GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Agron TUFA – Pështymat
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Letra

Agron TUFA – Pështymat

By
GazetaTjeter
07/06/2020
2 Min Read
Share
SHARE

Sallë kinemaje. E mbushur plot. Nuk shfaqet film. Flet sekretari i Partisë. Në sfondin butaforik skuq parrulla: “T’I SHTYPIM KOKËN ARMIKUT TË KLASËS!”. Për të mos dëgjuar zërin piskatës të sekretarit, ia ngul sytë Irenës, një gjimnaziste e klasës paralele. Nuk ngopem duke e parë. Nuk di sa kohë

më ka frymëzuar fytyra e saj për vizatime me laps, për të shkruar ndonjë varg apo thjesht, pë të ëndërruar me sy hapur. Ia kam ngulur sytë në distancë. “Armiku fshihet midis nesh”; “Hedh vezët e gjarprit”; “Do t’i diskreditojmë publikisht”… Befas dëgjoj emrin tim, por unë sytë i kam ngulë te Irena.

– Lirim, ti, bir reaksionari! Dil këtu!

Ndërkohë dy oficerë sigurimi më ngrenë pezull dhe e shoh veten në skenë.

– Ky bir reaksionari i ka të arratisur dhe babain dhe gjyshin, – thotë sekretari, duke më shenjuar me gisht.

Pastaj, me duar në bel, si ata që të bëjnë qepaze, më përvishet:

– Fol, thuaja të vërtetën masave! I dënon ti, babanë e gjyshin tënd? I mohon?

Nuk flas. Ai bën “Ë?” dhe me dorën si hinkë në vesh afrohet drejt meje.

Salla ka heshtur kur unë, me sy të fiksuar pas fytyrës së Irenës, hap gojën e them:

– Nuk jam kopil… Si t’i mohoj!?

Në sallë pështjellohet gjithçka.

– Dilni e pështyjeni armikun! Pështyjeni! Dëgjoni more? Ta pështyni të gjithë këtë surratqen!

I shoh si nguten. Si ngjiten. Si më pështyjnë.

Para meje ka qëndruar Irena. Vështrimet tona ndeshen. Nëse më flet, kjo do të jetë hera e parë… në këto rrethana… Befas ajo ngrihet në majë të gishtave,

barazohet me nivelin e syve të mi dhe… më pështyn fort në fytyrë. Madje është e vetmja, që shoqëron pështymën e saj me një fjalë të artikuluar kumbueshëm

në rrethin e përsosur të dhëmbëve të saj të dëbortë:

– Re-ak-sio-nar!

Pështymat e tjera s’më bëjnë më përshtypje.

Nga Agim XHAFKA – Krevati dopjo…
Nga Rudyard KIPLING – Nëse…
Nga Dardan MITROVICA – Gabriel García Márquez, gjeniu i përjetshëm i Aracataca-Macondo
Charles Baudelaire, një histori mes poezisë, dashurisë dhe varësive
Zija ÇELA – Fytyrë gruaje në gjumë…
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Kastriot DERVISHI – 1958, Sigurimi as nuk e dinte ku jetonte Martin Camaj
Next Article Zija Çela – Përpara derës

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?