qeni i mbytur,

Kohë i vdekur para tij, mbi këmbët i’u rrokullis.

Atëherë ujku e la e na vështron.

Thikat gjer në rrëzë i rrinin në ijë,

E gozhdonin në lëndinën larë në gjak;

Pushkët e qarkonin në hënën kobzezë.

Na vështron akoma, pastaj rishtrihet,

Veç lëpin gjakun që i përhapej mbi gojë,

E pa begenisur të dijë si humbi,

Mbyll prapë sytë e mëdhenj vdes pa nxjerrë një britmë.

ll

Mbi pushkën pa barut mbështeta balin tim,

E nisa të mendoj, por s’munda të vendos

Për të ndjekur Ujkonjën me fëmijët, të cilët, të tre,

Kishin dashur ta pritnin, e, siç mu duk mua,

Pa dy këlyshët, e bukura, e murrëta vejushë,

S’e kish lënë atë vetëm ta pësonte gjëmën;

Por detyra e sajë qe ato t’i shpëtonte,

Që të mund t’u mësonte të duronin urinë,

E mos të hynin kurrë në paktet e qyteteve

Që njeriu lidhte me kafshët servile

Që dëbonin në sytë e tij, për të pasur fjetjen,

Zotëruesit e parë të pyllit e të shkëmbit.

lll

Mjerisht! kam menduar, me gjithë këtë emër të madh, të Njerëzve,

Se më vjen turp për ne, kaq debilë që jemi!

Si duhet ta lësh jetën gjithë të këqijat e saj,

Këtë e dini ju, kafshë të madhërishme!

Të kuptosh çfarë ishe e çfarë le mbi tokë,

Veç heshtja është e madhe; pjesa tjetër është dobësi.

-Ah! të kuptova mirë; rrugëtar i egër,

Vështrimi yt i fundit m’u fut gjer në zemër!

Thoshte: «Në mundsh, bëj që shpirti yt të arrijë,

Fort duke u mbajtur shqyrtues e i matur,

Gjer në atë majë të krenarisë stoike

Ku, pse i lindur në pyje, unë jam ngjitur së pari.

Të rënkosh, të qash, të lutesh, është njësoj paburrëri.

Bëj me vrull detyrën tënde të gjatë e të rëndë

Në rrugën ku teka e fatit ta ka caktuar,

Pastaj, më pas, si unë, të durosh e të vdesësh pa folur.

përkthyer nga Çlirim Kokonozi

Migjeni, mes engjëjve, histerisë e skizofrenisë
Zija ÇELA – Na u thaftë goja, kur …
Zija ÇELA – Në pikën e qejfit, shpirtrat e mëdhenj hapen si horizonti …
Zija ÇELA – Në pikën e qejfit, shpirtrat e mëdhenj hapen si horizonti…
Nga Kim MEHMETI – ‘Laureat i vitit’ dhe ‘Turpi i shekullit’!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Amerika po digjet, politika është akull
Next Article Lazër STANI – Gruaja me të zeza
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?