GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Alfons ZENELI – Çamëri hiri i “sirit” të djegur, Çamëri
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Speciale

Alfons ZENELI – Çamëri hiri i “sirit” të djegur, Çamëri

By
Alfons ZENELI
28/06/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Para shumë vitesh kur qeveriste Nano, në një ditë Qershori si kjo, qe planifikuar të jepej në “Rogner” një koncert nga grupi folklorik i Kretës. Bash në ditën kur shqiptarët përkujtonin masakrat e andartëve të Napoleon Zervës.

Një pjesë e mirë e andartëve që masakruan popullsinë civile çame ishin pikërisht nga Kreta. Si për “koinçidencë”, pasardhësit e andartëve do këndonin e do hidhnin valle mbi kujtimin tragjik të viktimave të tyre në ditën përkujtimore, në mes të kryeqytetit shqiptar.

Mbi jetën e vjedhur të foshnjeve, mbi barqet e çarë të grave çame, mbi të miturit e vdekur nga etja e uria, mbi eshtrat e humbura të burrave, mbi shkrumbin e trupave të djegur nga andartët senior, do të tundeshin fustanellat e vjedhura të andartëve junior. Koncerti nuk bë për shkak të reagimeve dhe shpëtuam nga një turp historik.

Çamëria dhemb përjetësish. Klithmat e dhimbjes që shkakton ajo përbëjnë demarkacionin midis një shqiptari dhe një gjallese.

Mijëra të vrarë, të dhunuar për së gjalli e për së vdekuri të mbuluar nga shpifjet kriminale të propagandës dhe Kishës greke. 5000 të arrestuar, prej të cilëve një e pesta e tyre u zhdukën pak kohë para se të fillonte Lufta italo-g reke.

I gjithë ky operacion u organizua, udhëhoq dhe bekua nga metropoliti i Janinës. Ndaj mos më dalë njeri këtu e të më tregojë hirësitë apo përndritshmërinë e bushtrave perverse të veshura me veladon që kanë bekuar armë e ushtarë kundra Shqipërisë time.

Qershori është muaj që për Çamërinë bart kujtimet e hidhura të një tragjedie. Megjitha ky eshte vetem njeri akt i saj. Kryesisht, shumica e muajve dhe viteve, për Çamërinë të tilla kanë qënë. Një rrugë ikjeje duke lënë pas dheun ku kishin mbuluar në mijëvjeçarë gjyshërit e stërgjyshërit, duke lënë pas pemët, bimën ndër ara e ullishta, duke lënë pas copëra toke me gjurmët e dashurive, duke lënë pas lot e ëndërra e duke ikur në drejtimin që siç thotë Bilal Xhaferri, ua tregonin plumbat.

U prehshin në paqen e Zotit të rënët e Çamërisë! Lavdi Çamërisë! Rrofshin çamët!

Nga fitorja historike, në një natë zie. Si u vra Gramoz Palushi nga tifozët grekë vetëm se ishte shqiptar
115 vjet nga lindja e Nënë Terezës – Shqiptarja që u bë nënë e njerëzimit
Qafë-Valmiri, 17 gusht 1949 – Dita kur Mirdita u gjunjëzua me gjak
Nga Dardan MITROVICA – Havzi Nela, zëri i lirisë që nuk heshti kurrë
Nga Fatos KOLA – Përdorimi i Mitit nga socrealistët
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Me partnerin në krah flini më mirë dhe kujtesa juaj përmirësohet
Next Article Hamilton dhe titulli i humbur në 2007: “Akoma kam dhimbje koke”

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?