GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Albumi i ri i Bob Dylan, një kryevepër, por s’do mund ta dëgjoni
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Muzikë

Albumi i ri i Bob Dylan, një kryevepër, por s’do mund ta dëgjoni

By
GazetaTjeter
04/09/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Bob Dylan, 79 vjeçar, ka publikuar ​​albumin e tij më të fundit: një kryevepër muzikore dhe poetike e përbërë nga pjesë të gjata dhe të stërholluara. Një disk i vështirë, i bukur si borealët, si eklipsi, aroma e shiut në pyll. Që askush s’guxon ta shajë, por nëse s’do të kishte jetë do të ishte i neveritshëm

Warning! Nëse duke folur për Dilan, dikush e pqrpiqet të minimizojë atë që pa frikë ne e quajmë gjeninë e tij, atëherë dërgojeni në djall. Përshkruhet me një etiketim të tillë në shumë medie për këtë njeri dhe ndjehem keq për të. Do ta urrente atë nofkë, jam i sigurt. Pra, le ta shmangim zemërimin në rastin e Rough and Rowdy ways, albumi i tij i 39-të në studio, i publikuar më 19 qershor 2020 në moshën shtatëdhjetë e nëntë vjeçare. Le të jemi të sinqertë: RARW nuk është një disk për të gjithë.

Mos u sforconi ta dëgjoni sepse jua rekomandon një revistë. A e dini se sa libra janë shumë të fuqishëm për t’u lexuar dhe sa filma shumë vizualisht të plotë për t’u parë? RARW është pjesë e asaj morie veprash arti, si Black Star i David Bowie. Nuk jam një fans i çmendur i Dylan por arrij ta dalloj kur jam para një kryevepre dhe ky disk në mënyrën e vet është. Një vepër e tillë që del në dritë në epokën dixhitale, të hiper-koneksionit, të stories-eve 15 sekondëshe, është për çmim.

Është një album ku pjesët janë të gjata dhe elegante dhe zëri më i famshëm në botë flet në vargje, bën bluz, bën si crooner, duke cituar William Blake, Poe, Kennedy e të gjithë të tjerët. Në rrahjen e parë të akordit të I contain multitudes tashmë jeni në poezi: “Today, tomorrow, and yesterday, too, The flowers are dyin’ like all things do”. Çfarë dreqin është? Bibla? Paksa. Jo rastësisht e publikon dikush që ka fituar Nobelin (i vetmi Nobel me ndjenjë i njëzet viteve të fundit në letërsi? E kush e ka lexuar ndonjëherë Szymborska apo a ka ndryshuar jetën prej saj?).

A nuk është mjaftueshëm poetike? Ja si mbyllet rrethi në vendin e tij në histori: “I’m just like Anne Frank, like Indiana Jones/ And them British bad boys, the Rolling Stones/ I go right to the edge, I go right to the end/ I go right where all things lost are made good again”. Emocionohem duke i lexuar këto gjëra me zë të lartë në anglisht. Nuk e di pse. Ndoshta sepse më duke gjë e destinuar për të mbetur, për të mos u zhdukur si një kështjellë me rërë dixhitale.

Billy Preston – “Beatles i pestë” që i dha jetë muzikës botërore
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Cila ka qenë kënga më e famshme në vitet Gjashtëdhjetë?
Nga Denion Ndrenika, Nju Xhersi – Lamtumirë!”, them i Pari”…
Këto këngë, do të bëjnë të ndihesh i lumtur (e thotë shkenca)
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Kush janë dhe çfarë kërkojnë “patriotët” pro Trump
Next Article Çfarë ka realisht pas galaktikës Black Lives Matter UK

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?